Arrestimet godasin krimin e organizuar të Serbisë, por mund të mos e eleminojnë atë.

13/02/2012

Autoritetet serbe po shpresojnë se me arrestimet e katër kriminelëve famëkeqë i kanë dhënë një goditje vendimtare krimit të organizuar.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 13/02/12

photo

Kryeministri Zoran Gjingjiç u vra në një atentat më 12 mars 2003. [Reuters]

Zyrtarët serbë thonë se arrestimet e fundit të katër kriminelëve -- një nga të cilët është akuzuar për vrasjen më 12 mars 2003 të Kryeministrit të ndjerë Zoran Gjingjiç -- është një përparim i madh në luftën e vendit kundër krimit të organizuar.

Presidenti Boris Tadiç tha se arrestimet i japin "një goditje vendimtare krimit të organizuar, nga e cila nuk do t'a marrë veten për një kohë të gjatë". Ai shtoi se kjo mund të jetë gjithashtu e rëndësishme për investimet e reja në vend, sepse bizneset e huaja investojnë para në vende të sigurta.

Në Valencia, Spanjë, policia arrestoi Vladimir Milisavljeviç -- njohur si Budala -- i cili ishte dënuar në mungesë më 2007 me 35 vjet burgim për vrasjen e Gjingjiçit. Gjithashtu i kapur është kreu i mafias serbe Luka Bojoviç dhe anëtarët e organizatës së tij Sinisha Petriç e Vladimir Mijanoviç.

"Klani kriminal i Zemunit nuk ekziston më," njoftoi Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç të premten (19 shkurt), duke folur mbi arrestimin e të enjtes.

Të katër ata janë të akuzuar për vrasje, grabitje e trafikim droge.

"Ata të katërt u arrestuan në Valencia falë informacionit nga policia serbe. Kishim informacion mbi lëvizjen e të dyshuarve dhe ua dërguam atë kolegëve tanë spanjollë, që kryen arrestimet në një mënyrë tepër profesionale, për të cilën i përgëzoj dhe i falenderoj ata," tha për SETimes Drejtori i Policisë serbe Millorad Veljoviç.

Ai njoftoi se Bojoviçi kishte në zotërim një pasaportë lituaneze, ndërsa tre të tjerët kishin dokumente serbe të fallsifikuara.

"Ky është një sukses i madh për policinë tonë, sepse katër figura shumë të rëndësishme të mafias serbe u arrestuan," tha Veljoviçi.

Ish-Ministri i Policisë Bozho Preleviç, tha për SETimes se policia serbe ka arritur sukses të shquar në luftën kundër grupeve të krimit të organizuar gjatë disa viteve të fundit.

"Të gjithë njertëzit e rëndësishëm të mafias serbe janë në burg në të njëjtën kohë -- kjo nuk kishte ndodhur për një kohë të gjatë. Kjo tregon se Serbia është e ndershme kur vjen puna te lufta kundër këtij tipi të krimit," tha Preleviçi.

Ai tha gjithashtu se arrestimi i Milisavljeviçit mund të hedhë dritë në sfondin e vrasjes së Gjingjiçit, për shkak të lidhjeve të tij me udhëheqësit e klanit, Dushan Spasojeviç e Mile Lukoviç.

Ata të dy u vranë në një goditje me policinë në mars 2003, pikërisht jashtë Beogradit ku po fshiheshin pas atentatit.

"Milisavljeviç ishte në një pozitë të tillë në klan sa që ishte në gjendje të dinte shumë gjëra. Ndoshta do të vendosë të tregojë disa prej tyre në Beograd kur të ekstradohet, ndonse anëtarë të tjerë të klanit të arrestuar përpara tij, si rregull nuk paraqitën asgjë me të vërtetë të re," tha Preleviçi, që ishte avokat për truprojen e Gjingjiç Milan Veruoviç në gjyqin e atentatit.

Megjithatë autori i Atentati i Zoranit, Milosh Vasiç nuk beson se Milisavljeviçi do të paraqesë ndonjë informacion të rëndësishëm.

"Nuk mendoj se MIlisavljeviçi mund të bëhet një dëshmitar bashkëpunëtor, sepse atij i është dhënë tashmë dënimi maksimal dhe ishte në majën fare të klanit. Gjithashtu, duhet të ketë prova të forta për të gjitha pretendimet që ai mund t'u ofrojë prokurorëve në shkëmbim të statusit të dëshmitarit bashkëpunëtor," tha Vasiçi për SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Preleviçi e Vasiçi pranojnë se problemet e Beogradit me krimin e organizuar nuk kanë mbaruar.

Preleviçi ka frikë se grupe më të vogla kriminale që mund të luftojnë tani për mbizotërim në Serbi, do të përleshen me njëri-tjetrin.

"Grupet e mëdha janë thyer tashmë dhe emrat e mëdhenj të krimit janë arrestuar. Në këtë gjendje, disa nga lojtarët e vegjël mund të përpiqen të formojnë një organizatë të re të fuqishme e të dalin në krye. Varet nga policia që t'a ndalojë atë," tha Preleviçi.

"Vendet në krye të botës kriminale janë bosh tani. Me siguri ka kandidatë të gatshëm që t'a zënë kreun. Paraja e madhe është në lojë dhe derisa fitimi është kaq i madh shteti nuk do të jetë në gjendje të çrrënjosë krimin tonë të organizuar, veçse t'a mbajë atë disi nën kontroll," tha Vasiçi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di