14/11/2011
Më tepër fonde dhe paga më të larta janë vetëm disa nga kërkesat e Sindikatës.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë – 14/11/11
![]() Ky vit shkollor në Kosovë nisi pa protesta të mësuesve, por me shumë kërkesa nga Sindikata e Arsimit e Kosovës. [Reuters] |
Një nga çështjet kryesore për arsimin e Kosovës mbetet infrastruktura e shkollave. Ndërsa autoritetet premtuan të bënin më shumë, një grup prindërish e morën punën në duart e tyre dhe restauruan krejtësisht një shkollë fillore në Deçan, Kosova perëndimore.
Duke ndjekur një kërkesë nga mësuesja Fatmire Gjikokaj, prindërit restauruan shkollën Lidhja e Prizrenit. "Të gjithë pranuan kërkesën time dhe ja tek është; tani klasa është për bukuri," tha Gjikokaj për mediat e Kosovës.
Klasa e saj dhe tetë të tjera të shkollës fillore në Deçan u restauruan nga prindërit, njoftoi e përditëshmja e Kosovës Express. Drejtori i shkollës Fahri Lokaj tha se e gjithë ngjarja nisi me një nismë që pasoi një memorandum të nënshkruar me USAID në korrik.
"USAID e vuri re sesa seriozë jemi dhe vendosi të formojë një klasë shembull si model, në bashkëpunimin me komunitetin, [për të treguar] një klasë shembullore për mësimdhënien moderne," tha Lokaj për Express.
Rreth 430,000 nxënës nisën vitin e ri shkollor në 1,151 shkolla fillore e dytësore, bashkë me 23,000 mësues.
Komisioni i Lartë i Ministrisë së Arsimit të Kosovës inspektoi së pari të gjitha shkollat për të siguruar klasat e duhura dhe terrenet e tjera shkollore, bashkë me një numër të mjaftueshëm mësuesish.
Viti shkollor në zonat e shumicës serbe nisi me programe nga Republika e Serbisë, tha për SETimes Ministria e Arsimit e Kosovës.
Dhe për herë të parë, viti nisi normalisht.
"Ky është viti i parë shkollor që nisi pa protesta dhe kërkesa nga sindikatat, pasi mësuesit u trajtuan me dinjitet sepse qeveria rriti pagat e tyre," tha për SETimes zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit Besa Bytyçi.
Por Ali Shabanaj, kreu i Sindikatës së Arsimit, vë në dukje se rritjet nuk u dhanë në janar e shkurt këtë vit për [mësuesit] e arsimit para-universitar. "Mendoj se premtimet e ministrit [Ramë] Buja do të realizohen deri në fund të këtij viti," tha Shabanaj për SETimes.
Herët në vitin shkollor, sindikata bëri shumë kërkesa, të tilla si nënshkrimi i një kontrate kolektive mes ministrisë e sindikatës pasi projekt-ligji për arsimin para-universitar u miratua nga parlamenti.
Shabanaj shpjegoi se pasi projekt-ligji nuk ishte miratuar më parë, kishte paraqitur një pengesë ligjore. "Kjo është kapërcyer tani," tha ajo.
Sindikata megjithatë, dëshiron më shumë, përfshirë bisedime lidhur me indeksin e inflacionit me qëllim që të ruajë pagat e tanishme. Shabanaj tha se sindikata i paraqiti kërkesat e saj në ministri.
Sindikata thotë se përmirësimi i gjendjes financiare për mësuesit dhe personelin arsimor "është një faktor vendimtar për sukses dhe cilësi". "Rritja e financimit në arsim do të sigurojë një punë më pozitive; do të ketë profesionalizëm më të lartë në përgjithësi," tha Shabanaj.
Ministria është dakort. "Presim cilësi më të mirë për një numër arsyesh. Projekt-ligji mbi arsimin para-universitar u miratua, si dhe Strategjia për Arsimin dhe Kuadri për Programin e arsimit para-universitar. Po kërkojmë dhurues për të zhvilluar procesin e arsimit të dixhitalizuar," tha Bytyçi.
Buja pranon se mësimi po zhvillohet me disa turne në qindra shkolla të Kosovës. Në rreth 134 shkolla, mësimi bëhet me një turn; në 542 shkolla me dy turne dhe janë 36 shkolla që kanë tre turne," tha ai në një konferencë shtypi ditën e parë të shkollës.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes