Ndotja është një zile zgjimi për Shqipërinë

05/12/2011

Ambjentalistët i bien alarmit se ndotja e shpyllëzimi në Shqipëri janë në nivelet më të larta në Evropë, ndërsa pasiviteti i qeverisë e rrit problemin.

Nga Erl Murati për Southeast European Times në Tiranë -- 05/12/11

photo

Jashtë parlamentit, shqiptarët protestojnë kundër një projekt-ligji mbi importimin e mbeturinave. [Reuters]

"Pluhuri në Tiranë ka pak ajër në të," bën shaka ambientalisti Sazan Guri, kreu i Aleancës Ekologjike Evropiane, duke përshkruar gjëndjen e ndotjes së ajrit në kryeqytetin shqiptar.

Ai thotë se gjendja anembanë vendit nuk është shumë më mirë dhe se Shqipëria është ndër vendet më të ndotura në Evropë.

"Shpejtësia mesatare e makinave tona është 7-12 km për orë, ndërsa në Vienë apo çdo qytet tjetër evropian, mesatarja është 50-60 km për orë. Ndonse kemi pesë herë më pak makina sesa Viena, ato ndotin 50 herë më shumë," tha Guri për SETimes.

Një numër i lartë ndalesash dhe shpejtësia më e ulët do të thotë ndotje më e lartë, sipas Gurit, por kjo nuk është e gjitha.

Makinat e vjetra në rrugë me emetime të larta të gazit kontribuojnë në nivelet e larta të ndotjes, siç bëjnë projektet e ndërtimit që u mungon kriteri mjedisor. Praktika e gjerë e djegies së mbeturinave i shtohet problemit.

"Tymi që del nga skapamentot e makinave, ndërtimi i rrugëve, pluhuri dhe rrezet ultraviolet krijojnë smogun fotokimik, që qëndron në lartësinë deri 100 metra," shpjegoi ai.

Ky smog ka përmbajtje kimike dhe ka formën e reve, shpesh i dukshëm në disa qytete shqiptare.

Me ndotjen nga "grimcat gjithsej" të quajtura LNP, Tirana ka një mesatare prej 323 mikrogram për metër kub ajër, pak më shumë se katër herë më shumë sesa norma e BE-së.

Udhëheqësi i Lëvizjes Eko Xhemal Mato tha për SETimes se problemi qëndror është se autoritetet nuk i marrin seriozisht shifrat e vëzhgimit të ndotjes së ajrit.

"Shifrat alarmante nuk i shqetësojnë fare autoritetet shqiptare. Një problem tjetër është se vëzhgojmë vetëm ajrin, pasi Këshilli i Evropës [e ngriti atë si një] detyrim, por jo tokën dhe ujin. Pra nuk dimë cilat janë kushtet e tyre," tha Mato.

Disa komentatorë argumentojnë se qëndrimi duket të jetë i trashëguar nga kohë më të hershme kur regjimi ish-komunist u përpoq të ndërtonte industrinë e rëndë -- më së shumti me teknologjinë me ndotje të lartë ruse dhe kineze -- dhe mbrojtja e mjedisit nuk ishte në rendin e ditës.

Shumë nga fabrikat e mëdha të ndërtuara atëhere tani shtrihen të braktisura si pirgje të stërmëdhenj hekurishtesh e materialesh helmues për të cilat askush nuk shqetësohet, duke shtuar nivelet e ndotjes.

Mato vë në dukje një problem shtesë -- shkatërrimi i pyjeve të Shqipërisë, ndërsa vendi ka humbur një proporcion të rëndësishëm të tyre.

"Sipas Institutit Evropian që studjon pyjet nëpërmjet [imazheve] të satelitit, Shqipëria ka një normë më të lartë të djegies së pyjeve këtë vit sesa çdo vend tjetër. Megjithatë, askush nuk po mbjell pemë dhe kur vjen sezoni, autoritetet thonë se mbollën 100 apo 200 pemë kur në vendet fqinjë si Maqedonia mbjellin nja pesë milionë pemë në një sezon," tha Mato për SETimes.

Ndërsa mjedisi është tepër i dëmtuar, më alarmues është mungesa e interesit specifik nga institucionet e duhura, shtoi ai. Përfaqësuesit e qeverisë nuk janë dakort, duke argumentuar se 2011-ta ka qenë një vit i posatçëm për zhvillimin e pyjeve.

"Në Vitin Ndërkombëtar të Pyjeve, të shpallur nga Forumi mbi Pyjet i OKB-së, kemi ripyllëzuar dhe rehabilituar një sipërfaqe prej 1,000 hektarësh," tha për SETimes Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit Ujor Fatmir Mediu.

Mediu pretendon se Shqipëria vjen pranë standarteve evropiane dhe ka patur disa arritje në fushën e mbrojtjes mjedisore.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Por problemet mjedisore në Shqipëri janë ende akute: të trashëguara apo të krijuara gjatë dy dekadave të fundit. Besoj se këto çështje janë një zile zgjimi për çdo shtetas, administrator vendor apo qendror, për të gjithë shoqërinë dhe politikanët, sepse kjo është për jetën tonë dhe për jetën e fëmijve tanë," tha Mediu.

Të inatosur se qeveria nuk po bën sa duhet për të trajtuar ndotjen, shtetasit u zemëruan me një vendim për të miratuar një ligj për importin e mbeturinave. Demonstruesit organizuan protesta në fillim të nëntorit përpara parlamentit.

Qeveria argumentoi se ligji polemik do të lejojë vetëm një listë të kufizuar mbetjesh jotoksike për qëllime të riciklimit, por veprimtarët ambjentalistë këmbëngulin se përveç të qënit shumë e ndotur, Shqipëria do të bëhet kazani i plehrave të riciklueshme në kopshtin e pasëm të Evropës.

Një përpjekje e ngjashme u prish më 2004 prej kundërshtimit të fortë publik.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment