01/10/2011
Politikanët dhe analistët pyesin nëse bota duhet të ndihet më e sigurt mbas vdekjes së Anwar al-Awlakit.
Nga Alakbar Raufoglu për Southeast European Times - 01/10/11
![]() Al-Kaeda vuri në shënjestër Sinagogën Neve Shalom në Stamboll në vitin 2003. [Reuters] |
Pasi lajmi i vdekjes së terroristit Anwar al-Awlaki mbërriti në Turqi, shumë shprehën optimizmin se ky mund të ishte fillimi i një rënieje serioze për Al-Kaedën, si dhe organizatat e tjera terroriste.
Edhe pse SHBA ka arritur të parandalojë sulmet më të mëdha terroriste në territorin e saj gjatë dekadës së fundit, Turqia nuk ka qenë aq me fat -- al-Kaeda ishte përgjegjëse për disa sulme të profilit të lartë në Stamboll.
Eliminimi i udhëheqësit terrorist është një goditje e madhe për njësinë operative më aktive të al-Kaedës -- dhe kjo do të ndikojë në moralin e terroristëve. "Por ky nuk është fundi i luftës. Bashkësia ndërkombëtare duhet të qëndrojë së bashku kundër arsyeve të terrorizmit," tha ish-ministri i jashtëm turk Hikmet Çetin për SETimes.
"Ne shpresojmë se ata që nisin sulme terroriste në Turqi dhe në të gjithë botën, do të mësojnë nga fati i Awlakit," shtoi ai.
Anëtari i parlamentit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Burhan Kajaturk, thotë se si një komb që ka humbur dhjetëra mijëra nga terrorizmi, Turqia është e kënaqur që një udhëheqës tjetër publik i rrezikshëm i al-Kaedës është i vdekur.
"Ne gjithmonë kemi qëndruar kundër terrorizmit, por edhe qeveritë e tjera duhet të marrin përgjegjësitë e tyre," tha ai, duke vënë në dukje konfliktet e Lindjes së Mesme që mund të krijojë një rrezik të madh për rajonin.
Megjithatë, shton ai, Perëndimi, veçanërisht SHBA, mund të mblidhnin më shumë mbështetje nga bota myslimane kundër terrorizmit "nëse nuk do të kishte ndonjë mosmarrëveshje mes tyre mbi politikën e tyre për Izraelin".
Serdar Erdurmaz, një analist i sigurisë me qendër në Ankara nga Qendra Turke për Analiza Strategjike, thotë se politikanët turq po tregohen të kujdesshëm, pasi vdekjet e mëparshme të udhëheqësve të al-Kaedës kanë rritur kërcënimet e brendshme të terrorizmit.
"Fakti se numri i sulmeve të PKK është në rritje dëshmon se Turqia është më e ndjeshme për çështje të tilla," tha ai për SETimes.
Tajar Ari, kreu i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Uludag, pajtohet se pothuajse të gjithë në Turqi janë të kënaqur kur dëgjojnë mbi sukseset e luftës ndërkombëtare kundër terroristëve.
"Të gjitha gazetat dhe kanalet televizive e nënvizuan në lajmet e sotme si lajmin më të rëndësishëm," tha ai për SETimes. Ai thekson se vdekja e Awlakit ndjek nga afër iniciativën e re të përbashkët të SHBA-së dhe Turqisë për të luftuar terrorizmin, të quajtur Forumi Global kundër Terrorizmit.
"Gjatë takimit të fundit mes [presidentit të SHBA-së Barak Obama] dhe [kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan], ata ranë dakord për bashkëpunim të përbashkët në këtë sferë. Terrori vazhdon të jetë një kërcënim për Turqinë gjithashtu," tha ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes