Marrëveshja e borxhit e shpëton Greqinë për momentin, por a do të kthehen investitorët?

20/03/2012

Humbje të mëdha dhe pritje 30 vjeçare për fitime, "tradhti" ndaj zotëruesve të vegjël të bonove, këto janë pjesë e PSI-së.

Nga Andy Dabilis for Southeast European Times në Athinë -- 20/03/12

photo

Një i pastrehë lyp në Sheshin Sintagma në qendër përpara ndërtesës së parlamentit në Athinë. Raundi i parë i huave në Greqi erdhi me masat shtrënguese që kanë krijuar një recesion të thellë dhe papunësi 21%. [Reuters]

Ndërsa zyrtarët grekë dhe ata të zonës euro u gëzuan për një marrëveshje që i lejon vendit të ulë borxhin e tij me 100 miliardë euro duke detyruar humbje prej 74% për investitorë --, të cilët mund të mos paguhen deri më 2041 -- disa analistë kanë frikë se kjo mund ta bëjë vendin të varur për më shumë hua shpëtimi kur paketat e shpëtimit të mbarohen pas disa vitesh.

Marrja e një mbështetje të mjaftueshme vullnetare për programin e Përfshirjes së Sektorit Privat (PSI) ishte një kërkesë e Trojkës BE-FMN-BQE si një kusht për një paketë shpëtimi të dytë prej 130 miliard euro. Huaja e parë e shpëtimit, prej 109 miliardë euro, erdhi vitin e kaluar.

Të dyja paketat e shpëtimit erdhën me masa shtrënguese shoqëruese që kanë krijuar një recesion të thellë, papunësi prej 21% dhe bënë që ekonomia të tkurrej me 6.9% më 2011. Borxhi i Greqisë ende pritet të jetë 150 deri në 161% të PKB-së këtë vit.

Ministri i Financave Evangelos Venizellos, i cili po largohet nga qeveria për të marrë përsipër udhëheqjen e partisë socialiste PASOK e për të qenë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e pranverës, e lavdëroi marrëveshjen ku ndihmoi si negociator. Por që marrëveshja të funksionojë, atij iu desh të aktivizojë Klauzolat për Veprim Kolektiv (CAC), duke detyruar investitorët që nuk pranonin humbjet, të pranonin gjithsesi -- duke përfshirë edhe zotërues të vegjël të bonove e fondet e pensioneve të vendit të tij -- për të siguruar pjesëmarrje të mjaftueshme, që mbërriti në 95,7%.

Venizellosi ua bëri ofertën subjekteve deri më 23 mars për të pranuar ose jo marrëveshjen, e cila imponon një humbje të menjëhershme prej 53,5%, por rritet gjatë kohës që i duhet Greqisë për të ripaguar investitorët.

"Ua kemi borxh fëmijëve e nipërve që t'a heqim qafe këtë borxh," tha ai.

Por studiuesi i institucionit kërkimor të Athinës ELIAMEP, George Tzogopullos, tha për SETimes: "Jam shumë skeptik sepse askush nuk ka më besim te Greqia. Pas kësaj mase, defiçiti do të jetë edhe më i keq sepse investitorët e huaj nuk do të dëshirojnë të vijnë më këtu."

Ai tha se mbështetësit "mund të festojnë. Por nëse shikon drejt të ardhmes, është katastrofike ... mund të marrim kredi nga BE, por investitorët e huaj nuk do të jenë të gatshëm që të investojnë."

Flitet që tani për një paketë të tretë shpëtimi. Në një raport të fundit, Trojka tha se rreziku më i madh i shkaktuar pjesërisht nga PSI është se Greqia nuk do të jetë në gjendje të financojë veten në tregje kur të përfundojnë paketat e shpëtimit më 2015.

Dhe, vuri në dukje se -- pavarësisht nga shkurtimet e pagave, rritjet e taksave, pensionet e shkurtuara, pushimin e pritshëm nga puna të 150.000 punonjësve publikë, eliminimin e marrëveshjeve kolektive e shkurtimet e pagave minimale -- Greqia duhet të pakësojë shpenzimet me 12 miliardë euro të tjera në dy vitet e ardhshme.

"E shohim këtë hezitim të tregjeve të pasqyruar te çmimet e bonove të reja [që u emëtuan pas PSI-së]. Pyetja qëndron në lidhje me detyrimin e defiçitit grek," tha për SETimes Haralambos Tsardanidis, drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare në Athinë.

Dora Bakoyianni, e cila themeloi Partinë Aleanca Demokratike pasi u përjashtua nga Demokracia e Re për refuzimin që të mbështesë ndryshimin e saj për të pranuar masat shtrënguese si pjesë e paketës së dytë-PSI, tha se ishin djegur investitorët e vegjël -- 11.000 të tillë me deri në 100.000 euro secili.

"Nuk mund t'i tradhtojmë njerëzit që vendosën besimin te ne e blenë bono greke," tha ajo. Zotërimet e tyre prej rreth 2,3 miliardë euro janë më pak se 1% e shumës së përfshirë në PSI prej 206 miliard eurosh dhe Venizellosi më parë tha se ata do të mbroheshin.

Marrëveshja e zhvendos shumicën e borxhit nga investitorët privatë te institucionet publike, duke përfshirë BQE, e cila duhet të ofrojë stimuj të mëtejshëm për t'a mbajtur Greqinë në zonën euro, por nuk e pakëson borxhin aq sa duket, tha George Stathakis, një profesor i ekonomisë në Universitetin e Kretës.

"PSI nuk ka asnjë ndikim të vërtetë në borxhin publik të Greqisë sepse e kemi pakësuar borxhin me 100 miliardë euro. Por, në të njëjtën kohë, morrëm një kredi të re prej 130 miliardë euro e kjo e ka lënë borxhin e përgjithshëm praktikisht të paprekur në 330 miliardë euro," tha ai për SETimes.

"Përpara PSI-së, borxhi zotërohej kryesisht privatisht. Tani zotërohet nga Fondi i Stabilitetit Financiar Evropian e BQE," tha ai. "Problemi është recesioni ekstrem që po përjeton ekonomia. Kjo është gjë e paparë sipas standarteve perëndimore."

Kështu është marrëveshja e PSI-së, por Venizellosi këmbënguli se kjo e shpëtoi Greqinë e si rrjedhojë do të krijojë një ekonomi më të qëndrueshme, që mund të ishte një stimul për investitorët.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Kjo është më e mira që mund të bënim," tha për SETimes Dimitri Sotiropullos, profesor i shoqëruar i shkencave politike në Universitetin e Athinës e Studiues i Lartë në ELIAMEP.

Rreth 30 miliardë euro do të përdoren për të blerë bono nga investitorët që pranuan PSI dhe rreth 50 miliardë euro do të shkojnë për rikapitalizimin e bankave greke, që është kritike, tha Sotiropullosi.

"Kemi nevojë që bankat greke të fillojnë të shpërndajnë hua për bizneset e vogla e të mëdha. Përndryshe, recesioni do të vazhdojë e papunësia nuk do të lehtësohet," tha ai.

Dhe, tha Tzogopullosi, "Ishte një lehtësim, por nuk ishte një zgjidhje për borxhin grek."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di