Dekriminalizimi i shpifjes përkrah lirinë e mediave

14/03/2012

Maqedonia po punon për të rishikuar ligjet e saj mbi shpifjen e po vështron përvojën e fqinjëve për udhëzim.

Nga Mishko Taleski për Southeast European Times në Shkup -- 14/03/12

photo

Liria e mediave e liria e shprehjes në Maqedoni marrin një përkrahje të re. [Reuters]

Qeveria maqedonase e Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ZNM) ranë dakort se shpifja e fyerjet lidhur me të nuk do të trajtohen si krime, por si shkelje civile.

Bisedimet e hollësishme janë ende në proces, por të gjitha palët e përfshira e përgëzojnë përpjekjen si një kontribut në përparimin e lirisë së mediave e lirisë së shprehjes.

"Dialogu po kryhet në një atmosferë të dobishme, shkon në drejtimin e duhur, por bisedimet janë ende të nevojshme për të zyrtarizuar zgjidhjen," tha për SETimes Gordana Jankulovska, një anëtare e organizmit bashkërendues qeveritar, e cila diskuton me ZNM.

Presidenti i ZNM-së Naser Selmani tha se sfera e ndëshkimeve do të përcaktohet së shpejti, por theksoi se është e rëndësishme se shpifja nuk është më pjesë e kodit penal.

"Kemi marë një qëndrim të përgjithshëm se dënimi duhet të kufizohet, por është një çështje e marrëveshjes se cila do të jetë sfera e tij. Askush nuk humbet prej kësaj zgjidhje dhe ajo do të përparojë ndjeshëm lirinë e mediave në Maqedoni," tha Selmani.

Zëvendës/Kryeministrja për Integrimin në BE Teuta Arifi tha se dialogu është i drejtuar për të çuar përpara lirinë e shprehjes.

"Procesi nisi në shtator dhe po jep fryte. Eshtë pasuruar e është brenda kuadrit e kërkesave të BE-së," tha Arifi.

Dekriminalizimi i shpifjes e fyrjeve lidhur me të duhet të jetë paralelisht me profesionalizmin më të madh e një ndjenjë më të madhe të përgjegjësisë gazetareske, sipas Kryeministrit Nikola Gruevski.

"Shumë gazetarë e kanë këtë ndjenjë përgjegjësie e profesionalizmi, por është e qartë se ka patur dobësi në këtë fushë në të kalurën," tha Gruevski.

Disa gazetarë thanë se veprimi i qeverisë është i mirë, por nuk ndryshon në thelb gjërat pasi askush nuk shkon në burg për shpifje.

"Në të ardhmen, ndëshkimet do të ulen, gjë që do të ofrojë një mundësi për ata me para të mjaftueshme të shpifin me vetëdije e të paguajnë për të," tha redaktori i Kanal 5 TV, Goran Momiroski, për SETimes.

Shpifja duhet të vendoset në pjesën e kodit civil që ka të bëjë me kundravajtjet, jo me paditë, tha për SETimes presidenti i partisë TMTO, Vanço Shehtanski.

"Kjo zgjidhje e re duhet të ketë përcaktime rreth afatit ligjor përfundimtar në të cilin rastet do të hiqen nga seksioni penal, sepse disa që janë rregjistruar për tre ose katër vjet janë transferuar në padi e do të vazhdojnë për një sasi kohe tjetër. Kostoja pastaj do të jetë edhe më e madhe se vendimi penal i ndëshkimit," tha Shehtanski.

Ekspertët thonë se problemet shfaqen kur caktohen dënime të larta monetare sepse nuk zbatohen standartet e BE-së. Gjyqtarët duhet të zbatojnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveç ligjit maqedonas, por për të bërë kështu, kanë nevojë për trainimin e duhur.

"Shpifja do të dekriminalizohet e ndiqet ndëpërmjet kodit civil, por gazetarët do të përballen me dënime të larta monetare. Ky është problemi që ndeshin gazetarët serbë. Ata bënë atë që po bëjmë në Maqedoni," tha për SETimes Sllagjana Dimishkova, një gazetare në të përditshmen Nova Makedonija.

Ngjashmërisht, gazetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës thonë se dekriminalizimi i shpifjes një dekadë më parë -- dy njësitë e vendit miratuan atëhere legjislacion gati identik mbi shpifjen -- i tradhëtoi shpresat e tyre për më pak padi shpifjesh.

Ata thanë se ndryshimi inkurajoi lirinë e shtypit e lirinë e shprehjes, por politkkanët vazhdojnë të padisin gazetarët në një sistem gjyqësor në të cilin ushtrojnë ndikim të hatashëm.

"Gazetarët nuk i besojnë gjyqësorit për të dhënë vetëm vendime në një gjendje kur një politikan padit një gazetar për shpifje. Vendimet jepen në varësi të atij që ndikon gjykatat e nga sa duket janë të ndikuar," tha gazetari i BiH TV Vladimir Shushak për SETimes.

Shushaku shpjegoi se vendimi kërkon kompensim monetar për vuajtjen e pretenduar psikologjike e reputacionin e dëmtuar, që mund të prekë rëndë gjendjen ekonomike e shoqërore të gazetarëve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Më së fundmi, Komisioni Evropian mbështeti masat e qeverisë serbe për të hequr shpifjen e fyerjet nga kodi penal i vendit.

"Pas miratimit të ndryshimeve në kodin penal, Serbia u bë një nga vendet moderne në të cilin shpifja e fyerjet nuk ekzistojnë si vepra penale," tha Sekretari i Shtetit i Serbisë, Sllobodan Homen.

Momirovski shpjegoi se dekriminalizimi i shpifjes ka një efekt grumbullues ndaj lirisë së mediave, por veprimi në Maqedoni nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në gjendjen e mediave në rajon.

"Pozita e gazetarëve lidhur me autoritetet në rajon është shumë e ngjashme. Nëse BE bën presion për të përmbushur disa kërkesa, ato do të bëhen," tha Momirovski.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di