30/09/2011
Misioni i BE-së vjen nën presion nga të gjitha anët.
Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 30/09/11
![]() EULEX dhe policia e Kosovës kryhen së bashku një hetim të vrasjes së oficerit të policisë të Kosovës. [Reuters] |
Me EULEX-in që zotohet të hetojë shpërthimin e dhunës të javës së shkuar në Kosovën e veriut, incidenti ofron një provë tjetër të aftësisë së misionit për të ndihmuar në forcimin e shtetit të së drejtës.
"Prokurorët e EULEX-it do të hetojnë rrethanat e zhvillimeve në Jarinjë, gjë që do të varet nga shkalla e hetimit dhe kush do të merret në pyetje," i tha shtypit zëdhënësi Nikolas Havton.
Analistët thonë se është jetike për misionin e BE-së që të tregojë se mund të kryejë mandatin e tij përballë sfidave të tilla.
"Veprimet e kohëve të fundit duhet të jenë pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për të vendosur shtetin e së drejtës," tha Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Politikës së Ballkanit (IPOL) Seb Bytyçi, duke përmendur rolin e EULEX-it në arrestimin e gjashtë të dyshuarve të kërkuar në lidhje me vrasjen në korrik të një polici të Kosovës.
Arrestimet u kryen me mbështeje të KFOR-it gjatë një operacioni në fund të gushtit.
Incidente të tilla, tha Bytyçi, tregojnë se "strukturat paralele dhe krimi i organizuar në veri nuk janë pa viktima".
"[EULEX] duhet të jetë në gjendje të luftojë krimin e organizuar i cili është i lidhur me strukturat paralele në veri, veçanërisht kur mbështetja e Beogradit për këto struktura nuk është më e mundshme. Tani është koha që EULEX të provojë se është në gjendje të kryejë mandatin e tij dhe se nuk është bërë tashmë një organizatë e kalcifikuar, që i shërben vetvetes," shtoi ai.
Fatlum Sadiku, një komentator politik, është dakort se besueshmëria e misionit për EULEX-in është në lojë.
"Të gjithë sytë janë te EULEX," tha ai. "Ata duhet të bëjnë përparim tani."
Ndërsa qeveria në Prishtinë do të dëshironte që misioni i BE-së të godiste strukturat paralele të drejtuara nga serbët, komentatorët serbë paralajmërojnë për rrezikun e tjetërsimit të banorëve vendas në pjesët me mbizotërim serb në veri.
"EULEX duhet të fitojë besimin e serbëve të Kosovës, si dhe të shqiptarëve," këshillon gazetari Dragan Kërstiç. Për të bërë kështu, tha ai, duhet të punojë së bashku me qeverinë serbe.
"Njerëzit varen nga Beogradi. Ata marrin rroga dhe përfitime të tjera nga Serbia. Dhe nëse Beogradi bie dakort me ndonjë operacion në veri të kryher nga EULEX, ata [banorët] do të reagojnë pozitivisht. Por nëse jo, mund të priten përshkallëzime," tha Kërstiç.
Studjuesi Mërgim Peçi i tha SETimes se urdhërat e fundit të arrestimit dhe një padi në të ardhmen do të krijojnë probleme mes Beogradit e EULEX-it.
"Individët për të cilët ëshjtë lëshuar një urdhër arrestimi do të largohen në Serbi ose do të sigurohen nga MUP e Serbisë që funksionon në veri. Kjo do të shkaktojë një problem për udhëheqjen e Beogradit, e cila nuk do t'a bëjë të lehtë t'i dorëzojë ata tek EULEX kur Serbia të hyjë në zgjedhje në vitin e ardhshëm. EULEX do të këmbëngulë mbi [ekstradimin] sepse kjo do të dëmtojë imazhin dhe aftësinë e saj po të dështojë në këtë rast," tha Peçi.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes