Trashëgimia e legjendës së futbollit Kuçukandoniadis vazhdon

19/01/2012

"Profesori" ishte më shumë sesa një lojtar i shkëlqyer me 832 gola të shënuar gjatë karrierës, në mënyra më delikate ai ndihmoi në ndërtimin e urave mes turqve dhe grekëve.

Nga Alakbar Raufoglu për Southeast European Times -- 19/01/12

photo

Ndërkohë që "Profesori" kaloi shumicën e karrierës së tij me Fenerbahçe, ai respektohej nga shumë tifozë futbolli në Turqi. [Reuters]

Me dhjetëra mijëra tifozë nga Greqia deri në Itali dhe nga Lindja e Mesme deri në Afrikën e Jugut, lojtari turko-grek i futbollit dhe trajneri legjendar Lefter Kuçukandoniadis, ose "Profesori" siç njihej për ndjekësit e tij, ai konsiderohej si lojtari më i madh i brezit të tij.

Ikona 86 vjeçare e Fenerbahçes vdiq nga një atak në zemër në 13 janar në Stamboll. Vdekja e tij bashkoi mijëra tifozë në ceremoninë e varrimit, duke përfshirë edhe mbështetës të klubeve rivale Galatasaraj dhe Besiktash.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, i cili është një tifoz i madh i Fenerbahçes, ishte mes pjesëmarrësve, i shoqëruar nga ministrat e kabinetit.

"Turqia ishte ajo që e afroi pranë vetes Kuçukandoniadisin dhe e përcolli në lamtumirën e tij të fundit me një ceremoni [funerale] të denjë e të organizuar në nder të tij," tha për SETimes Hasan Kemal Jardimçi, i cili për shumë vjet shërbeu si anëtar i Kongresit të Klubit Fenerbahçe dhe tani është zëvendës ministër në Mbrojtjen Kombëtare.

Ai tha se vendi humbi "një nga individët e tij më të fortë dhe një pasuri të futbollit".

Lindur në vitin 1925 në Stamboll me një baba nga komuniteti i minoritetit grek të Turqisë, Kuçukandoniadis ishte i pari që mori çmimin "Nderi i Artë", dhe ishte kapiten i kombëtares turke, ku bëri 50 dalje në fushë dhe shënoi 21 gola për ekipin e tij.

Ai shënoi 423 gola në 615 ndeshje për Fenerbahçen.

Kuçukandoniadis, lojtari i parë i futbollit që u transferua nga Turqia jashtë saj, luajti për Fiorentinën e Italisë në vitin 1951. Pas daljes së tij në pension si futbollist aktiv në vitin 1966, Kuçukandoniadis shërbeu si trajner për klube të njohura në Greqi, Afrikën e Jugut dhe Turqi, si për Egaleo FC, Johannesburg dhe Samsunspor, mes të tjerash.

Alp Dacioglu, 61 vjeç, historian i Fenerbahçes dhe drejtor i muzeut të klubit, thotë se në vitet 1960 shumë tifozë futbolli, duke përfshirë edhe atë vetë, zgjodhën Fenerbahçen "për shkak të Lefterit".

"[Kuçukandoniadis] ishte një lojtar i madh… Të gjithë ishim të impresionuar prej tij," tha Dacioglu për SETimes.

Duke qenë me origjinë ortodokse, fama e futbollit të Kuçukandonyadis nuk arriti ta çlirojë atë nga të qenit pre e racizmit.

Kur Turqia fitoi 1-3 kundër Greqisë në Athinë në 23 prill 1948, me golin vendimtar nga Kuçukandoniadis, disa tifozë fanatikë grekë e sulmuan lojtarin duke e quajtur "tradhtar të rrënjëve të veta".

Ndërkohë, futbolli mund t'i ketë shpëtuar jetën Kuçukandoniadisit në vitin 1955, kur turmat turqish, të zemëruar nga lajmet e rreme se shtëpia ku kishte lindur themeluesi i Turqisë Mustafa Kemal Ataturk në Greqi ishte bombarduar, u sulën kundër minoriteteve greke në Stamboll, duke shkaktuar dëme të mëdha në pronat e tyre nga të cilat komuniteti nuk e mori veten plotësisht.

Kur demonstruesit iu afruan shtëpisë së Kuçukandoniadisit, Dacioglu kujton se "qindra tifozë të Fenerit rrethuan pronën e lojtarit dhe shpëtuan familjen e tij."

"Kjo ishte një faqe e errët në historinë tonë dhe tani, në ceremoninë e varrimit të Kuçukandoniadisit, Turqia u përball sërish me historinë e saj," tha për SETimes Umut Ozkirimli, një profesor i politikës dhe drejtor i Studimeve Turko-Greke në Universitetin Bilgi të Stambollit.

Megjithëse disa analistë besojnë se karriera e Kuçukandoniadisit pas incidenteve të vitit 1955 "u influencua nga frika", Dacioglu thotë se "ai [Kuçukandoniadis] asnjëherë nuk kishte në mendje të largohej përfundimisht nga Turqia".

Sot, një nga rrugët në Ishullin Bujukada (Ishujt e Princërve) jashtë Stambollit mban emrin e Kuçukandoniadisit, ku ai banoi për shumë vite së bashku me 40 grekë të tjerë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Haki Ulku, ish deputet i CHP-së dhe aktualishth anëtar i Grupit të Miqësisë Turqi-Greqi në Izmir, e përshkruan Kuçukandoniadisin jo vetëm si një lojtar të njohur futbolli, por si një "simbol të vlerave të përbashkëta Turqi-Greqi".

Por, Dimitrios Triantafilo, drejtor i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane në Universitetin Kadir, thotë se sporti nuk u bë kurrë "pjesë e diplomacisë e afrimitetit" mes Greqisë dhe Turqisë, megjithëse ka ekzistuar një numër lojtarësh të njohur që kishin ndjekës nga të dyja vendet.

Ulku tha se politikanët e të dyja vendeve janë kundër përfshirjes së "intelektualëve të përbashkët, lojtarëve dhe individëve të tjerë të përbashkët" në politikën e afrimitetit" për shkak të interesave të tyre politike".

"Sot, kemi disa lojtarë turq në klubet greke, siç është Tumer Metin që kaluajtur për Korfuzin dhe Larisën në Greqi, gjithashtu Erol Bulut dhe Kendal Ucar në klubin OFI, por media turke nuk i përmend kurrë ata," tha ai për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment