Borxhet e papaguara rritin intensitetin në Korporatën Energjitike të Kosovës

01/03/2012

Konsumatorët që nuk paguajnë faturat e tyre të energjisë mund të pakësojnë shanset për privatizimin e Korporatës Energjitike të Kosovës.

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 01/03/12

photo

Mijëra raste që përfshijnë mospagimet e faturave e vjedhjen e energjisë po i marrin frymën sistemit gjyqësor. [Reuters]

Imazhi mund të jetë gjithshka e Korporata Energjitike e Kosovës (KEK) është kritikuar së fundmi, vetëm kur sistemi i shpërndarjes pritet të privatizohet.

Sa për të filluar, ka konsumatorë që nuk paguajnë faturat e tyre. "Borxhet e konsumatorëve tanë janë rreth 400 milionë euro," tha për SETimes zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala.

Pastaj janë ata që arrijnë të futen në mënyrë të paligjshme në strukturë, që përkthehet në humbje shtesë prej rreth 50 milionë euro nga vjedhja, shpjegoi Buzhala. "I shkëputim ata nga sistemi dhe [ata] lidhen prapë në mënyrë të paligjshme."

Por problemet e KEK-ut kanë pasoja të rëndësishme që shtrihen mjaft përtej rrjetit energjitik. Ajo vetë ka rreth 15,000 raste -- mbledhje borxhi e më shumë -- pezull në gjykatë. Sistemi gjyqësor në përgjithësi është i mbytur në rastet e prapambetura; pjesë e arsyes se sistemi gjyqësor i Kosovës ka qenë një pengesë kryesore në arritjen e standarteve evropiane.

Sipas Enver Peçit, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, organizmi më i lartë në sistemin gjyqësor, një vit pasi përfundoi konflikti më 1999, UNMIK hapi gjykatat e caktoi gjyqtarët e prokurorët "pa asnjë kriter".

Për të trajtuar rastet e mbetura që janë rritur gjatë viteve që atëhere, këshilli ka rritur numrin e gjyqtarëve e prokurorëve. Prilli do të sjellë një periudhë të re emërimi, që Peçi shpreson se do të lehtësojë rastet e mbetura.

"Gjyqësori po kalon tani në fazat më të rëndësishme të reformës," tha ai për SETimes.

Këshilli -- i mbështetur nga USAID -- ka krijuar zyra të posatçme për të trajtuar rastet lidhur me energjinë e ndërmarrje të tjera publike. "Dhe në bashkëpunim me ndërmarrjet, kemi harmonizuar procedurat për mbledhjen e borxheve më lehtë," shtoi Peçi.

Por këto procedura nuk shtrihen në rastet që përfshijnë vjedhjen e energjisë. Dhe raste të tjera konsiderohen me përparësi të lartë, shpjegoi Peçi, të tilla si "rastet zgjedhore, korrupsioni e burgosja e të miturve".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Buzhala është dakort. "Duhen vite e pastaj problemi është ekzekutimi i vendimeve ... ka një mungesë vullneti për t'i ekzekutuar ato. Rreth 20% e energjisë ka humbur për shkak të vjedhjeve, që shkakton probleme operacionale [si dhe] humbje financiare."

I pakënaqur, KEK në një moment propozoi që të pajtohen gjyqtarë për të trajtuar mijëra rastet -- madje ofroi të paguajë pagat e tyre. "Por kjo u konsiderua një konflikt interesi," shpjegoi Buzhala. "Strategjia për të dalë nga kjo gjendje është në duart e gjykatave e kërkojmë që gjykatat të jenë më aktive për të zgjidhur çështjen e vjedhjes së energjisë."

Ekonomisti Dardan Shabanaj tha se problemet e KEK-ut do të ndikojnë në çmimin e shitjes së tij, që nga ana tjetër ndikon në buxhetin e shtetit e më së fundi derdhet tek çdo konsumator.

"Sistemi shpërndarës i KEK-ut do të privatizohet shpejt e vjedhja e energjisë e rastet e mospagimit të faturave ... mund të ulin çmimin e saj," tha Shabanaj për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di