Turqia ratifikon marrëveshjen hekurudhore për t'u integruar me shtetet e Ballkanit

08/11/2011

Marrëveshja hekurudhore ka për qëllim të zvogëlojë ndjeshëm kohët e udhëtimit, të përmirësojë transportin e pasagjerëve e të mallrave dhe të rrisë konkurrencën.

Nga Cvetina Borisova për Southeast European Times -- 08/11/11

photo

Hekurudha rajonale do të mbulojë të gjithë Evropën Juglindore. [Reuters]

Me qëllimin e krijimit të një rrjeti hekurudhor me cilësi të lartë për të lidhur vendet në Evropën Juglindore, Turqia ratifikoi në fund të tetorit një marrëveshje si pjesë e Procesit të Bashkëpunimit Evropiano-Juglindor.

Marrëveshja, e nënshkruar në Selanik në maj 2006, zotohet të zvogëlojë ndjeshëm kohët e udhëtimit mes vendeve në rajon, të përmirësojë cilësinë e transportit të udhëtarëve e të mallrave dhe të rrisë konkurrencën e transportit hekurudhor në Ballkan.

Ajo zotohet gjithashtu që të trajtojë vonesat e kushtueshme kufitare, duke eleminuar kërkesat për të patur ndalim trenash për kontrollet doganore e të pasaportave. Në vend të kësaj, kontrollet e duhura do të kryhen gjatë udhëtimit.

Rrjeti i planifikuar do të mbulojë rajonin me 16 akse transporti, duke transportuar mallrat tregtare me shpejtësi deri në 130 km/orë, me plane për të rritur shpejtësitë në 160 k/orë dhe 220 km/orë ku është e mundur deri më 2020.

Shqipëria, Bullgaria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Greqia, Rumania, Serbia, Turqia, Mali i Zi dhe Moldavia janë të gjitha të përfshira në rrjetin e planifikuar.

Zyrtarët në Ankara, që ratifikuan marrëveshjen më 28 tetor, thonë se projekti i rrjetit hekurudhor me shpejtësi të lartë "duket më përfitues tani sesa vite më parë".

"Kushdo në rajonin tonë -- nga lindja në perëndim, nga Azia në Evropë -- mund të përfitojë prej tij," tha Kryetari i Komisionit Parlamentar mbi Transportin të parlamentit turk Idris Gulluçe. "Një sistem i efektshëm transporti është thelbësor për përparimin eknomik e shoqëror, si të Turqisë, ashtu edhe të vendeve të Evropës Juglindore."

"[Evropa Juglindore] po përballet tani me realitetet e krizës ekonomike botërore, ndërsa në pjesën aziatike të botës, popujt luftojnë kundër vështirësive të lirive të kufizuara. Turqia, duke qenë në mes të të dyve, përpiqet të lidhë e ndihmojë të dyja palët," shtoi ai.

Ish-Ministri turk i Transportit Oktaj Vural, nga ana tjetër, argumenton se qeveritë pjesëmarrëse duhet të jenë më të organizuara dhe të sigurojnë se projekti është financiarisht i justifikueshëm.

"Vite më parë kishim mjaft propozime [projekte] hekurudhore lidhur me lidhjen e Evropës dhe Azisë, por vitet kalojnë e ato bëhen më të shtrenjta," shpjegoi ai, duke shtuar se një konsorcium duhet të krijohet nga vendet pjesëmarrëse.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kur vjen puna te Turqia, "qeveria duhet të jetë transparente gjatë krejt procesit: cilat janë procedurat; kush i merr tenderat, cilat janë çmimet? Ajo që shohim pikërisht tani është se vendet pjesëmarrëse japin më shumë deklarata politike sesa [të mbështetura] në ekonominë."

Bertil Hylen i Suedisë, që këshilloi BE mbi zhvillimin e Hekurudhave Shtetërore Turke, tha se duke ditur distancat e gjata e popullsinë relativisht të vogël të rajonit, hekurudha me shpejtësi të lartë ka vështirësi të konkurrojë me transportin ajror.

"Shumë hekurudha të Evropës Perëndimore me shërbime me shpejtësi të lartë janë ende me personel më shumë sesa duhet, jo-ekonomike dhe kanë nevojë për financime të mëdha publike për një shërbim jo shumë tërheqës. Gjendja në Evropën Lindore [e Turqi] është edhe më keq," shpjegoi ai.

"Evropa Lindore duhet të shqyrtojë seriozisht se për çfarë lloj hekurudhe ka nevojë në të ardhmen dhe si të shkojë atje. Fokusi duhet të jetë në transportin hekurudhor të ngarkesave," vuri në dukje eksperti.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di