03/03/2012
Dita e pavarësisë e Bosnjë e Hercegovinës nuk festohet në të gjithë vendin.
Nga Bedrana Kaletoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 03/03/12
![]() Banorët në qendër të qytetit të Tuzlës gëzojnë ditën e tyre të pushimit të enjten (1 mars), dita zyrtare e Pavarësisë e FBH. [Bedrana Kaletoviq/SETimes] |
Pavarësisht festës zyrtare të Ditës së Pavarësisë të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës (FBiH) të enjten (1 mars), Republika Srpska (RS) e trajtoi ditën si një ditë të zakonshme, ashtu si edhe kroatët në FBiH.
"Në BiH, të gjithë kanë të drejtë të festojnë atë që duan, sepse ne jemi vend i tillë," tha drejtuesi i Bashkimit Demokratik Kroat të BiH, Dragan Çoviç.
Në një referendum të mbajtur më 29 shkurt dhe 1 mars 1992, qytetarët e BiH votuan në atë kohë të shkëputen nga federata jugosllave dhe në favor të një shteti sovran dhe të pavarur. Më 6 prill 1992, Komuniteti Evropian pranoi pavarësinë e BiH.
Çoviç ka shpjeguar se në këtë festë kombëtare, të përcaktuar ligjërisht si një ditë pushimi, disa në FBiH zgjodhën të punojnë, duke sinjalizuar kuptimin e festës për ta.
Presidenti i RS Milorad Dodik mbështeti plotësisht mohimin e Çoviç ndaj Ditës së Pavarësisë së BiH.
"Kjo është një festë e popullit boshnjak dhe ne nuk e kontestojnë atë, por kjo nuk është një festë që festohet në RS," tha ai.
![]() Politikanët bëjnë homazhe ndaj njerëzve që vdiqën në konfliktin e BiH në vitet 1990, pas pavarësisë së shpallur në vitin 1992. [Bedrana Kaletoviç/SETimes] |
Anëtarët e presidencës trepalëshe të BiH mbajtën një konferencë solemne kushtuar kësaj dite. Në konferencë morën pjesë më shumë se 200 zyrtarë të bashkësisë ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të BiH. Anëtari i presidencës serbe Nebojsa Radmanoviç nuk mori pjesë.
"BiH është një shtet i pavarur, pavarësisht nëse dikush feston këtë festë", tha Kryetari i presidencës Zheljko Komsiç.
Përfaqësuesi i Lartë i BiH Valentin Inzko tha se si rezultat i referendumit të vitit 1992, financuar nga Komuniteti Evropian, kjo ditë duhet të respektohet.
"Një kapitull i ri në politikë është hapur, optimizmi po kthehet, ka shpresë. Shumë projekte po kthehen dhe qytetarët bashkëpunojnë më shumë se 20 vjet më parë," tha Inzko.
Por qytetarët e BiH thonë se ata ende jetojnë në një vend që është i ngarkuar me të kaluarën dhe është nën kushtet e krizës ekonomike. Ata shpresojnë për ditë më të mira.
"Çdo vit unë shpresoj që Bosnjë e Hercegovina ime të festojë ditëlindjen e saj në një mjedis më të mirë social," tha banori i Sarajevës Merima Hadzic për SETimes.
"Me referendumin, ne tregojmë interes për të jetuar në vendin që ka një traditë 1000 vjeçare, dhe kjo është arsyeja pse kjo festë është festa ime," tha Miralem Abazoviç, nga Bihac për SETimes.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes