Rrjedha e Jugut dhe tubacioni Trans-anatolian: fundi i Nabucco-s?

11/01/2012

Me tubacionin e Rrjedhës së Jugut dhe atë Trans-anatoliane të caktuara që të transportojnë gazin rus dhe azerbajxhanas, Turqia forcon pozitat e saj si një shpërndarëse rajonale e energjisë.

Nga Xhonathan Levçak për Southeast European Times në Stamboll -- 11/01/12

photo

Tubacioni Rrjedhës së Jugfut dhe ai Trans-anatolian mund të transportojnë deri në 70 bcm gaz natyror çdo vit. [Reuters]

Ministri i Energjisë i Turqisë ishte një njeri shumë i zënë me punë në dhjetor. Pak pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me Azerbajxhanin për të ndërtuar një tubacion Trans-anatolian të gazit natyror të parashikuar për 5 miliardë dollarë, Taner Jilldiz shtrëngoi duart me Kryeministrin rus Vladimir Putin lidhur me një marrëveshje që lejon Rusinë të ndërtojë tubacionin e saj Rrjedha e Jugut nën Detin e Zi, duke përdorur ujrat territoriale të Turqisë.

Të dyja marrëveshjet parashikojnë tranzitin e gazit nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në Evropë. Në teori, ato duhet të kontribuojnë në qëllimin e shpallur të Evropës për shumëllojshmërinë e energjisë dhe do të theksojnë më tej kredencialet gjeo-politike të Turqisë.

Me të vërtetë, duket se Turqia është në rrugën për t'u bërë një lojtar i vërtetë energjie në rajon. Sipas studjuesit të energjisë Olgu Okumus i CERI Sciences Po në Francë, "këto tubacione janë tregues konkretë se Turqia është në rrugën e saj për t'u bërë një vend i rëndësishëm tranziti."

Të dyja marrëveshjet mund të rezultojnë në rreth 70 miliardë metra kub (bcm) gaz të hyjë në Evropë çdo vit. Por nënshkrimi i të dyja marrëveshjeve vë në pikëpyetje besueshmërinë e projektit të dashur për Evropën, Nabucco. Projekti prej shumë miliarda dollarësh do të sillte gaz nga burime të ndryshme në shpërndarësin evropiano-qëndror në Austri.

Shumë analistë e kanë parë Rrjedhën e Jugut si një rivale për Nabucco-n, por sipas Okumusit, është tubacioni Trans-anatolian ai që është konkurrenti i vërtetë i Nabucco.

"Tubacioni Trans-anatolian synon të transferojë të njëjtin burim gazi në Evropë si Nabucco," shpjegon ai.

Dhe ndryshe nga Nabucco, Okumusi tha për SETimes se tubacioni Trans-anatolian do të ketë një furnizim të garantuar gazi.

"Partneri më i rëndësishëm në tubacionin Trans-anatolian është SOCAR (Ndërmarrja Shtetërore e Naftës e Azerbajxhanit) që administroin fushën e gazit Shah Deniz II me BP. Me fjalë të tjera, tubacioni Trans-anatolian nuk do të ketë një problem furnizimi, sepse furnizuesi mbizotërues i rajonit është një aksioner."

Qëndrimi i ri i Turqisë duket plotësisht në kontrast me mbështetjen e mëparshme që Nabucco të sillte gaz nga burime të ndryshme drejt e në zemër të Evropës.

Por sipas Profesorit Ahmet Evin të Qëndrës së Politikës të Stambollit, kjo nuk është një kthesë e plotë. "Mes 2002-shit dhe 2009-tës Turqia nuk sinjalizoi mbështetje të madhe as [për Nabucco-n]. Turqia, veçanërisht nën Ministrin Taner Jilldiz të tanishë e ka kuptuar se Nabucco është një projekt i sektorit privat."

Nënkuptimi është se nëse sektori privat nuk mund t'a ndërtojë atë, pse duhet të hyjë Turqia? Ndryshe nga Nabucco, përfitimet e tubacionit Trans-anatolian për Turqinë janë të qarta. Nga 16 bcm gaz të caktuar për tubacionin çdo vit, 6 bcm do të rezervohen për tregun e brendshëm të Turqisë me çmime mundësisht të ulta. Pjesa tjetër prej 10 bcm do t'u shpërndahet vendeve përtej kufirit, që mund të përfshijnë Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë dhe Austrinë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sa për Rrjedhën e Jugut, në vështrim të parë, përfitimet për Turqinë mund të duken më pak të qarta. Projekti do të transportojë deri në 60 bcm gaz rus nën Detin e Zi në Bullgari dhe pastaj në Evropën Qëndrore e Lindore çdo vit.

Kështu që rruga e tanishme nuk parashikon gaz për Turqinë. Megjithatë, Jildlizi ka thënë se Turqia mori konçensione në marrëveshjet ekzistuese me Rusinë, por për shkak të natyrës së tyre, është e pamundur të thuhet sa të rëndësishme janë këto.

Sipas Okumusit, "për shkak se Turqia nuk fitoi asgjë zyrtare nga Rrjedha e Jugut, mund të presupozojmë si të vërtetë se ministri të paktën ka biseduar për çmimin e marrëveshjeve ekzistuese të blerjes apo ka ndryshuar kushtet e marrjes ose pagimit."

Por Evini argumenton se megjithë konçensionet e mundshme, marrëveshja është "dukshëm e motivuar poltikisht. Mendo për të si një paketë marrëveshjesh me Rusinë."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di