Financimi i partive politike serbe vihet në dyshim

03/01/2012

Vetëm gjashtë parti politike në Serbi kanë treguar burimet e fondeve të tyre.

Nga Biljana Pekushiç për Southeast European Times në Beograd -- 03/01/12

photo

Financimi i partive po shqyrtohet. [Reuters]

Ndonse projekt-ligji për financimin e partive politike parashikon që partitë të tregojnë burimet financiare në faqet e tyre në internet nëse dhurimet kapërcejnë pagën mesatare serbe -- rreth 360 euro -- vetëm gjashtë parti kanë deklaruar publikisht informacionin. Serbia ka 81 parti politike të rregjistruara.

"Ligji ka boshllëqe dhe është me dy kuptime, gjë që lejon partitë t'i shmangen tregimit publik të financimit," tha për SETimes anëtari i bordit të Agjencisë Kundër Korrupsionit Cedomir Kupiç.

Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit nuk i jep institucionit juridiksionin për të luftuar në mënyrë të efektshme fshehjen e të ardhurave financiare të partive politike. Agjencia vetëm mund të paraqesë akuza për kundravajtje, që në shumicën e rasteve nuk japin rezultat.

"Agjencisë nuk i është dhënë pushtet hetues dhe zbatues, kështu që procedimet hetimore dhe gjyqësore shtyhen pa fund", shton Kupiçi.

Sipas ligjit, një individ mund të dhurojë deri në 20 herë të pagës mesatare mujore [rreth 7,000 euro] për partitë politike dhe bizneset deri në 200 herë të pagës mesatare [rreth 70,000 euro].

Partia Demokratike në pushtet deklaroi dhurimin më të madh të saj si 40,000 euro nga zëvendës/presidenti i partisë dhe Kryebashkiaku i Beogradit Dragan Gjilas. Partia më e madhe e opozitës, Partia Progresiste Serbe, deklaroi dhurimin më të madh të saj si 3,000 euro.

"Ndërsa publiku mbështet luftën kundër korrupsionit, partitë politike fshehtazi kryejnë krimet financiare dhe korrupsionin më të madh," tha për SETimes Dimitrije Arsiç, një mësues në pension në Beograd.

Partitë arrijnë të shmangin tregimin e burimeve financiare të tyre. Ndonse është e qartë se marrin sasi të mëdha parash, të gjashta partitë parlamentare zyrtarisht deklaruan një numër të vogël dhurimesh më 2011.

Agjencia pretendon se partitë, me qëllim që të fshehin gjurmët e marrjes së parave, shpesh përdorin një shumëllojshmëri marrëveshjesh biznesi, i japin paratë nëpërmjet një njësie të tretë ose krijojnë OJQ nëpërmjet të cilave financohen.

Një sasi e rëndësishme e parave "gri" qarkullojnë në Serbi nëpërmjet partive politike, thotë Vladimir Goati, president i OJQ Transparency Serbia.

"Në Serbi, 35 deri në 40% e parave krijohet në zonën 'gri', ku paratë qarkullojnë nga njëri xhep tek tjetri, e pamundur që të ndiqen, por sasitë e mëdha përfundojnë në partitë politike, qeveri dhe opozitë", tha Goati për SETimes.

Gjobat për veprime të korrupsionit shkojnë nga 2,000 deri në 20,000 euro; deri tani asnjë nga partitë në Serbi nuk është përballur me dënime.

Agjencia Kundër Korrupsionit njoftoi në nëntor se do të shqyrtojë veprimtaritë e shtatë partive politike, të dyshuara për përdorimin e parave nga buxheti i shtetit që synohej për veprimtaritë e rregullta të tyre, për të financuar në vend të kësaj veprimtaritë zgjedhore.

Partia Progresiste Serbe Serbia e Re, Partia Demokratike e Sanxhakut, Partia e Veprimit Demokratik të Sanxhakut, Partia Liberal Demokratike, Partia Social Demokratike e Serbisë, Rajonet e Bashkuara të Serbisë dhe Koalicioni për Shumadinë do të hetohen.

Ndonse zgjedhjet parlamentare nuk janë njoftuar ende, konventa e Partisë Progresiste Serbe propozoi zyrtarin e saj Aleksander Vuçiç për kryebashkiak të Beogradit.

Rajonet e Bashkuara të Serbisë ka paraqitur kandidatë për kryebashkiakë dhe kryetarë të këshillave komunale.

"Partitë nuk lejohen të organizojnë një konventë jashtë fushatës zgjedhore, as të angazhohen në punë bamirësie, [apo] të paraqesin kandidatët e tyre," tha për SETimes Kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsionit Zoran Stojiljkoviç.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Të gjitha shtatë partitë që Agjencia Kundër Korrupsionit u kërkoi përgjegjshmëri financiare, shfrynë me zë të lartë.

"Agjensia Kundër Korrupsionit duhet të bëjë punën e saj dhe puna e të gjitha partive politike është të paraqesin programet e tyre," tha Presidentja e Rajoneve të Bashkuara të Serbisë, Snezhana Grubjesiç.

Aleksandar Vuçiç, zëvendës/president i Partisë Progresiste Serbe reagoi ngjashëm duke thënë: "Agjencia duhet të përqëndrohet në luftën kundër korrupsionit, jo të shqetësojë dhe të ngacmojë Partinë Progresiste Serbe."

Serbia ka një institucion të kontrollit të shtetit, por kryetari i tij, Radosllav Sretenoviç, thotë se i mungon numri i punonjësve të duhur për të kontrolluar financimin e partive politike.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di