09/08/2011
Ndonse zgjedhjet e përgjithshme nuk do të zhvillohen deri në gjysmën e parë të 2012-tës, fushatat kanë kohë që kanë nisur.
Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 09/08/11
![]() Kandidati për president i Partisë Progresiste të Serbisë Marko Gjuriç kryeson në sondazhe. [Reuters] |
Fushata përpara zgjedhjeve të përgjithëshme të Serbisë vitin e ardhshëm është tashmë në marsh të plotë, ndërsa partitë politike punojnë për të tërhequr votuesit dhe posterat e pankartat që përkrahin parti të ndryshme mbushin Beogradin.
Koalicioni në pushtet, i udhëhequr nga Partia Demokratike e Presidentit Boris Tadiç, ka përmendur krijimin e vendeve të punës dhe përparimin në procesin e integrimit në BE si shembuj të politikave të suksesshme. Opozita, megjithatë, kritikon premtimet e papërmbushura të koalicionit në pushtet, si dhe standartin e ulët të jetesës dhe korrupsionin e përhapur.
Analisti i opinionit publik Sërxhan Bogosavljeviç thekson se pakënaqësia publike me standartin e jetesës mund të ketë një ndikim të madh në pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e ardhshme.
"Shtetasit janë shumë të pakënaqur. Paga mesatare neto në Serbi ka rënë vazhdimisht gjatë tre viteve të fundit. Ekziston një dëshirë të madhe për ndryshim, por shtetasit thjesht nuk dinë për kë të votojnë nga grupi i tanishëm i kandidatëve," thotë Bogosavljeviçi.
Ai beson se publiku priste më shumë nga ndryshimet politikë të 2000-shit dhe se zhgënjimi i tyre po fillon të tregohet.
Bogosavljeviçi pret që përfaqësuesit e koalicionit në pushtet të vënë në pah "sesi askush nuk do t'a kishte trajtuar krizën ekonomike më mirë sesa bënë ata dhe se ndryshimi politik do të destabilizojë Serbinë" në zgjedhjet e ardhshme.
Nga ana tjetër, Bogosavljeviçi parashikon se opozita do të përqëndrohet në gjendjen ekonomike të keqe për të fuqizuar fushatën e saj. Ai thotë se dëshira e publikut për ndryshim mund të jetë karta e fortë e opozitës, përveç "ushqimit të ndjenjës nacionaliste" lidhur me çështjen e Kosovës.
"Kosova është një temë që mund të përdoret në kohrat e tensionit të rëndë ... nëse asgjë nuk ndodh atje dhe gjendja është e qetë, atëhere ekonomia dhe korrupsioni marrin përparësi."
Zëdhënësja për Partinë Demokratike Jelena Trivan i thotë SETimes se "do të jetë shumë më lehtë për opozitën në fushatën që vjen, sepse e gjitha që duhet të bëjë është të kenë një zë të lartë në kritikat e tyre, ndërsa autoritetet duhet të shpjegojnë veprimet e tyre dhe çfarë kanë bërë për të përmirësuar jetën e shtetasve."
Trivan thotë se qeveria mund të krenohet se shenjat e rimëkëmbjes ekonomike kanë filluar të shfaqen. Ndryshe nga disa vende të BE-së, Serbia nuk është përballur me falimentimin apo borxhet e tepruar ndaj institucioneve financiarë ndërkombëtarë.
"Do të theksojmë gjithashtu përparimin e bërë në integrimin europian, si dhe sukseset tanë në luftën kundër krimit të organizuar dhe zbatimin e reformës gjyqësore," thotë Trivani.
Shumë sondazhe të opinionit vënë në krye Partinë Progresive Serbe (SNS) kryesuar nga Tomislav Nikoliç. Marko Gjuriç, një zyrtar i SNS thotë se "ndryshimi i thellë e i madh" do të jetë fokusi i fushatës së partisë.
Ai shton se koalicioni në pushtet kontribuon në rritjen e pasurisë së klasave të privilegjuara dhe varfërimin e shumicës së shtetasve.
"Do të ofrojmë një program konkret në secilën fushë dhe për secilin segment të shoqërisë. Kemi shpalosur tashmë platformën tonë kundër korrupsionit dhe do t'u paraqesim shtetasve planet tanë për të gjitha fushat, veçanërisht ekonominë," i thotë Gjuriçi SETimes.
Ai pret që fushata e ardhshme të jetë "një konkurrim idesh" dhe e sheh Partinë Demokratike të Tadiçit si kundërshtaren më të madhe politike të Progresives.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes