Analistët kërkojnë një theks më të madh në sektorin e bujqësisë së Kosovës.

10/01/2012

Nivelet e financimit për bujqësinë janë krahasimisht të ulta, pavarësisht nga mundësitë që sektori ofron për zhvillim.

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 10/01/12

photo

Duke zhvilluar sektorin bujqësor, Kosova mund të krijojë vende pune. [Reuters]

Ekspertët thonë se Kosova mund të pakësojë si nivelin e papunësisë, ashtu edhe varësinë ndaj importeve nëpërmjet zhvillimit të sektorit bujqësor.

Pikërisht tani, toka bujqësore llogaritet për 53% e gjithë tokës së Kosovës dhe pyjet 41%. Sipas të dhënave nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, 741,316 akra tokë kultivohen dhe 444,789 akra janë kullota në lartësi. Shumica -- 80% -- e tokës bujqësore është në pronësi private, duke ofruar bujqësi mbijetese për familjet individuale.

Sektori i bujqësisë kontribuon rreth 13% të PKB-së së përgjithëshme të Kosovës dhe llogaritet për 16% të vlerës të përgjithshe të eksportit. Ai është një prodhues integral i pasurisë kombëtare, ndonse Kosova ende importon shumë prodhime bujqësore.

Zëdhënësi i Ministrisë për Bujqësinë dhe Pylltarinë, Adil Behramaj tha për SETimes se qeveria i merr seriozisht nevojat e mundësitë e sektorit bujqësor dhe ka ofruar subvencione për vite.

"Që nga 2008, në përputhje të plotë me kërkesat e Komisionit Evropian, me qëllimin e plotë të bashkërendimit me politikat e BE-së," tha Behramaj, duke shtuar se deri më sot, më shumë se 27,000 fermerë kanë "përfituar drejtpërdrejt".

Megjithatë, ai pranon se zhvillimi i sektorit është ende në fazat e hershme.

"Pa qënë në gjendje të fillonim më parë, kemi nisur tani [dhe] jemi optimistë. Bujqësia është në rrugën e duhur për zhvillimin," thotë Behramaj.

Por Dardan Sejdiu, një ekspert i ekonomisë me Partinë Vetëvendosja, nuk është dakort. Ai thotë për SETimes se qeveria nuk po e merr seriozisht sektorin.

"Bujqësia në Kosovë është vetëm një përparësi për retorikën e qeverisë, pasi tani, 12 vjet pas luftës, vetëm 1.7% e buxhetit është caktuar për sektorin bujqësor. Rrjedhimisht, kjo nuk është as gati e mjaftueshme për një vend [në të cilin] gati 40% e popullsisë është e lidhur me bujqësinë," thotë Sejdiu.

Ai thotë se asnjë strategji e vetme nuk është zhvilluar që nga fundi i konfliktit për të zhvilluar sektorin.

"Qeveria duhet të rrisë [pjesën] e bujqësisë në buxhet. Së dyti, politika fiskale duhet të funksionojë me prodhimin vendas dhe si e tillë të inkurajojë bizneset private për të hyrë në prodhim dhe të inkurajojë fermerët që të zhvillojnë fushat e tyre. Së treti, qeveria duhet të krijojë një fond që subvencionon nivelet e interesit bankar për bizneset që hyjnë në prodhimin bujqësor ... dhe të [zbatojë] masat e plota të reciprocitetit tregtar," thotë Sejdiu.

Ekonomistja Liridona Konushefci tha për SETimes se fokusi duhet të jetë në mundësitë më të mëdha që ofron sektori.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Kosova mund të jetë një prodhues i mirë i qumështit e prodhimeve të mishit, frutave e zarzavateve [dhe më shumë]. Dhe ... qeveria mund të gjejë një mënyrë më të mirë për të ndihmuar fermerët, por gjithashtu për të kontrolluar nivelin e importit -- që në disa raste është i pa-arsyeshëm -- pasi kemi shumë prodhime këtu dhe blejmë të njëjtat nga vende të tjera."

"Të gjitha qeveritë e kohëve të fundit e kanë konsideruar ministrinë e bujqësisë si të dorës së tretë ... Ministri i tanishëm [Blerand Stavileci] e ka ndryshuar atë dhe e ka përmirësuar gjendjen."

Sejdiu thotë se fokusi i sektorit ka nevojë për korrigjim.

"E para që duhet bërë është të përcaktohen qartë sektorët e rëndësishëm dhe rrushtë mund të jenë një nga to. Gjithashtu, duhen zgjedhur politika që ndihmojnë prodhuesit e rrushve për vënien e prodhimeve të tyre në tregun vendas dhe gjithashtu tregjet ndërkombëtare. Këtu, ambasadat tona mund të ndihmojnë duke kryer punën e diplomacisë ekonomike. Dhe, së fundi, problemi duhet të paraprihet nga politikat e zhvillimit, jo politikat e zjarrfikjes," thotë Sejdiu.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment