Bullgaria dhe Rusia pezullojnë projektin e Belenës deri në pranverë

04/10/2011

Një vendim përfundimtar mbi ndërtimin e centralit të dytë të energjisë bërthamore të Bullgarisë nuk do të merret përpara fundit të marsit, sipas një marrëveshjeje të re të nënshkruar me Rusinë.

(FOCUS News Agency, Kommersant, Sofia News Agency - 03/10/11; The Sofia Echo, Dnevnik.bg - 02/10/11; Mediapool, Standart, Vsekiden.com - 01/10/11; Reuters - 30/09/11; Sofia News Agency - 03/09/11)

photo

Bullgaria dhe Rusia ranë dakort të vonojnë një vendim mbi projektin e energjisë bërthamore të Belenës. [Reuters]

Bullgaria dhe Rusia ranë dakort të premten (30 shtator) që të shtyjnë me gjashtë muaj një vendim përfundimtar mbi ndërtimin e një centrali të planifikuar të energjisë bërthamore prej 2,000 MW në qytetin Belenë, në Lumin Danub.

Duke njoftuar marrëveshjen, Ndërmarrja Kombëtare Elektrike shtetërore e Bullgarisë (NEK) tha se kishte nënshkruar një shtojcë të re me Atomstroyexport rë Rusisë, duke zgjatur vlefshmërinë e kontratës që përfunduan pesë vjet më parë, deri më 31 mars 2012.

Deri në atë kohë, grupet e punës ruse e bullgare punës pritet të përfundojnë studimin e realizueshmërisë ekonomike të uzinës, sipas deklaratës së ndërmarrjes të premten. Ndërkohë, ata do të përpiqen gjithashtu që të qartësojnë aspektet financiare të projektit dhe do të shqyrtojnë propozimin e strukturimit financiar të paraqitur nga konsulenti britanik HSBC, shpjegoi NEK.

Një arsye e mëtejshme për kërkimin e shtyrjes gjashtë mujore ishte që t'i jepej Bullgarisë kohë për të analizuar rezultatet e provave nën ngarkesë në uzinat bërthamore evropiane që BE pritet të njoftojë në dhjetor.

Bullgaria kontraktoi Atomstroyexport, një filial të korporatës energjitike ruse Rosatom, për të projektuar e ndërtuar strukturën e saj të dytë bërthamore, 100 km në lindje të asaj ekzistuese në Kozloduj, në nëntor 2006. Nisja zyrtare e veprimtarive për të zbatuar projektin e Belenës ndodhi në shtator 2008, tetë muaj pasi qeveria e koalicionit të mëparshëm të kryesuar nga socialistët përfundoi një marrëveshje mbi të gjatë vizitës zyrtare të presidentit të atëhershëm rus Vladimir Putin në Sofje.

Puna në strukturën e planifikuar efektivisht ngriu në fund të 2009-tës, pasi partneri kryesor investues në projekt, RWE e Gjermanisë, u tërhoq prej saj. Tërheqja e ndërmarrjes me qendër në Esen, që mendoej të ofronte 2 miliardë euro në shkëmbim të 49% të aksioneve në Belenë, erdhi mes sinjaleve nga Sofja lidhur me të ardhmen e centralit, që do të rrisë më tej varësinë e vendit për energji nga Rusia.

Qeveria e re e partisë së qendrës së djathtë GERB e Bullgarisë që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare të korrikut 2009 këmbënguli gjithashtu që çmimi i ndërtimit të projektit, i caktuar në 6.3 miliardë euro nga Rusia, nuk duhej të kapërcejë 5 miliardë euro.

Në mungesë të një marrëveshje mbi atë çështje kryesore, Atomstroyexport paraqiti një padi ndaj NEK në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrimit në Paris në korrik, duke pretenduar se ndërmarrja bullgare i detyrohej asaj 58 milionë euro në pagesa të vonuara.

Në përgjigje, NEK menjëherë kërcënoi të paraqesë një kundër-padi për 61 milionë euro në pagesa të vonuara për blerjen e pajisjeve.

Po të njëjtin muaj, të dyja ndërmarrjet nënshkruan shtojcën e 13-të të kontratës së tyre të 2006-tës, duke shtyrë vlefshmërinë e saj deri më 30 shtator.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Përpara nënshkrimit të së premtes të Shtojcës 14, Ministri bullgar i Energjisë Traiko Traikov tha se përfundimet fillestare të bërë nga HSBC sugjeronin se ekzistonin mënyra për t'a bërë projektin përfitues, por duheshin bisedime të mëtejshme të hollësishme.

Shtojca e fundit u nënshkrua përpara zgjedhjeve të 23 tetorit për të zgjedhur pasardhësin e Presidentit të tanishëm Georgi Parvanov, një ish-udhëheqës i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe një nga mbështetësit më të vendosur të vendit për ndërtimin e NPP-së të Belenes.

Kandidati presidencial i GERB-it, Rosen Plevniev, që pritet të fitojë funksionin në një balotazh, tha kohët e fundit se tashmë nuk mundet as ta mbështesë, as t'a kundërshtojë projektin.

Ai vuri në dukje se nuk do të vendosë përpara sesa "të gjitha faktet, shifrat, pluset e minuset, ndikimet afat-shkurtra e afat-gjata të ishin vendosur në tryezë".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Shqipëria po vë disa nga pronat shtetërore në dispozicion për 1 euro për të tërhequr biznese të reja në vend. Mendoni ju se programi do të ishte i suksesshëm diku tjetër në rajon në përmirësimin e ekonomisë dhe krijimin e punëve?

Po
Jo
Nuk e di