Filmi i ri i Xholisë tërheq kritika në RS

14/02/2012

Zyrtarët thonë se filmi nuk u ndalua, ndërsa shtetasit janë të ndarë.

Nga Drazhen Remikoviç për Southeast European Times në Banja Lukë -- 14/02/12

photo

Debuti regjizorial i aktores së SHBA-së Anxhelina Xholi nuk do të shfaqet në RS. [Reuters]

Megjithë ngazëllimin që rrethoi natën e të martës (14 shkurt) për premierën në Sarajevë të filmit "Në tokën e gjakut dhe mjaltit" me regji të Anxhelina Xholisë, njësia serbe e Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH) nuk do t'a shfaqë filmin për shkak të "mungesës së interesit publik".

Shpërndarësi i filmit Vladimir Ljevak tha se nuk mendoi se filmi i Xholisë do të tërheqë një auditor me përfitim në Republikën Sërbska (RS) sepse i portretizon serbët si horra.

Filmi tregon një dashuri tragjike mes një serbi e një gruaje boshnjake gjatë konfliktit të viteve 1990 në BiH. Filmi u hap me shfaqje të kufizuar në dhjetor në BiH dhe tani po shfaqet në botë. Në Evropën Juglindore, ai shfaqet më 23 shkurt në Serbi e 24 shkurt në Turqi.

Vladimir Ljevar, drejtor i kinemasë Palace -- më e madhja në RS -- konfirmoi se filmi nuk do të shfaqet në njësi sepse, siç tha ai, atje ka "interes shumë të pakët nga auditori". Ai tha për SETimes se e ka parë filmin.

"Nëse më pyesni për cilësinë e filmit, mund t'ju them ka kohë që nuk kam parë diçka më të keqe se ai film. Një student i vitit të parë për regjisor në Akademinë e Banja Lukës do të kishte bërë një punë më të mirë. Por theksoj se arsyet për të mos e shfaqur filmin janë thjesht mungesa e interesit. Asgjë tjetër," tha Ljevari për SETimes.

Ministria e Arsimit dhe Kulturës e RS-së tha se nuk shprehen mbi atë se çfarë të shfaqet në kinema.

"Ministria nuk ka ndaluar kurrë ndonjë film nga shfaqja në RS. Ligji mbi kinematografinë nuk na lejon në çfardo lloj mënyre të ndikojmë mbi vendimet e biznesit për shpërndarjen e filmave në RS. Kështu që nuk mund të kemi ndonjë ndikim në vendimin për të mos shfaqur filmin," tha për SETimes zëdhënësja e ministrisë Branka Rogaç.

Shtetasit e RS-së kanë reagime të përzjera.

Nikola Gaço, 28 vjeç, që jeton në Sarajevën lindore, në RS, thotë se filmi është provokues e është bërë për të rritur tensionet në BiH.

"Eshtë i pështirë. [Xholi] nuk di asgjë për këtë vend. Historia që është kundër serbëve është thënë tashmë një mijë herë kështu që nuk është asgjë e re. Kam dëgjuar se filmi nuk ka fituar asnjë cent. Kjo i thotë të gjitha. Po të ishte një film i mirë njerëzit do t'a shihnin," tha Gaço për SETimes.

Gordana Tomiç, 31 vjeçe, nga Banja Luka thotë për SETimes se nuk është e interesuar fare për filmin.

"Mendoj se njerëzit në RS e BiH kanë mjaft probleme që janë shumë më të rëndësishme sesa një film. Nuk e pashë filmin -- dhe nuk kam ndërmend t'a shoh -- sepse mendoj se është krejtësisht i panevojshëm," theksoi Tomiçi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Por Manja Kerezoviç, 34 vjeçe, nga Banja Luka thotë se e pa filmin e se ngjarjet dukeshin realiste.

“Nuk e di ç'është gjithë ajo zhurmë për këtë film. Ai është krejtësisht i rregullt, ndoshta pak tragjik për shijet e mija, por realist e i kujdesshëm. Me siguri do t'ua rekomandoj miqve të mij," tha Kerezoviçi për SETimes.

Megjithatë, filmi i Xholisë pati një lojë shfaqje në RS të dielën. Ana Vidoviç nga Prijedori e shfaqi filmin në apartamentin e saj. Ajo ftoi njerëz nëpërmjet faqes së saj në Facebook.

"Vendosa t'a shkarkoj filmin në mënyrë të paligjshme e të bëj një shfaqje pasi është bërë e qartë se jetojmë nën "Diktaturën e Nacionalizimit". Ky ishte një kontribut i vogël në luftën kundër çensurës gjithnjë në rritje në vendin tonë e veçanërisht në RS," shkroi Vidoviç në faqen e saj në Facebook.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment