Pengohet Komisioni i Pavarur i Mediave i Kosovës

23/11/2011

Për gati një vit tani, Këshilli i Kosovës i Komisionit të Pavarur të Mediave nuk ka funksionuar plotësisht.

Nga Safet Kabashaj për Southeast European Times në Prishtinë -- 23/11/11

photo

Mosarritja nga Asambleja e Kosovës që të zgjedhë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave shkaktoi një numër pengesash. [Reuters]

Komisioni i Pavarur i Mediave i Kosovës (IMC) është bërë gati jo veprues që nga dhjetori 2010 për shkak të mungesës së një numri të anëtarëve të këshillit. Me katër anëtarë që kanë arritur fundin e mandatit të tyre dy vjeçar dhe Asamblenë e Kosovës që nuk arriti t'a zëvendësojë ata, organizmit shtatë anëtarësh i mungon personeli i mjaftueshëm për të funksionuar.

"Për shkak të vendeve boshe të Këshillit nuk kemi në gjendje të administrojmë një pjesë të rëndësishme të sektorit që rregullojmë," tha për SETimes Naile Selimaj Krasniqi, drejtore ekzekutive e IMC-së.

Një listë e gjatë detyrash pret të kryhen. Ato përfshijnë kërkesat për liçensa të reja dhe kërkesat nga operatorët me kabllo për reforma teknike dhe të funksionimit. Komisioni duhet të luajë gjithashtu një rol në ndryshimin e rregullave të tanishme dhe dhënien formë të një strategjie kombëtare mbi dixhitalizimin.

Tomor Halilaj drejton ofruesin me kabllo "Intersat" në Drenas/ Gllogovac, Kosova qendrore. Ndonse ka paraqitur dokumentet e nevojshme, kërkesa e tij për një liçensë mbetet në pritje. Ndërkohë, ai është në rrezik të penalizohet për funksionimin në mënyrë të paligjshme.

"Mezi po pres miratimin e liçensës me qëllim që të fle i qetë," tha ai për SETimes. "Përballen me paralajmërime të zyrës ekzekutive për të paraqitur dokumentet. Dhe pastaj më thonë se nuk janë në gjendje të miratojnë liçensën në mungesë të një Këshilli të plotë."

Në raportin e tij të përparimit për 2011-tën, Komisioni Evropian e theksoi problemin, duke vënë në dukje se Asambleja e Kosovës akoma duhet të përfundojë emërimet e pesë anëtarëve të këshillit të IMC-së.

Në fillim të 2011-tës, IMC paraqititi në Asamble një listë prej tetë kandidatësh, nga 17 propozime publike fillestare, për katër vendet e hapura. Një komitet specifik që përfaqësonte të gjitha partitë parlamentare e shkurtoi listën në katër dhe paraqiti emrat e tyre për votim.

Në korrik, megjithatë, asambleja kundërshtoi kandidatët e propozuar, pa u shprehur sesi do të ecë përpara.

Berat Buxhala, një anëtar i parlamentit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në pushtet, kryesoi komitetin. Ai thotë se grupi e bëri pjesën e tij të punës.

"Ajo që po ndodh me IMC-në është katastrofike," tha ai për SETimes. "Qartazi është asambleja që duhet të fajësohet për vonesën. E bëra punën time si kryetar i komitetit specifik dhe varet nga presidenca për të proceduar. Por kjo është absolutisht e pajustifikueshme."

Një anëtar tjetër i komitetit, Alma Lama e partisë opozitare Vetëvendosje, thotë se ndërsa Asambleja mban përgjegjësi pjesërisht, problemi rrënjësor është në nivelin qeveritar.

"Ekziston një tundim nga qeveria për të vënë kontrollin mbi institucionet e pavarura. Ekzistenca e kësaj gjendje u shkon më mirë për shtat atyre dhe kjo është arsyeja se pse nuk janë zgjedhur anëtarët e rinj të këshillit të IMC-së," tha Lama për SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Shpërfillja e Asamblesë së Kosovës nuk është diçka e re, thotë Filloreta Bytyçi, ish-kryetare e Këshillit. Që më 2008, tha ajo, asambleja nuk ka zgjedhur ende një anëtar të shtatë të Këshillit -- një detyrë e drejtpëdrejtë e organizmit legjislativ.

"Vonesat nga asambleja nisën më 2007, pas fundit të mandatit për dy anëtarë të Këshillit," tha Bytyçi.

Mosvendimi, thonë zyrtarët e IMC-së, vjen madje kur tabloja e mediave bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, duke e lënë Këshillin të pafuqishëm përballë detyrimeve në rritje. Përveç kësaj, decentralizimi është duke vazhduar, me pasiguri të konsiderueshme rreth rezultatit përfundimtar.

"Kemi një strategji mbi dixhitalizmin në të cilën janë përfshirë lojtarë të tjerë, por në mungesë të miratimit përfundimtar të Këshillit, ekziston një rrezik i mundshëm që të kundërshtohet në minutën e fundit," tha Krasniqi, duke shtuar se besueshmëria e organizatës së saj në sytë e publikut po merr gjithashtu një goditje.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutueseEkstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutuese

Mundësitë ekonomike dhe arsimi janë mjete të nevojshme në ndalimin e përhapjes së ekstremizmit midis të rinjve.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A do ta përmirësojë procesin e pajtimit në rajon lehtësimi i një tregu të fortë ekonomik ballkanik?

Po
Jo
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment