Faljet presidenciale në qendër të vëmendjes në Bullgari

15/03/2012

Një numër i madh përfituesish morën falje në Bullgari vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale.

Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje -- 15/03/12

photo

Presidenti Rosen Plevneliev i dha Zëvendës/Presidentes Margarita Popova autoritetin që të japë falje pasi të dy morën detyrën më 22 janar. [Reuters]

Zëvendës/Presidentja bullgare Margarita Popova u zotua në fillim të marsit se do të falë kriminelët e dënuar vetëm pas një shqyrtimi të përpiktë të çdo rasti, duke premtuar gjithashtu të sigurojë se çdo vendim i tillë do të bëhet me transparencë të plotë.

Ajo e bëri zotimin pas një polemike të shkaktuar nga administrata e mëparshme, e cila fali gjithsej 533 kriminelë të dënuar në 10 vitet e saj në pushtet, që përfunduan në janar 2012.

Kushtetuta i jep presidentit fuqinë e faljes ekzekutive, por gjithashtu lejon kreun e shtetit që t'a delegojë atë e disa përgjegjësi të tjera tek zëvendës/presidenti.

Në përputhje me atë dispozitë, Presidenti Rosen Plevneliev i besoi Popovës autoritetin për të liruar njerëz pasi të dy morën detyrën më 22 janar. Paraardhësi i tij, Georgi Parvanov, bëri të njëjtën gjë më 2002 kur ia caktoi këtë detyrë Zëvendës/Presidentit të tij Angel Marin.

Një komitet parlamentar është ngritur për të përcaktuar ligjshmërinë e dekreteve të faljes të nxjerrë nga Marini gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë.

"Falja është një akt mirësie e shpirtmadhësie në emër të kreut të shtetit e ekuilibri mes të njerëzishmes e drejtësisë është shumë delikat,' tha Popova për mediat.

Një ish-ministre e drejtësisë, ajo u tha gazetarëve gjithashtu se një organizëm prej pesë vetësh studioi tashmë rreth 80 nga 380 kërkesa për falje të dërguara në institucion në muajt e fundit. Të gjitha kërkesat e shqyrtuara janë hedhur poshtë, tha zëvendës/presidentja.

Falja e të burgosurve nga institucioni presidencial nuk tërhoqi shumë vëmendje të mediave deri në gushtin e kaluar, kur e përditshmja me qendër në Sofje Sega njoftoi se Marini kishte falur gjithsej 431 kriminelë që nga 2002-shi.

Gati gjysma e tyre ishin dënuar për krime të rënda, si vrasje e përdhunim, njoftoi e përditshmja, mbështetur në informacionin e ofruar nga seksioni i Ekzekutimit të Dënimeve në ministrinë e drejtësisë. Zyrtarët nuk dëshiruan të jepnin emrat e të falurve duke përmendur ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Numri i faljeve u bë publik nëntë javë përpara zgjedhjes më 23 tetor të pasardhësit të Parvanovit.

Polemika u rishfaq më parë këtë vit, kur u bë e qartë se ish-presidenti nuk kishte lëshuar një dekret të ri që i delegonte disa nga pushtetet e tij zëvendës/presidentit në fillim të mandatit të dytë të tyre në detyrë në janar 2006.

Muajin e shkuar, një komitet i përkohshëm parlamentar me 13 anëtarësh u formua për të përcaktuar ligjshmërinë e vendimeve të faljeve të Marinit e kërkesave të miratuara për dhënien e shtetësisë bullgare gjatë asaj periudhe.

Duke iu drejtuar gazetarëve në një konferencë për shtypi më 23 shkurt, ish-zëvendës/presidenti tha se kishte falur gjithsej 533 kriminelë e kishte hedhur poshtë kërkesat e 7,900 të dënuarve të tjerë në dhjetë vjet deri në janar 2012. Të liruarit nga dënimi përfshinin 233 vetë të shpallur fajtorë për vrasje e 64 të tjerë të burgosur për përfshirje në krime lidhur me drogën, tha Marini.

U bë e qartë kohët e fundit se kishte falur 49 të burgosur, duke shpërfillur kundërshtimin e kërkesave të tyre nga komiteti i faljeve dhe se 77 nga 533 ishin liruar menjëherë pas dekretit të Marinit. Por 13 prej tyre kryen krime të reja të rënda e u kthyen përsëri në burg pak më pas, Mitko Dimitrov, kreu i seksionit të Ekzekutimit të Dënimeve i ministrisë së drejtësisë, njoftohet se i tha komitetit të përkohshëm parlamentar në fillim të marsit.

"Nuk mund të komentoj nëse numri i kriminelëve të falur është i madh apo i vogël, pasi nuk ka baza për krahasim," tha Borisllav Tsekov, kreu i Institutit studimor të Politikave Moderne me qendër në Sofje për SETimes. "Çështja më e madhe këtu ka të bëjë me kriteret mbi të cilat këto vendime u mbështetën, duke ditur dyshimet se jo të gjithë (të dënuarit) u falën mbështetur në disa konsideratave shoqërore ose shëndetësore."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Të gjithë e mbajmë mend rastin e Tsvetelin Kunçevit," shtoi ai, duke iu referuar udhëheqësit të partisë Euroroma dhe ish-ligjvënës, i cili është gjithashtu i vetmi i njohur publikisht që është falur nga Marini.

Ai ishte haptazi një vendim i motivuar politikisht, tha Tsekovi, duke i bërë jehonë opinionit të përhapur gjerësisht në Bullgari lidhur me lirimin e udhëheqësit të romëve nga burgu më 2005, përpara zgjedhjeve presidenciale në vitin e ardhshëm. Mungesa e transparencës që rrethon faljet presidenciale vetëm ushqen dyshime, vuri në dukje ai.

Kunçevi dhe partia e tij mbështeti haptazi Parvanovi në përpjekjen e tij për rizgjedhje në një mandat të dytë më 2006.

"Eshtë fyerje dhe një turp sesa lehtësisht janë falur kriminelët," tha për SETimes Lilli Stoillova, një pensioniste 67-vjeçare nga Sofja, që u grabit ndërsa udhëtonte në një tramvaj të mbushur plot muajin e kaluar. "Pse i lirojnë ata? Për të kryer krime të reja?"

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment