Miratohen rezultatet e zgjedhjeve bullgare pavarësisht nga mosmarrëveshjet

16/12/2011

Njoftime për shkelje dhe parregullsi të shumta njollosën zgjedhjet presidenciale dhe vendore të fundit të tetorit në Bullgari. Por gjykata ka gjetur pak prova që të mbështesin pretendime të tilla.

Nga Tzvetina Borisova dhe Ladisllav Tzvetkov për Southeast European Times në Sofje -- 16/12/11

photo

Gjykata Kushtetuese miratoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe vendore në Bullgari. [Dosje]

Gjashtë javë pasi votuesit shkuan në qendrat e votimit, diskutimet vazhdojnë të ushtrojnë peshë mbi procesin, mes akuzave se mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve në shumë vende ndikoi në rezultatet në mbështetje të një kandidati ose të tjetrit.

Shtatëdhjetë e një ligjvënës nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) e opozitës, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe partia nacionaliste ATAKA paraqitën një ankesë pranë Gjykatës Kushtetuese në mes të nëntorit, duke këmbëngulur për anulimin e zgjedhjes së kandidatëve fitues presidencialë të partisë në pushtet GERB – Presidentin e zgjedhur Rosen Plevneliev dhe Zëvendës/Presidenten Margarita Popova.

Mes argumenteve të tyre ishin numri i madh i parregullsive, mes të tjerave numri i votuesve të ligjshëm të cilëve iu hoq e drejta e ligjshme e tyre e votimit për shkak se ishin përfshirë gabimisht në të ashtu-quajturat “lista të votuesve të ndaluar”, si dhe përdorimi i pa-autorizuar i fletëve të votimit.

Të mërkurën (14 dhjetor), gjykata vendosi se votimi presidencial ishte i ligjshëm, duke hedhur kështu poshtë ankimin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i formës së prerë dhe nuk mund të apelohet.

Zgjedhjet vendore lokale dhe mënyra sesi u zhvilluan ato janë kundërshtuar gjithashtu. Partia e Gjelbër, BSP dhe Partia e Popullit paraqitën një padi pranë Gjykatës Administrative të Sofjes pak pas votimit, duke përmendur shqetësime të ngjashme, si edhe faktin se njerëzit kishin shumë pak kohë që të votonin, duke qenë se fletët e votimit ishin shumë të gjata dhe të ndërlikuara. Kjo shkaktoi rradhë të gjata dhe rrjedhimisht pengoi një numër njerëzish që të votonin duke qenë se qendrat e votimit u mbyllën.

Në fakt, ky problem nxiti Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që të zgjaste afatin e votimit me disa orë në raundin e parë të zgjedhjeve, një veprim të cilin disa ekspertë e konsideruan më vonë si shkelje e Kodit Zgjedhor.

Një nga çështjet shqetësuese kryesore në zgjedhje përfshiu të ashtu-quajturën “listat e votuesve të ndaluar”. Këto përfshinin emrat e anëtarëve të diasporës, që nuk banojnë tani në Bullgari, si dhe njerëzit që nuk kanë jetuar në një qytet ose fshat të caktuar për katër muaj para votimit.

Ligjvënësja e BSP-së Maja Manolova argumentoi se numri i atyre personave arriti në rreth 168.000. Partia në pushtet GERB, megjithatë, këmbënguli se numri nuk ishte më i madh se 12.000.

Ndryshimet në kodin zgjedhor dhe kërkesat e reja për procedurat e votimit që u prezantuan përpara zgjedhjeve rezultuan në hutim. Si pasojë, u rregjistrua një numër rekord fletësh të pavlefshme votimi në raundin e parë -- 700.000, përfshirë 228.000 fletë votimi në votimin për president. Për t'a krahasuar, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2006 kishte 77.000 fletë të pavlefshme votimi.

Mbështetur në listat e zgjedhësve, kishte pak më shumë se 6.9 milionë persona me të drejtë votimi në Bullgari. Edhe kjo shifër është vënë në diskutim si e lartë përtej realitetit. Megjithë rregjistrimin e popullsisë të kryer në fillim të 2011-tës, listat e zgjedhësve nuk u korrigjuan kurrë.

Albena Nejkova, dëshmitare në padinë e nisur nga Gjykata Administrative e Sofjes, që kishte shërbyer si anëtare e komisionit zgjedhor në një qendër votimi, argumenton se 78 persona nga 650 të rregjistruar në qendrën e saj ishin në “listën e votuesve të ndaluar”. “Disa prej tyre u çuditën që e panë veten aty,” tha ajo për SETimes.

Nejkova ishte edhe dëshmitare e drejtpërdrejtë e procedurës së dërgimit të fletëve të votimit në komisionin rajonal zgjedhor në Sofje, gjë që më vonë nxiti një debat të gjerë publik. Sipas saj, përfaqësuesit e të gjitha 1.449 qendrave të votimit në kryeqytet u mbajtën në një palestër gjithë natën, në kushte larg normales.

“Tribunat ishin plot me njerëz që në një moment filluan të thërrasin duke protestuar për punën e ngadaltë. Pjesa më e keqe ishte se askush nuk u lejua të dalë, as edhe për të marrë ushqim,” argumenton ajo.

Eshtë një sekret publik se në kaosin që u krijua, shumë persona nxorën në mënyrë të paligjshme çanta me fletë votimi nga palestra drejt e në shtëpitë e tyre sepse nuk mund të duronin më të rrinin atje fizikisht.

Në seancën e fundit të padisë zgjedhore, Gjykata Administrative e Sofjes hodhi poshtë të gjitha argumentet e paditësve, duke përfshirë edhe raportin e kërkuar të ekspertëve që duhet të zbulonte nëse një votues është në gjendje të hedhë votën e tij/saj brenda 47 sekondave (koha mesatare në dispozicion duke marrë parasysh personat që duhet të votonin në një qendër votimi).

Gjyqtarët nuk pranuan gjithashtu të kërkonin një raport ekspertësh në lidhje me trashësinë e fletëve të votimit të përdorura. Paditësit argumentuan se letra ishte e tejdukshme, gjë që bënte që të shihej mënyra sesi votuan votuesit dhe shkeli kështu fshehtësinë e votës.

“Nuk më besohet se nuk ranë dakort që të autorizonin të paktën një nga raportet e kërkuara të ekspertëve,” tha Nejkova.

Sipas Nikolaj Belalov, kandidat nga partia BSP për këshillin bashkiak në Sofje, i cili është pjesë e një grupi që ka nisur një çështje të veçantë në Gjykatën Administrative të Sofjes që vë në dyshim zgjedhjet, qëllimi i tyre ishte t'a bënte gjykatën të urdhëronte një rinumërim në disa qendra votimi në kryeqytet, ku beson se do të vërtetohej se vota ishte manipuluar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

“Sigurisht, qëllimi ynë kryesor është të sjellë një përfaqësues tjetër të BSP-së në këshillin bashkiak, por kjo nuk do të sjellë shumë ndryshim; është më shumë çështje parimesh,” tha ai për SETimes.

Megjithatë, partia në pushtet GERB vazhdon të këmbëngulë se vështirësitë e ndeshura në procesin e zgjedhjeve ndodhën për shkak të mungesës së përvojës në zhvillimin e dy votimeve njëherësh. Njëkohësisht, problemet që u paraqitën në raundin e parë u analizuan dhe u shmangën në raundin e dytë një javë më vonë, argumentoi GERB.

Katja Koleva, kryetare e OJQ-së Instituti për Integrim Shoqëror, beson se shkeljet e para në zgjedhjet e fundit përfaqësojnë një hap pas për zhvillimin demokratik të vendit.

“Më 1990, ishte studente dhe shumë e emocionuar për ndryshimin [rënien e komunizmit], duke shpresuar se do të shkonim përpara. Sot nuk jam e shqetësuar për veten, por jam e shqetësuar për vajzën time, e cila duhet të luftojë për liri dhe demokraci 20 vjet pas 1990-tës,” tha ajo për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutueseEkstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutuese

Mundësitë ekonomike dhe arsimi janë mjete të nevojshme në ndalimin e përhapjes së ekstremizmit midis të rinjve.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A do ta përmirësojë procesin e pajtimit në rajon lehtësimi i një tregu të fortë ekonomik ballkanik?

Po
Jo
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment