19/01/2012
Një dështim i institucioneve qeveritare për të botuar dokumentet zyrtare në Gazetën Zyrtare të vendit në kohën e duhur, pengon punën dhe nismat e qeverisë.
Nga Ben Andoni për Southeast European Times në Tiranë -- 19/01/12
![]() Këshilli i ministrave i Shqipërisë në një sesion. [Ben Andoni/SETimes] |
Vonesat qeveritare në botimin e ligjeve e rregullave në Gazetën Zyrtarer të Shqipërisë po i bën disa nga to të padetyrueshme, sipas një raporti të fundit lëshuar nga Qendra për Transparencën (CPII) me bazë në Tiranë.
Zyrtarët thonë se vonesat mund të kenë pasoja të rrezikshme dhe në më të paktën, një rast dokumentimi ka bërë që dikush të burgoset gabimisht me muaj.
"Vonesat...mundet drejtpërsëdrejti të shkelin kushtetutën shqiptare si dhe parimin e sigurisë ligjore. Ato mund të japin pasoja të rrezikshme për persona, duke filluar me heqjen arbitrare të lirisë dhe sigurisë," i tha SETimes drejtori i CPII Gerti Shella.
Raporti "Transparenca e Botimeve Shtetërore", doli në dhjetor është shembulli i parë i një kqyrjeje tërësore të transparencës për tre degët e qeverisjes së Shqipërisë. Ai përfundon se vonesat në botimin e vendimeve të Gjykatës së Lartë pengojnë gjykatat më të ulta nga njohja e vendimeve në kohën e duhur. Gjykata e Lartë kërkohet ligjërisht të botojë vendimet e veta në gazetë brenda 30 ditëve.
CPII ofroi si një shembull më flagrant rastin e një të pandehuri indetifikuar si P.Deliu, që padrejtësisht shërbeu pesë muaj ekstra në burg në 2009 sepse gjykata nuk botoi menjëherë një vendim për rastin e tij. Raporti nuk jep hollësira.
Vendimi gjykatës për rastin u lëshua në shkurt të atij viti dhe gjykata e botoi atë në Gazetën Zyrtare në gusht.
Këshilli i ministrave i Shqipërisë, kabineti i drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, ka lëshuar po ashtu vendime që shpesh nuk botohen në gazetë.
Raporti thotë se 112 nga 1081 vendime miratuar nga këshilli i ministrave në 2010 nuk u botuan dhe nuk u bënë kurrë ligj. Ministria e arsimit nuk botoi 20 nga 34 udhëzimet në Gazetën Zyrtare, ndërsa ministria e bujqësisë botoi vetëm një nga 19 udhëzimet.
Kryeredaktori i së përditëshmes me bazë në Tiranë, SHQIP, Aleksandër Çipa i tha SETimes se autoritetet shqiptare shkaktojnë vonesa apo nuk i botojnë fare vendimet sepse nuk janë të interesuar në qënien e tyre transparentë.
"Mosbotimi [i akteve normative] është pasqyra që tregon gjendjen e vërtetë të transparencës së qeverisë. Për shembull, marrëveshja për kufirin detar me Greqinë nuk ishte transparente dhe publiku e mësoi vetëm nëpërmjet medias këtë marrëveshje dëmtuese," tha Çipa.
Enkeled Alibeaj, një ish ministër i drejtësisë dhe anëtar i tanishëm i komisionit parlamentar të ligjit, nga Partia Demokratike, nuk është dakord.
"Institucionet përgjegjëse për lëshimin e akteve janë të interesuara në botimin e tyre sa më parë të jetë e mundur [përndryshe] nisma për lëshimin e aktit pengohet...[dhe] mund të pengojë funksionet e tyre," i tha Alibeaj SETimes.
Alibeaj tha se ai nuk ka parë "shkelje të të drejtave të shtetasve lidhur me transparencën apo dështimin për të shpallur botimin e akteve në kohë."
Ish këshilltarja ligjore e këshillit të ministrave Blerta Kraja, i tha SETimes se ka raste sporadike të mosbotimiy, por ajo ajo e konsideron shkallën e dukurisë jo aq keq.
"Futja në fuqi e kushtetutës së re (1998) dhe ligji i këshillit të ministrave (2003) ka [bërë] një përmirësim të rëndësishëm në transparencën dhe botimin e ligjeve apo amendamenteve në Gazetën Zyrtare," tha Kraja.
Vonesat shpesh ndodhin për shkak të numrit të madh të vendimeve marrë nga këshilli i ministrave brenda një kohe të shkurtër, tha Kraja. Ngarkesa e madhe e punës sfidon aftësinë e institucioneve të mbingarkuara për të procesuar dhe botuar vendimet në kohën e duhur.
Ajo shton se organizatat anti-korrupsion kanë përfunduar se palët e treta të interesuara përfitojnë më së shumti nga gjendja.
"Në 2008, kur ne dolëm me raportin tonë të parë, Qendra e Botimeve Shtetërore botoi një numër masiv ekstra botimesh të [vendimeve], që nuk qenë botuar që nga 2005. Ky veprim, ndonse i lavdërueshëm, ishte një pranim i heshtur de facto i problemit që ne kishim vëzhguar tashmë në mbikqyrjen tonë," tha Shella.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes