Kosova miraton dënim më të ashpër në luftën kundër terrorizmit

17/03/2012

Aktet e lidhura me terrorizmin janë të dënueshme me të paktën pesë vjet burg, sipas një kodi të ri penal.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 17/03/12

photo

Duke forcuar ligjet e saj kundër terrorizmit, Kosova thotë se është në përputhje me standardet evropiane. [Reuters]

Kodi penal i rishikuar i Kosovës parashikon dënim më të ashpër për terrorizmin, korrupsionin dhe krimet financiare, në një përpjekje për të reformuar sistemin gjyqësor në përputhje me standardet evropiane.

"Përkufizimet në kodin e ri lidhur me terrorizmin janë ndihmë e madhe për zbatimin e ligjit, sepse ato përjashtojnë çdo paqartësi dhe interpretim sipas dëshirës," tha kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, përgjegjës për ndjekjen penale të çështjeve të terrorizmit.

"Me këto dispozita, mbulohen dhe parashikohen plotësisht të gjitha mënyrat e mundshme të kryerjes së veprave të tilla, duke filluar nga veprimet e autorit, bashkëpunuesit, lehtësuesit dhe nxitësit të aktit të terrorizmit", tha Kabashi për SETimes.

Legjislacioni u miratua nga qeveria tetorin e kaluar, por nuk është bërë publik deri në shkurt. Ai jep rishtazi përkufizimin çfarë përbën një grup terrorist dhe kërkon që çdokush i dënuar për një akt terrorizmi të vuajë të paktën pesë vjet në burg.

"Këto dispozita janë në harmoni me aktivitetet dhe masat e bashkësisë ndërkombëtare për të zgjidhur këtë lloj krimi si një kërcënim global," tha Kabashi për SETimes.

Ai shtoi se me kodin e ri penal, legjislacioni i Kosovës do të harmonizojë dispozitat me dokumentet përkatëse ndërkombëtare që trajtojnë luftën kundër terrorizmit.

Kodi i ri përcakton se kur një vepër penale rezulton me lëndim të rëndë trupor të një ose më shumë personave, autori do të dënohet me jo më pak se dhjetë vjet burg. Kur vepra penale rezulton me vdekjen e një ose më shumë personave, autori dënohet me së paku 15 vjet në burg.

Ata që ndihmojnë aktet e terrorizmit do të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, dhe kushdo që ndihmon autorin duke siguruar fonde ose burime të tjera do të marrë dënime nga tre deri në dhjetë vjet burg.

Kodi i ri parashikon burgim nga pesë deri 15 vjet për të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi ofrojnë, kërkojnë, mbledhin ose fshehin fonde apo mjete materiale për një grup terrorist ose për kryerjen e një akti terrorist.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Nenet për terrorizmin në kodin e ri penal janë të rëndësishme sepse Kosova është përfshirë ligjërisht në ndjekjen penale të terrorizmit si një kërcënim global. Është gjithashtu e rëndësishme që, edhe pse jemi larg integrimit në BE, ky është një standard që shtyn drejt rrugës së integrimit në BE", tha për SETimes avokati nga Kosova, Azem Vllasi.

Vllasi ka shtuar se Kosova nuk sheh ndonjë kërcënim të veçantë nga terrorizmi. "Këto nene të reja nuk janë të lidhura me ndonjë kërcënim të veçantë për Kosovën, por ky [terrorizmi] është një e keqe globale, dhe ne jemi duke iu afruar standardeve globale në ndjekjen ligjërisht të kësaj të keqeje globale," tha ai për SETimes.

"Terrorizmi është duke u bërë një kërcënim për të gjithë globin dhe ka potencial të ndikojë edhe Kosovën," tha Ardian Arifaj, hulumtues me eksperiencë dhe koordinator për Institutin KIPRED të Kosovës.

"Për fat të keq, persona me origjinë nga Kosova kanë qenë të akuzuar dhe dënuar për përfshirje në akte terroriste. Kosova duhet të jetë gati për t'u përballur me këtë sfidë", tha Arifaj për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Trafikimi njerëzor ende një problem në BallkanTrafikimi njerëzor ende një problem në Ballkan

Ekspertët thonë se bashkëpunimi rajonal midis OJQ-ve dhe policisë mund të ndihmojë të ndalet dukuria në rritje.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A mendoni ju se është bërë mjaft për të penguar njerëzit të ndihmojnë grupet e dhunëshme ekstremiste?

Po
Jo
Nuk e di