Shkolla e rrokut përzjen tingujt dhe etnitë në Mitrovicë

22/02/2012

Një nismë muzikore rroku që lidh të rinjtë serbë e shqiptarë nga të dyja anët e Lumit Ibar e përtej tij po bëhet e famshme.

Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 22/02/12

photo

Grupi i shkollës së rrokut të Mitrovicës, Arkitektët interpretoi vitin e shkuar në Festivalin Veror të Shkupit. [Courtesy of Music Rock School]

Tre vjet e gjysmë pas krijimit të tij, shkolla muzikore e rrokut në Mitrovicë ka rritur popullaritetin. Më shumë se 250 studentë kanë kaluar nëpër programin që udhëhiqet nga 12 mësues që përfaqësojnë të dyja pjesët e qytetit.

Me qëllim bërjen të mundur që të rinjtë serbë e shqiptarë të ndërveprojnë lirisht e të krijojnë muzikë bashkërisht, OJQ Muzikantët pa Kufi me qendër në Hollandë e krijoi shkollën më 2008.

Mitrovica, e ndarë etnikisht mes shqiptarëve në jug e serbëve në veri të Lumit Ibar dhe të lidhur nga një urë e vetme, ka humbur shumë nga skena e saj e kulturës së rrokut ndaj muzikës konkurruese të turbo-folkut.

Muzikantët pa Kufi tha se dëshironte të trajtonte ndarjen etnike duke ringjallur frymën e rrokut të Mitrovicës nga koha përpara konfliktit të Kosovës të 1999-tës, kur ishte e njohur si qendra rajonale e rrokut.

"Ideja origjinale ishte të kishte një shkollë muzike rroku për të rinjtë nga të dyja pjesët, në bodrumin e qendrës kulturore në këmbët e urës, por gjendja e sigurisë nuk lejoi kurrë që kjo të ndodhë," tha për SETimes përfaqësuesja e Muzikantëve pa Kufi e themeluesja e shkollës Vendi Hasler-Forest.

Hasler-Foresti shpjegoi se nisma u ristrukturua për të patur një shkollë me dy degë, një në secilën anë të qytetit.

Shkolla organizon tre deri në pesë veprimtari të përbashkëta në vit, në të cilat të rinjtë e mësuesit dalin së bashku jashtë Kosovës, tha ajo.

Dy të rinj vendas veprojnë si bashkërendues të degëve të shkollës.

E lindura në Mitrovicë e koordinatorja e degës jugore Dafina Kosova tha se shkolla është i vetmi projekt që ka përparuar në çështjet politike e arriti të bashkojë të rinjtë e Mitrovicës.

"Edhe pse i kam takuar kolegët e mi nga veriu vetëm një herë, vazhdimisht komunikojmë nëpërmjet internetit e telefonit. Takoj rregullisht Nikolën, koordinatorin e degës së veriut e me të vërtetë shkojmë mirë," tha për SETimes Kosova.

Nikola R, që kërkoi të mos identifikohet nga mbiemri i tij për shkak të shqetësimeve të sigurisë, e quajti gjëndjen e punëve me shkollën "të përsosur".

"Të gjithë kolegët e mi bëjnë pjesën e tyre, pavarësisht nga cila anë e lumit janë e kjo është e vetmja gjë që është e rëndësishme," tha Nikola.

Entuziastët e shkollës thanë se projekti më popullor i shkollës së rrokut është formimi i grupit shumë-etnik, Arkitektët.

"Ata janë tre nga studentët tanë më të mirë nga veriu e tre nga jugu i Mitrovicës. Pesë nga gjashtë anëtarët e grupit u takuan në Shkollën Verore të Shkupit 2010 ku ata 'u ingranuan' mirë si muzikantë. Anëtari i gjashtë, këngëtarja, u zgjodh për shkak të zërit të saj të veçantë e talentit të pabesueshëm," tha Hasler-Foresti.

Të gjashtë anëtarët ndjekin ose shkollën e mesme ose universitetin, por katër prej tyre punojnë si trajnerë në shkollën e rrokut e kalojnë deri në 20 orë në javë me muzikën, tha ajo.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Arkitektët thonë se kanë shije të ndryshme muzikore, por zhvilluan një tingull të veçantë për grupin. Dallimet etnike e muzikore nuk janë pengesa për të prodhuar muzikë me cilësi të lartë, shtuan ata.

Dy nga këngët më popullore të tyre janë "Besim" e "Tapa shishesh".

Për disa, e ardhmja e grupit mund të jetë me pikëpyetje për shkak të përzjerjes etnike të tij, sipas themeluesit të festivalit Exit, Dushan Kovaçeviç, por shanset deri tani janë të mira.

"Në muzikë, gjithshka vjen vetëm nga cilësia. Muzika e politika janë dy dimensione krejtësisht të ndryshme. Një shembull i mirë është DJ Fresh, një britanike me rrënjë shqiptare, e lindur në Prishtinë; këngët e saj janë hite të mëdhenj në Beograd," tha Kovaçeviçi për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Maqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-sMaqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-s

Përfaqësuesit e NATO-s do të mblidhen në Çikago këtë muaj.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Mendoni ju se Maqedonisë do t'i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin e organizatës në Çikago në maj?

Po, Maqedonia ka përmbushur të gjitha kërkesat për anëtarësimin në NATO
Jo, Greqia ende pengon
Ndoshta
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment