Me pengesa evazioni fiskal i Shqipërisë

17/10/2011

Shkalla e ekonomisë informale të Shqipërisë mbetet mbi mesataren rajonale.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Tiranë -- 17/10/11

photo

Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studimin Ekonomik. [Zef Preçi]

Shqipëria ka rreth 106 biznese aktive, por sipas Kontrollit të Lartë të Shtetet të Shqipërisë, vetëm 55% paguan kontributet sociale e shëndetësore vitin e kaluar, pjesa tjetër, ose nuk paguan ose deklaron veprimtari zero, raportoi Top Channel shqiptar.

Qendra shqiptare për Kësrkimin Ekonomik, ngritur në 1992, përqëndrohet kryesisht në rritjen ekonomike, reformën e kuadrit institucional e rregullator dhe ekonominë shqiptare komplekse informale.

Në një intervistë me SETimes, drejtori ekzekutiv i qendërs, Zef Preçi diskuton shkallën e evazionit fiskal në tregun e punës.

SETimes: Sa masiv është evazioni fiskal në tregun e punës në Shqipëri?

Zef Preçi: Evazioni fiskal dhe evazioni doganor mbeten një sfidë reale për administratën fiskale të vendit. Studime të ndryshme provojnë se shkalla e informalitetit në ekonominë shqiptare vazhdon të jetë mbi mesataren n ë rajon me rreth 30%.

SETimes: Çfar përfshihet në evazionin fiskal në Shqipëri?

Preçi: Nivelet e evazionit të taksave, ndonse të përmirësuara krahasuar me një dekadë më parë, përbëhen kryesisht nga taksat e detyrimet e papaguara, por gjithashtu nga sigurimet e papaguara sociale. Evazioni fiskal në ekonominë shqiptare ndodh në spekullimet me vlerat e aseteve në librat e bilanceve të kompanive.

SETimes: Ku shihni ju më shumë punësim informal?

Preçi: Punësimi informal përfshin sektorin privat me një numër të madh punonjësish të tilla si ndërmarrjet private që punojnë me material bruto, sektorin e ndërtimi, por gjithashtu bujqësinë dhe mbi të gjitha sektorin e shërbimeve.

SETimes: Çfar mund të bëjë qeveria për të kontrolluar më mirë punësimin informal?

Preçi: Reduktimi i sektorit informal dhe kontrolli i evazionit fiskal është me sa duket i kushtëzuar nga përparimi i përgjithshëm në ndërtimin e rendit të ligjit. Më specifikisht, norma e mbledhjes së taksave dhe doganave mund të shihet si një tregues bazë se si funksionon shteti.

Me qëllim që të kontrollojë evazionin fiskal, qeveria shqiptare duhet të në përgjithësi të ndërtojë politika miqësore me biznesin, të shfuqizojë praktikat shtypëse ndaj bizneseve dhe arbitraritetit fiskal; të lirojë bizneset nga të ashtuquajturat paga dhe çmime reference, që në efekt dëmtojnë proceset e brendëshme të firmës dhe shtrëmbërojnë konkurrencën; të rritë bashkëpunimin midis agjensive të ndryshme shtetërore dhe të rritë kapacitetin dhe profesionalizimin e administratë së doganave dhe taksave.

Ajo duhet të analizojë dhe përmirësojë politkat qeveritare në kapërcimin e pengesave të zhvillimit që bizneset ndeshin në tregun shqiptar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

SETimes: Çfar tjetër mund të bëhet për të përmirësuar dhe kontrolluar evazionin fiskal në tregun e punës?

Preçi: Evazioni në tregun e punës kërkon edukim si të punëdhënësve dhe të punësuarve, duke forcuar gjobat ligjore dhe financiale për punën informale; forcimin e ndëshkimeve për individët dhe kompanitë që vërtetojnë libra bilancesh.

Këshilli trepalësh ëqeveri/ punëdhënës/ punonjësç duhet të bëhet funksional dhe duhet të aplikohen nxitje të shumta ndaj punonjësve të ndryshëm për të punësuarit rishtaz, me synimin e përfshirjes së tyre në skemën e sigurimeve shoqërore.

Masa të tjera mund të qenë heqja e "pagës referencë", lënë nga koha e ekonomisë së centralizuar; bërja e fushatave për të sqaruar pasojat që vijnë nga mospagimi i sigurimeve shoqërore; nxitja e skemave të pensioneve private dhe mundësitë e investimit për fondet e mbledhura në këto fonde.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di