Brukseli përmbytet nga letrat që mbrojnë identitetin maqedonas

03/11/2011

Një protestë spontane ka fituar vrull ndaj perceptimit të mohimit nga BE të identitetit etnik e kombëtar të Maqedonisë në emër të Greqisë.

Nga Mishko Taleski për Southeast European Times në Shkup -- 03/11/11

photo

Protesta pritet të zhvillohen përpara ndërtesës së Delegacionit të BE-së në Shkup më 8 nëntor. [Mishko Taleski/SETimes]

Heqja e mbiemrit "maqedonas" në raportin e përparimit të tetorit të BE-së dhe referimi më pas ndaj delegacionit maqedonas në KE si "shkupjanë" që flasin një "gjuhë të shumicës" ka ngjallur tërbim në Maqedoni.

Një publik i zemëruar po i dërgon qindra letra Komisionerit të Zgjerimit të BE-së Stefan Fyle për të protestuar atë që thonë se është një politikë sistematike për të mohuar popullin maqedonas nën veshjen e integrimit në Bashkim.

"Kjo është një revoltë spontane në të cilën institucione të rëndësishme si dhe personalitete të admiruara, figura sportive e ekspertë të mirënjohur të huaj të arsimuar po flasin hapur. Ata po thonë një të vërtetë që askush nuk mund t'a shpërfillë më. Eshtë e qartë se fushata po i vendos zyrtarët e BE-së [që merren me pranimin] në një pozitë për të mos u patur zili," tha për SETimes analisti Dimitar Mirçev.

Letrat thonë se BE po shkel të drejtën themelore për vetë-identifikim që vetë ai e ka ngritur lart si të pacënueshme.

"Jemi thellësisht të fyer nga veprimet më të fundit të KE-së, që mohojnë identitetin tonë maqedonas. Kjo është një ulje e turpshme për ne," tha ekipi kombëtar i basketbollit në letrën e tij për Fyle.

Akademia e Arteve dhe Shkencave Maqedonase (MANU) tha në letrën e saj se prit nga BE dhe të gjitha nivelet të respektojnë në vend që të politizojnë faktet shkencore.

"Gjuha maqedonase është një emërues i përbashkët i identitetit kulturor, etnik e kombëtar. Me të, përcaktohet identiteti kushtetues dhe shtetëror i Maqedonisë, duke përfshirë identifikimin e shtetit në komunikimin ndërkombëtar," tha MANU.

Ministri i Jashtëm Nikola Popovski inicioni një takim me Fyle në Strasburg javën e kaluar dhe i tha atij se ajo që KE kishte bërë ishte kundër vlerave evropiane.

"Ekzistenca e identitetit dhe gjuhës maqedonase nuk mund të injorohet dhe se realiteti evropian nuk mund të ndryshohet duke fshirë mbiemrin në raportin e përparimit," tha Popovski.

Dy javë në fushatën e letrave, zyra e Fyles tha se do t'u përgjigjet letrave në mënyrë të përshtatëshme.

Ajo kundërshtoi çdo akuzë se po përdor një metodologji të ndryshme rreth përdorimit të emrit e atributeve të Maqedonisë që nga rekomandimet e përparimit të 2009-tës.

"KE respekton plotësisht rezolutën e OKB-së për zgjidhjen e të drejtave për emrin dhe kjo është arsyeja se pse do të vazhdojmë të përdorim referencën 'FYROM' ose Republika Ish-Jugosllave e Maqedonisë' derisa të gjendet një zgjidhje e pranuar ndërsjelltazi," tha zëdhënësi i KE-së Peter Stano.

Këshilltari për Punët e Jashtme i Presidentit Gjorge Ivanov, Darko Kostadinovski tha për SETimes se është thelbësore që Maqedonia dhe KE të kenë marrëdhënie miqësore të mbështetura në një shkëmbim të hapur e të ndershëm opinionesh.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"KE duhet të kuptojë se braktisja e praktikës së përdorimit të mbiemrit 'maqedonas' ndikon në procesin e bisedimeve në Nju Jork në një mënyrë që nuk është e dobishme për një përfundim të suksesshëm, sepse u referohet çështjeve të identitetit të maqedonaseve që nuk mund të jetë pjesë e asnjë bisedimi," tha Kostadinovski.

Ilija Andonov, djali i presidentit të parë maqedonas Metodija Andonov-Çento, tha se i ati i tij mbrojti Maqedoninë që të ishte një partner i barabartë në Jugosllavi, jo një i varur.

"Sot gjithashtu duhet të luftojmë që të arrijmë të jemi partnerë të barabartë në BE, jo të varur," tha Andonovi për SETimes.

Një protestë paqësore pritet më 8 nëntor përpara zyrave të delegacionit të BE-së në Shkup.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di