Në 20 vjetorin e saj, frikë për falimentim në Republikën Sërbska

09/01/2012

Ekonomistët po lëshojnë paralajmërime të rrepta lidhur me financat e qeverisë në RS. Zyrtarët pretendojnë ndryshe.

Nga Ljiljana Kovaçeviç për Southeast European Times -- 09/01/12

photo

Qeveria e RS-së pretendon se njësia është në kategorinë e vendeve me borxh të mesëm. [Ljiljana Kovaçeviç/SETimes]

Ndërsa Republika Sërbska shënoi 20 vjetorin e saj të hënën (9 janar), qeveria pohon se njësia është ekonomikisht e qëndrueshme, por disa ekonomistë paralajmërojnë për një krizë borxhi që mund të çojë në falimentim.

"Më 2012 presim një përkeqësim të [gjendjes] së likuiditetit, një rënie në ekonomi dhe rrjedhimisht një rënie në konsum, që do të na çojë në një gjendje më të keqe sesa viti më parë," tha për SETimes ekonomisti analist Damir Miljeviç.

Ai shton se kriza botërore financiare nuk duhet të jetë një shfajësim për përpjekjet ekonomike që ndesh RS dhe se strukturat në pushtet janë kryesisht përgjegjëse për vështirësitë fiskale të njësisë.

Ministri i Financave të RS-së Zoran Tegeltija kundërshton çdo sugjerim të falimentimit të mundshëm, duke thënë se RS bie në kategorinë e vendeve me borxh të mesëm sipas kriterit të Komisionit Evropian. Borxhi i përgjithshëm sipas Tegeltija është më pak se 50% e PKB-së.

"Niveli i borxhit të përgjithshëm të jashtëm dhe të brendshëm të RS-së nuk mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e RS-së. Problemi i RS-së është borxhi i brendshëm, që është një rezultat i konfliktit të armatosur sepse dëmi i prekshëm e jo i prekshëm i bërë ndaj njerëzve në konfliktin e armatosur që kanë paditur RS duhet të shlyhet, si dhe kursimet e vjetra në monedhë të huaj," tha Tegeltija për SETimes.

Kryeministri i RS-së Aleksandar Xhombiç u tha gazetarëve muajin e kaluar se njësia është ekonomikisht e qëndrueshme dhe më 2012 ai pret rritje ekonomike prej 2.5%.

Miljeviç tha se rrënimi ekonomik në RS dhe BiH mund të parandalohet vetëm duke pakësuar shpenzimin publik dhe duke krijuar një administratë të efektshme.

"Kriza financiare në Evropë, në një farë shkalle, do të ndikojë mbi Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH), kryesisht në shitjet e pakësuara të pronave të bankave tregtare," tha Miljeviçi. "Ky, megjithatë, nuk është problemi kryesor. Problemi kryesor është se investitorët e huaj dhe të vendit nuk janë të gatshëm të investojnë në BiH, mjedisi i varfër i biznesit të saj, korrupsioni i përhapur dhe administrata e paefektshme."

Ekonomisti Sinisha Bozhiç thotë se RS tashmë është e falimentuar.

"PKB ishte 4.2 miliardë euro, kreditë bankare të shtetasve arrijnë në 820 milionë euro, borxhi ekonomik i RS-së është 5 miliardë euro, me një borxh të përgjithshëm të RS-së prej 1.8 miliardë euro. Kjo do të thotë se RS duhet të punojë dy vjet vetëm për të larë borxhet, duke përjashtuar shpenzimet e tanishme. Eshtë e pamundur dhe kjo gjendje është e paqëndrueshme," tha Bozhiçi për SETimes.

Ai shton se raporti i borxhit të përgjithshëm ndaj PKB-së real është të paktën 50%, që është pothuajse e njëjtë si në vendet me borxh të lartë.

Dragan Çaviç, nga Partia Demokratike e opozitës, tha se problemi më i madh është huamarrja dhe shpenzimi. Qeveria nuk mund të mbulojë defiçitin e buxhetit nëpërmjet kredive të tjera nga bankat shtetërore, tha ai, që do të thotë se ato duhet të drejtohen tek tregjet financiare ndërkombëtare për kredi të reja.

"Megjithatë, FMN, Banka Botërore dhe Komisioni Evropian kanë dërguar qartazi një mesazh se nuk ka përkushtime të kredive të reja derisa një qeveri shtetërore të përmbushë kushtet për integrimin e mëtejshëm në BE," tha Çaviçi për SETimes.

Ai argumenton se qeveria e RS-së mund të kursejë para vetëm nëpërmjet shkurtimeve shtesë të pagave për punonjësit shtetërorë ose shkurtimet nga puna.

Tegeltija mohon se do të ketë shkurtime pagash, duke thënë se RS do të vazhdojë të paguajë pagat dhe pensionet nga buxheti dhe kredia e pagesave e FMN-së. "Mund të them me besim se RS nuk është në rrezik të krizës së borxhit apo falimentimit," tha ai.

Megjithatë, pavarësisht pohimeve të tilla, parlamenti i RS-së miratoi kohët e fundit legjislacion se do t'u paguajë punonjësve të shtetit një pagë 10-25% më të ulët më 2012.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Mirjana S, një punonjëse në qeverinë e RS-së, thotë se paga e saj është tashmë 10% më e ulët se më 2009.

"Po të ulen përsëri pagat, me zor se do të jem në gjendje të mbuloj shpenzimet e mia mujore, duke përfshirë një këst mjaft të madh huaje që po paguaj gjatë shtatë viteve të fundit," tha ajo për SETimes.

Presidentja e sindikatave të RS-së Ranka Mishiç paralajmëron se standartet e jetësës të punëtorëve po përkeqësohen çdo ditë.

"Mënyra e vetme që BiH dhe RS të mbijetojnë ekonomikisht është të krijojnë një gjendje politike të qëndrueshme në vend, në mënyrë që të vijnë fonde, të cilat nga ana tjetër do të lejojnë krijimin e vendeve të reja të punëve, pagesave të pagave dhe rritjes së fuqisë blerëse," tha Mishiçi për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment