Bullgarët të lehtësuar nga përfundimi i erës së Gadafit

21/10/2011

Bullgaria ende kujton tmerret e pësuara nga infermieret e saj, që kaluan tetë vjet në një burg libian pasi morën një dënim me vdekje.

Nga Cvetina Borisova për Southeast European Times në Sofje -- 21/10/11

photo

"Vdekja e Gadafit shënon fillimin e një ere të re në historinë e Libisë," tha Ministri i Jashtëm bullgar Nikolai Mlladenov. [Reuters]

Bullgaria ishte një nga vendet e para në rajon që reagoi të enjten (20 tetor) ndaj lajmit të vdekjes së diktatorit libian Muamar Gadafi, i cili kaloi 42 vjet në krye të vendit afrikan përpara përzënies së tij më parë këtë vit.

Vdekja e Gadafit, e njoftuar nga përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit (NTC) të Libisë, u konfirmua nga Kryeministri libian Mahmud Xhibril. Rrethanat e vdekjes së tij, megjithatë, mbeten të turbullta.

Më parë të enjten, avionët francezë që funksiononin si pjesë e misionit të NATO-s sulmuan një kolonë automjetesh që transportonte Gadafin dhe disa nga mbështetësit besnikë të tij që përpiqeshin të largoheshin nga qyteti. Nga sa njoftohet, koloneli dhe disa njerëz të tij arritën të iknin e të fshiheshin në një tub shkarkimi të ujrave.

"Vdekja e Gadafit shënon fillimin e një ere të re në historinë e Libisë," tha Ministri i Jashtëm bullgar Nikolai Mlladenov në një deklaratë zyrtare pak pas lajmeve.

"Qindra bullgarë -- mjekë, inxhinerë, infermjere -- kanë lidhur jetët e tyre me popullin libian gjatë viteve. Edhe në momentet më të rënda në ditët e fundit të rregjimit, bashkëpatriotët tanë punuan në Tripoli, Bengazi dhe anembanë Libisë, duke kryer detyrat humanitare të tyre," shtoi Mlladenovi.

Bullgaria ka një arsye të posatçme për lehtësim nga fundi i rregjimit të Gadafit. Pesë infermjere bullgare dhe një mjek palestinez kaluan tetë vjet të tmerrshëm në një burg libian dhe morën dënime me vdekje atje me akuzat e infektimit me dashje të më shumë se 400 fëmijëve me virusin e SIDE-s.

Rasti i tyre u bë një çështje politike derisa më në fund u liruan në verën e 2007-tës dhe u lejuan të kthehen e të vuajnë dënime me burgim të përjetshëm në Bullgari. Me arritjen e tyre, u falën nga Presidenti Georgi Parvanov. Ndonse të lirë, punonjëset mjekësore vuanin nga makthi.

"Jam e kënaqur që mori atë që meritonte," tha për SETimes Valja Çerveniashka, një nga infermjeret. Ajo beson, megjithatë, se nëntë muaj që kaloi i fshehur nuk mund të krahasohen me atë që duruan ato gjatë nëntë viteve në burg. "Ai duhet të vuante ashtu siç vuajtëm ne."

Bullgaria dhe bota po shohin tani të ardhmen demokratike të Libisë.

"Bullgaria është gati, së bashku me komunitetin demokratik ndërkombëtar, të ofrojë bashkëpunim të plotë ndaj popullit libian në rrugën e vështirë të lirisë dhe demokracisë," tha Mlladenovi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Bullgaria ka një prani tradicionale në biznesin e Libisë, veçanërisht në ndërtim, infrastrukturë e tregti në prodhimet bujqësore. Ky biznes, megjithatë, është goditur kohët e fundit nga trazira në vend.

"Tashmë, biznesi është bllokuar për shkak të gjendjes në Libi -- lufta civile ka arritur kulmin e saj," tha për SETimes kryetari i Këshillit të Biznesit Bullgaro-Arab në Dhomën Bullgare të Tregtisë e Industrisë Dimitar Kujumxhiev.

"Ka patur gjithnjë probleme, por këto probleme kanë arritur kulmin e tyre dhe tani nuk ka asnjë lëvizje pagesash apo kontrata fare mes ndërmarrjeve bullgare e libiane," shtoi ai. Kujumxhievi beson, megjithatë, se ndërmarrjet bullgare duhet të rrinë gati e të futen kur të shfaqen mundësitë e biznesit në procesin e rindërtimit të Libisë.

"Ato duhet të fillojnë të përgatiten për përfshirjen e tyre tani nëpërmjet kryesimit të bisedimeve me përfaqësuesit vendas me të cilët kanë qenë partnerë të biznesit më parë ... Ato duhet të jenë aktive, konsultuese e të mbajnë lidhje të ngushta me organizatat tregtare," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment