Koha e mungesa e përvojës zvarrisin gjyqet për krimet e luftës në Malin e Zi

19/03/2012

Familjet e viktimave janë të pakënaqura, ndërsa gjykatat i konsiderojnë çështjet e krimeve të luftës si shumë të ndërlikuara.

Nga Drazen Remikovic për Southeast European Times në Podgoricë – 19/03/12

photo

Pothuajse të gjitha çështjet e krimeve të luftës në Malin e Zi janë përballur me vonesa. [Reuters]

Kalimi i kohës, si edhe mungesa e përvojës së sistemit gjyqësor me këto lloje gjyqesh, po mban pezull shumicën e çështjeve gjyqësore të krimeve të luftës në Malin e Zi. Familjet e viktimave nuk janë të kënaqura me efikasitetin e gjykatave, ndërsa gjykatat i justifikojnë vonesat duke thënë se çështjet janë të ndërlikuara.

Javën e kaluar, Gjykata e Apelit të Malit të Zi anulloi vendimin për shpalljen të pafajshëm të nëntë ish-policëve të akuzuar për dorëzimin e 79 refugjatëve muslimanë te trupat serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH), dhe urdhëruan rigjykimin e tyre.

Të enjten (15 mars), gjykata tha se rigjykimi u urdhërua për shkak të kontradiktave në vendimin e parë, të cilat u vunë në dukje në apelimet nga prokurori i shtetit e familjet e dy viktimave.

"Lënda do të kthehet pranë Gjykatës së Lartë në Podgoricë dhe së shpejti do të fillojë një gjyq i ri," tha për SETimes zëdhënësja e Gjykatës së Apelit Irena Sofranaç.

Grupi përfshin ish-policë e agjentë të shërbimeve të fshehta të akuzuar për arrestimin e refugjatëve në Herceg Novi, Bar e Ulqin më 1992 dhe dorëzimin e tyre te trupat serbe në komunën e Fokas. Shumica e refugjatëve më pas u ekzekutuan.

Përveç kësaj çështjeje, ekzistojnë dy çështje të hapura në gjykatat e Malit të Zi: Kaludjerski Laz e Bukovicë.

Në janar 2011, Gjykata e Lartë në Pijelo Polje liroi shtatë oficerë ushtarakë e policorë në çështjen Bukovica. Ata akuzoheshin për krime lufte të kryera më 1992 në fshatin Bukovicë, pranë Pljevlja, ku rreth 200 familje muslimane u dëbuan dhe gjashtë muslimanë u vranë.

Presidenti i Shoqatës për Qytetarët e Zhvendosur të Bukovicës, Jakob Durgut, tha për SETimes se vendimi i vitit të kaluar pritej.

"Procesi filloi 18 vjet pas kryerjes së krimit dhe shumica e dëshmitarëve nuk janë më gjallë," tha Durgut.

Ai shtoi se edhe çështjet e tjera për krime të luftës në Malin e Zi kanë gjithashtu të ngjarë të përfundojnë me lirimin e kriminelëve të dyshuar.

Në çështjen e Kaludjerski Laz, nëntë pjesëtarë të ish-Ushtrisë Kombëtare Jugosllave (JNA) dyshohen për vrasjen e 20 civilëve shqiptarë që u larguan nga Kosova drejt Malit të Zi gjatë bombardimeve të NATO-s. Pas tre vitesh nën arrest, të dyshuarit u liruan gushtin e kaluar.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Bijelo Poljes Gorica Djaloviç tha se ishte e vështirë të grumbulloheshin prova e të dëgjoheshin të gjithë dëshmitarët në çështje, sepse disa prej tyre janë në Kosovë e Serbi.

"Kaludjerski Laz është çështje shumë e ndërlikuar dhe [prandaj] ka zgjatur më shumë se tre vjet. Në çështjen Bukovica, vendimi mbi rigjykimin duhet të bëhet në fund të marsit," tha Djaloviçi për SETimes.

Avokati dhe ish-Ministri i Drejtësisë Dragan Soç tha se gjyqet zvarriten për disa arsye.

"E para është fakti se krimet e luftës janë shumë të ndërlikuara dhe e mira është që të shqyrtohet çdo hollësi sesa të arrihet në një gjykim të nxituar. Arsyeja e dytë është se është hera e parë që gjyqësori malazez është përballur me padi për krime të luftës," tha Soç për SETimes.

Por shumë, përfshirë banorin nga Podgorica Marko Milaçiç, thonë se qeveria mbetet përgjegjësja për zvarritjen e gjyqeve e dhënien e fajësisë.

"Nëse shohim pas te rezultatet e gjyqësorit të Malit të Zi në gjyqet e krimeve të luftës, mund [të shohim] se në dy dekadat e kaluara, institucionet e gjyqësorit në Malin e Zi janë shfrytëzuar për të mbuluar krimet e luftës," tha Milaçiçi për SETimes.

Kryetari i Komitetit të Kodit Etik të Gjyqtarë të Malit të Zi Neven Gosoviç tha se çështjet janë sensitive.

"Në Malin e Zi, gjendja politike ka qenë gjithmonë shumë specifike e për këtë arsye nuk është mirë kur njerëzit komentojnë vendimet e gjyqësorit -- veçanërisht ato që kanë lidhje me krimet e luftës," tha për SETimes Gosoviçi, i cili është gjithashtu edhe një anëtar i parlamentit i Partisë Socialist të Popullit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjyqi i vetëm që është mbyllur është çështja e kampit të luftës Morinj, pranë Kotorit.

Në janar, Gjykata e Lartë e Podgoricës dënoi katër anëtarë të ish-Ushtrisë Kombëtare Jugosllave me gjithsej 12 vjet burgim për krime lufte kundër të burgosurve kroatë në Morinj. Gjyqi zgjati më shumë se pesë vjet.

Pas vendimit, OJQ Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Malin e Zi (YIRH) tha se politika është e përfshirë thellë në çështjet e krimeve të luftës.

"Eshtë e qartë se gjykatat nuk munden e nuk do t'i gjykojnë personat në pozita të larta ... Kjo mënyrë veprimi është pengesë për arritjen e drejtësisë," tha YIRH.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di