Presidenti i ri i Moldavisë do të përqëndrohet në reformën e integrimin

21/03/2012

Pothuajse tre vjet pa udhëheqës, Moldavia ka tani një president të ri.

Nga Alina Radu për Southeast European Times në Kishinau -- 21/03/12

photo

Presidenti i ri i Moldavisë, Nikolae Timofti është udhëheqësi i parë i vendit në pothuajse tre vjet. [Reuters]

Presidenti i ri i Moldavisë, ish gjyqtari 64-vjeçar Nikolae Timofti, ka premtuar të udhëheqë vendin në rrugën e pranimit në Evropë. Por ai duhet të kapërcejë disa sfida për t'a bërë këtë.

Timofti merr funksionin pas një votimi të ngushtë javën e shkuar. Vendi ka qenë pa udhëheqës për pothuajse tre vjet.

"Një nga institucionet më të rëndësishme është i paralizuar. Procesi jetik i zhvillimit të vendit është prekur nga paqëndrueshmëria e pasiguria," tha Timofti për parlamentin të hënën (19 mars) pasi ligjvënësit vlerësuan zgjedhjen e 16 marsit.

Në krye të rendit të tij të ditës do të jetë zgjidhja e bllokimit politik. Shumë debate kanë arritur në përfundimin se kushtetua duhet të ndryshohet, për të lejuar që presidenti i ardhshëm të zgjidhet nga shtetasit, jo nga parlamenti i ndarë politikisht.

"Duhet të pranojmë se reforma kushtetuese që nisi më 2000 nuk ka përfunduar. Sot përballemi me më shumë probleme të ashpra që prekin jo vetëm institucionet shtetërore, por gjithashtu të drejtat njerëzore thelbësore," tha Timofti për ligjvënësit.

Eksperti kushtetues e anëtari i parlamentit Viktor Popa tha se një nga qëllimet e parë të Timoftit duhet të jetë reforma e përmirësimi i kushtetutës.

"Mendoj se është detyrimi i tij për të bashkëpunuar me parlamentin në reformën kushtetuese. Natyrisht kjo është një procedurë e gjatë dhe e ndërlikuar, por presidenti i ri duhet të garantojë se kushtetuta punon për të gjithë shtetasit," tha Popa për SETimes.

Parlamenti është përpjekur disa herë që të zgjedhë një udhëheqës, por dështoi çdo herë për të paraqitur një kandidat që të mblidhte shumicën e votave.

Bllokimi vjen nga fakti se Aleancës për Integrimin Evropian -- që ka shumicën e votave në parlaqment -- i mungojnë dy vota, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Komuniste nuk pranuan të votonin për një kandidat të aleancës.

Në nëntor 2011, disa anëtarë të Komunistëve u larguan nga partia për të krijuar një grup socialist në parlament. Në zgjedhjet e 16 marsit, ata u bashkuan me shumicën pro-evropiane.

Presidenti i ri ka thënë se pranimi në BE do të jetë një përparësi.

"Na duhet një ide për të ribashkuar shoqërinë, për të shkuar përpara si një e tërë. Dhe besoj se kjo është ideja e integrimit evropian. Njerëzit duhet të kuptojnë se BE është një hapësirë vlerash e mirëqënie dhe ata meritojnë të jenë pjesë e saj -- por duhet të bëjmë disa përpjekje gjithashtu," tha Timofti gjatë zgjedhjeve.

Një nga këto përpjekje, tha Ministri i Drejtësisë Oleg Efrim, është reforma gjyqësore.

"Jemi në fillimin e reformës gjyqësore në Moldavi e kontributi i presidentit të ri është thjesht një domosdoshmëri. Eshtë i destinuar të na ofrojë të gjithëve njohuritë e ekspertizën e tij për drejtësinë për të drejtat e njeriut," tha Efrimi për SETimes.

Timofti është dakort. "Një sistem i pavarur gjyqësor është kryesor për zhvillimin e vendit. Nga kjo rritet investimi, vendet e punës, zhvillimi i sipërmarrjeve, përpjekjet për të luftuar varfërinë e besimi i shtetasve moldavë tek shteti dhe e ardhmja," tha ai.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndonse shtetasit ndryshojnë në opinionet e tyre në atë nëse udhëheqësi i ri do të zgjidhë problemet e vendit, shumë bien dakort se gjërat janë më keq pa një president.

"Moldavia nuk ka patur një president për kaq gjatë. Kjo është si një shtëpi pa një administrator. Vendi nuk mund të zhvillohet pa një president; askush nuk beson në të ardhmen," tha për SETimes Veronika Popesku, një mësuese nga Kalarasi.

"Nuk kemi vende për të punuar, na duhet të largohemi nga [vendi] çdo vit [për të gjetur punë] sepse këtu nuk kemi një treg pune. A do t'a zgjidhë presidenti këtë problem? Nuk mendoj kështu, por një president do të thotë më shumë stabilitet politike në vend," tha për SETimes shtetasi 52-vjeçar George Tataru.

"Isha në shkollë në ditën e zgjedhjeve -- kishim një televizor të madh në korridor. Të gjithë mësuesit e nxënësit po shihnin e dëgjonin [votimin]. Për mua, kjo duket të jetë e rëndësishme. Që kur kam lindur, kisha vetëm një president komunist -- ky është i pari president pro-evropian në jetën time," nga nxenësja 11 vjeçare Inga Taranu për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment