Me njohjen në dorë, Kosova përballet me më shumë sfida

27/02/2012

Barrikadat në kufirin Kosovë-Serbi janë hequr, por arrestimi i katër policëve serbë kërcënon të ndezë gjendjen.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 27/02/12

photo

Ushtarët e KFOR-it nga Gjermania heqin një bllokadë nga rruga në fshatin Jagnjenicë në dhjetor 2011. [Reuters]

Vetëm disa ditë pas rënies dakort me Serbinë mbi përfaqësimin rajonal të saj, arrestimi i katër policëve serbë pranë Gjilanit të shtunën (25 shkurt) po kërcënon të ndërlikojë marrëdhëniet mes Beogradit e Prishtinës.

Njoftimes e mediave tregojnë se katër oficerë serbë ishin mes gjashtë të arrestuarave nga njësitet e posatçme të Kosovës, me akuza se "kërcënuan rendin ligjor të Kosovës e penguan oficerët e policisë në ekzekutimin e detyrës së tyre." Pesë prej tyre u dënuan me një muaj burgim në një seancë me dyer të mbyllura që përfundoi të hënën herët, njoftoi agjencia serbe Tanjug.

Arrestimet zemëruan Ministrin e Brendshëm të Serbisë Ivica Daçiç, i cili i tha një gazetari se Serbia duhet të ketë policinë e saj në Kosovë.

"Më vjen keq që Serbia nuk ka policë në Kosovë, sepse po të kishte, gjërat e bëra serbëve nga shqiptarët nuk do të ndodhnin e as nuk do të ndodhnin gjërat që serbët po i bëjnë vetes," tha Daçiçi për B92 me qendër në Beograd.

Arrestimet ndodhën menjëherë pas një sërë veprimtarish dramatike, të theksuara nga nga kompromisi i përfaqësimit rajonal me Beogradin.

EULEX arriti një marrëveshje me autoritetet vendore në Kosovën e veriut për të lejuar lirinë e lëvizjes, një e drejtë që misionit i ishte mohuar për disa muaj.

Marrëveshja e lejon EULEX-in të lëvizë në rrugë tokësore në kalimet administrative në Bërnjak, Zubin Potok e Jarinjë në Leposaviç, me kusht që të mos transportojë punonjës të doganave dhe oficerë të policisë shqiptarë.

Mbrëmjen e 23 shkurtit, barrikadat e ngritura nga serbët vendorë pranë kalimeve kufitare veriore të Kosovës me Serbinë u hoqën. Zëvendës/Shefi i Çështjeve Publike të KFOR-it, Majori Mark Stumler tha për SETimes se "barrikadat e fundit kanë qenë në truallin e Kosovës, shumë pranë me Vijën e Kufirit Administrativ (ABL)."

"Në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet serbe u sqarua se në cilën anë ishte ajo. U desh të hiqeshin [një] qind metra dëborë e trashë nga rruga deri në ABL nga KFOR. Dëbora në palën serbe u hoq nga autoritetet serbe. Portat janë tani të hapura dhe ka trafik," tha Stumleri.

Një barrikadë e një tendë të ngritura që nga vera e kaluar në zonën neutrale mes Kosovës e Serbisë në rrugën Rashka-Leposaviç përpara kalimit kufitar të Jarinje, u hoqën gjithashtu.

Veprimi erdhi pasi Kosova e Serbia ranë dakort që të bëjnë kompromis mbi përfaqësimin rajonal të Kosovës. Vendi do të njihet si Kosova, me një shënim që bën të ditur se "Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimit për statusin e në përputhje me Rezolutën 1244 të KSOKB e opinionit të ICJ-së mbi Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës."

Kompromisi lejon Kosovën që të flasë për veten dhe hap rrugën për Serbinë, e cila nuk e njeh Kosovën, që të ndjekë kandidaturën në BE.

"Kjo është e rëndësishme pasi e bën Kosovën një pjesëmarrëse të plotë me të drejtën e saj në takimet e veprimtaritë rajonale dhe do të lejojë përparim të mëtejshëm në marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin," tha Zëvendës/Presidentja e Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kethrinë Eshton.

Analisti Ramadan Iliazi, ish-kreu i OJQ-së së Kosovës Fol, tha se kompromisi është i dhimbshëm për Kosovën.

"Nuk mendoj se do të pengojë funksionimin e Kosovës si një shtet brenda territorit të tij e mund të ketë një ndikim pozitiv në heqjen e strukturave paralele. Shënimi do t'i japë Kosovës një status të ri në marrëdhëniet rajonale e kjo është për t'u përshëndetur, por nuk e zgjidh problemin mes Serbisë e Kosovës siç shpreson BE. Vetëm e shtyn atë dhe ndërlikon më tej marrëdhëniet mes të dy vendeve," tha Ilazi për SETimes.

Lëvizja opozitare Vetëvendosje planifikoi një protestë për të hënën në Prishtinë kundër kompromisit. Kryebashkiaku i Prishtinës Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës është gjithashtu kundër marrëveshjes e tha se Kosova duhet të paraqitet në rajon me emrin kushtetues të saj, si një shtet sovran e i pavarur.

Analisti kosovar e profesori i universitetit Belul Beqaj thotë se pasja e një marrëveshje me Rezolutën 1244 të lidhur me të është shqetësuese. "Kjo çështje ka marrë një karakter personal pasi nuk ka bashkërendim me opozitën, parlamentin, presidentin ... ."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Beqaj është gjithashtu pesimist rreth garancive të BE-së. "Ç'farë garancish ka se Kosova do të fillojë marrëdhëniet kontraktuale me BE, ç'farë garancish ka se pas këtij kompromisi, nuk do të ketë një tjetër për t'u bërë, që do të thotë të humbë zyrtarisht kontrolli mbi veriun e Kosovës," tha ai për SETimes.

"RKSOKB 1244 duhet të ishte zëvendësuar kohë më parë, duhej të ishte azhornuar në përputhje me realitetin ... të paktën për hatër të fjalorit pasi Republika Federale e Jugosllavisë ende 'merr frymë' në këtë rezolutë të veçantë," tha për SETimes Arbana Vidishiqi, kreu i zyrës së Radio Free Europe në Kosovë.

Rënia dakort mbi përfaqësimin rajonal, si dhe heqja e barrikadave, krijoi parakushte që Serbia të marë kandidaturën për anëtarësimin në BE në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian, tha Filip Ejdus, një anëtar i bordit të Qendrës së Beogradit për Politikën e Sigurisë.

"Eshtë e rëndësishme që qeveria serbe po bën tani gjithshka në fuqinë e saj me qëllim që, së bashku me aktorët ndërkombëtarë, të parandalojë çdo përpjekje nga kjo e të lejojë zbatimin e marrëveshjes së rënë dakort," tha Ejdusi për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Të afërmëve të Srebrenicës u pëlqen verdikti hollandez, por nuk janë të kënaqur plotësishtTë afërmëve të Srebrenicës u pëlqen verdikti hollandez, por nuk janë të kënaqur plotësisht

Disa besojnë se verdikti është hapi i parë në ekspozimin e së vërtetës lidhur me çfarë ndodhi në Srebrenicë në 1995.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Jeni dakord me një propozim për Greqinë që të reduktojë dënimet me burg për njerëzit e dënuar për korrupsion?

Po, vënia e gjobave është mjaft për një ndëshkim për krime jo të dhunëshme
Jo, njerëzit e dënuar për korrupsion dhe mashtrim, duhet të ndeshen me dënime të forta
Nuk e di