Papandreu i mbijeton votimit, koalicioni i pasigurt në pritje

05/11/2011

Duke bërë një lutje për vazhdimin e ndihmës ndërkombëtare -- dhe një sulm të ashpër mbi rivalët e tij -- kryeministri grek Jorgo Papandreu i shpëtoi ngushtë një votëbesimi.

Nga Andy Dabilis dhe HK Tzanis për Southeast European Times në Athinë -- 05/11/11

photo

Kryeministri grek Jorgo Papandreu duke u drejtuar për në Pallatin Presidencial në Athinë të shtunën (5 nëntor). [Reuters]

Pasi i mbijetoi ngushtë votëbesimit të natës së të premtes (4 nëntor), kryeministri grek Jorgo Papandreu është i vendosur tani të fillojë bisedimet për të formuar një qeveri uniteti që nuk mund të përfshijë partinë kryesore opozitare Demokracia e Re, gjë që mund t'i lërë të shqetësuar liderët evropianë dhe tregjet botërore që ende nuk e kanë marrë veten pas një jave të trazuar me manovra politike dhe drama të forta.

Papandreu ishte në situatë të vështirë të premten, pasi disa nga deputetët e tij thanë se mund të votojnë kundër tij, pasi ai njoftoi -- dhe më pas tërhoqi -- planet për një referendum për të miratuar planin e dytë prej 130 miliardë eurosh nga Trojka e BE-FMN-BQE dhe masat shtrënguese që vijnë me të.

"Unë kërkoj votëbesimin për të shmangur destabilizimin që do të shkaktohet nëse vendi zvarritet në zgjedhje," tha Papandreu në fjalimin e tij. "Tani është koha për bashkëpunim me qëllime të mira dhe një ndjenjë e përgjegjësi kombëtare."

Ai i mbijetoi me një votim pro të 153 anëtarëve nga 298 gjithsej, dhe dy mungesa. Papandreu tha se tani do të jetë i gatshëm për të qëndruar mënjanë, por nuk dha asnjë angazhim, një kërkesë e kreut të Demokracisë së Re, Antonis Samaras, i cili gjithashtu kërkoi zgjedhje para se të marrë pjesë në bisedimet për një qeveri koalicioni.

Zgjedhjet mund të shmangen nëse PASOK-u mund të arrijë në një marrëveshje qeverisëse me fraksionet e partive të vogla të parlamentit -- duke filluar nga ato të krahut të djathtë, të majtë dhe komunistët -- të cilët kanë luftuar ndaj fondit të shpëtimit dhe masave shoqëruese të shkurtimit të pagave, pensioneve, rritjen e taksave dhe pushimet nga puna që kanë çuar në protesta të vazhdueshme, trazira dhe greva nga shoqëria greke.

Papandreu pritet të takojë presidentin grek Karolos Papulias vonë të shtunën për të diskutuar se si do të procedohet.

Ministri i financave Evangelos Venizelos, i cili denoncoi referendumin, thuhet se ka mundësi të marrë postin e kryeministrit, që mund të pakësojë më tej shpresat për një marrëveshje me Demokracinë e Re.

Papandreu braktisi idenë e referendumit, pas kritikave të ashpra nga krerët e BE, dhe nga Venizelos, i cili tha se një humbje mund të detyronte Greqinë të dilte nga Eurozona dhe kërcënonte themelimin e saj.

Venizelos tha se një qeveri e ardhshme koalicioni do të qëndronte në pushtet deri në shkurt të vitit 2012 për t'i dhënë kohë për miratimin dhe zbatimin e paketës së dytë të shpëtimit.

John Sitilides, një drejtues i Trilogy Advisors me qendër në Uashington, dhe një ish-oficer ndërlidhës i Departamentit të Shtetit për diplomatët amerikanë në Athinë, tha se akti tjetër i dramës do të ndodhë përpara se tregjet të hapen përsëri të hënën.

"Bota do të dojë të shikojë për të parë nëse Greqia mund të ketë një qeveri për të përmirësuar kreditë euro," tha ai për SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sitilides tha se votimi nuk do t'u japi fund problemeve të Greqisë. "Nuk ka shumë besim në aftësitë e Greqisë për të dalë jashtë nga kjo së shpejti."

Profesori i financave nga London School of Economics, Vayanos Dimitri, që është i specializuar në mosfunksionimin e tregjeve të kapitalit, tha për SETimes se Papandreu e shpuri veten në qoshe duke mos i shtyrë reforma më shpejt, ashtu si donte treshja.

"Greqia nuk ka bërë asgjë për t'u përgatitur ndaj globalizimit. Ajo nuk i hapi tregjet e saj, ajo i mbylli dhe i mbrojti ato, Greqia ka institucione të këqija," tha ai

"Nëse Greqia falimenton ... në një falimentim të pakontrolluar, kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe jo vetëm për Greqinë, por për BE-në dhe pjesën tjetër të botës," tha për SETimes Nikolla Economides, profesor i ekonomisë në Shkollën e Biznesit Stern në Universitetin e Nju Jorkut.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment