31/01/2012
Çmimet dhe taksat më të ulta në Bosnje dhe Herzegovinë joshin shumë shtetas kroatë e serbë të blejnë.
Nga Bedrana Kaletoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 31/01/12
![]() VAT-i i favorshëm dhe kthimet e taksave në BiH për shtetasit e huaj tërheqin blerës të përditshëm nga vendet fqinjë. [Bedrana Kaletoviç/SETimes] |
Bosnje dhe Herzegovina (BiH) është bërë një destinacion popullor për blerësit anembanë rajonit, për shkak të taksave të ulta dhe kostos së mallrave më pak se në vendet fqinjë.
"Ne shpesh gjejmë dyfishin për paratë tona në BiH se sa në Kroaci," thotë Mirjana Bosiç, që jeton pranë Osijekut, në Kroacinë veriore. "Cigaret, edhe ato të bëra në Kroaci, janë më lirë në BiH. Duke u kthyer [në Kroaci] mbushim makinën me karburant dhe pazari ynë ja vlen përfundimisht."
Çmimet janë më të ulta sepse BiH ka një taksë më të ulët të vlerës së shtuar (VAT) se sa fqinjët e vet: 17% mbi të gjitha prodhimet dhe sendet e blera. VAT-i i Kroacisë është 23%, ndërsa në Serbi është 18% dhe në Malin e Zi 17%.
VAT- i Kroacisë do të rritet në 25% në mars.
Maqedonia ka një VAT prej 18% për sendet përveç mallrave mjekësore dhe paisjeve të kompjuterave, dhe për Molldavinë VAT-i është 20%.
VAT është një taksë mbi fitimin ndaj një prodhimi: diferenca midis asaj që malli kushton për ta prodhuar dhe çmimit për të cilin është shitur. Mbledhja e taksës ndodh çdo herë që një biznes në furnizimin zinxhir ble apo prodhon një prodhim dhe e rishet atë.
"Sistemi i VAT në BiH, krahasuar me vendet anëtare të BE, është shumë më tepër i efektshëm. Një normë universale, e arsyeshme, lë pak vend për mashtrim me VAT-in. Në qoftë se do të zbatoheshin norma të ndryshme të VAT, për prodhime të ndryshme, zgjedhja e konsumatorit do të kërcënohej," thotë Autoriteti i Tërthortë i Taksave të BiH në një studim në nëntor 2011.
"Shporta ushqimore do të jetë më e lehtë dhe më e shtrënjtë pasi çdo rritje në VAT në mënyrë të pashmangëshme ngre çmimet. Edhe në kushtet aktuale të fuqisë blerëse të ulët, rritja e re e re e çmimeve do të ishte një goditje shtesë ndaj fuqisë blerëse të shtetasve," i tha SETimes Kreshimir Sever nga Sindikata e Pavarur Kroate.
Me një rritje në çmimet ushqimore dhe të tjera sende ushqimore në Kroaci dhe rritjen që vjen të VAT-it ndaj të gjitha sendeve të blerjes, kroatët bëjnë udhëtime të shpeshta për pazar në BiH fqinjë.
"Ka qenë një kohë kur e blinim ushqimin tonë në Hungari. Me dy apo tre udhëtime mujore do të kursenim rreth 40% apo më shumë se në Kroaci," tha Bosiç.
Pasi VAT u rrit në Hungari në 25%, familja Bosiç zuri të bëjë pazar në BiH.
Qyteti i Bijelinës në Republika Srpska (RS), pranë kufirit me Serbinë, merr një numër të madh blerësish me targa makinash nga Serbia.
"Për të blerë cigare, alkohol dhe kafe, ata nuk kanë një kthim të VAT-it por për të gjitha mallrat e tjera, kanë, klientët tanë e dinë dhe kështu që kemi shumë serbë që shpenzojnë paratë në dyqanet tona," i tha SETimes Zdravko Gjuriç, drejtor i dyqanit Fis të Bijelinës.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes