Perandoria Otomane në Kosovë dhe librat shqiptare të historisë

25/07/2011

Sesi historia e Perandorisë Otomane në Kosovë shkruhet në Kosovë dhe Shqipëri ka pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet e Kosovës dhe Shqipërisë me Turqinë.

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 25/07/11

photo

Koncepti i Ministri të Jashtëm turk Davutoglu për "thellësinë strategjike" përballet me probleme në librat e historisë në Kosovë dhe ata shqiptarë. [Reuters]

Në librat e historisë në Kosovë dhe Shqipëri, plot diskutime për ndërtimin e nacionalizmit, Perandoria Otomane, dhe në disa raste Turqia, konsiderohen një shtypës gjatë gati pesë shekujve të rendit otoman. Megjithatë, historianët argumentojnë se ky perceptim me themel nacionalist mund të ketë një ndikim afat-gjatë në marrëdhëniet me një Turqi të rigjallëruar në rajon.

Olsi Jazexhi, i cili po bën tezën e tij të doktoraturës mbi nacionalizimin shqiptar, i thotë SETimes se librat e historisë mbi Perandorinë Otomane dhe Turqinë pasqyrojnë një paragjykim që është ndikuar nga i ashtu-quajturi nacionalizmi shqiptar europian, që kishte faza të ndryshme zhvillimi, duke filluar gjatë pranisë otomane deri në sundimin komunist.

"Të gjitha këto faza e tregojnë Europën si një destinacion të shqiptarëve dhe Turqinë si të kundërtën e kësaj dhe që nga 11 shtatori 2001, tregojnë islamin si pjesë të kësaj të keqeje," thotë Jazexhi.

Duke e përshkruar periudhën otomane, një libër historie për shkollat fillore në Kosovë përshkruan ndikimin e islamit në Kosovë. "Faktorët që patën ndikim në përhapjen e islamit ishin: presioni ndaj njerëzve nëpërmjet taksave të tokës, që duhet të paguheshin vetëm nga të krishterët, marrja e djemve dhe dërgimi i tyre në Stamboll, ku u përballën me islamizimin dhe arsimimin në mënyrën islamike, shtypjet e organeve shtetërore mbi popullsinë etj."

Në këtë kuadër një çështje e diskutuar midis ekspertëve dhe historianëve është nëse Perandoria Otomane ishte një vend pushtues në Shqipëri dhe Kosovë.

Jazexhi argumenton se otomanët pushtuan tokat që historianët nacionalistë shqiptarë i shohin si Shqipëria e Madhe, por përmend një pikë të rëndësishme. "Otomanët nuk ishin turq, por në shumicën e rasteve ishin shqiptarë, shqiptarë muslimanë që ndërtuan dhe administruan Perandorinë Otomane dhe pjesët europiane të saj," i tha ai SETimes.

Ky qëndrim është pasqyruar në një pikëpamje të turqve që i shohin shqiptarët si vëllezër e një komb besnik dhe që ishin pjesë e elitës otomane që përfshinte mbi një duzinë kryeministrash me origjinë shqiptare.

Në një fjalim në Sarajevë më 2009, Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha: "Nëse nuk do të kishte një traditë otomane, egjyptianët nuk do të kishin parë ndonjë shqiptar në jetën e tyre," duke iu referuar reformatorit shqiptar të shekullit të 19-të Muhamad Ali, që sundoi Egjyptin dhe themeloi një dinasti.

Megjithatë, historiani Dhimitër Koçi paqyron këndvështrimin nacionalist dhe vë në pikëpyetje nevojën për rishkimin e historisë. "Në historinë tonë, otomanët po pushtonin zonat tona shqiptare dhe ky është një fakt që nuk mund të ndryshohet," thotë Koçi, duke argumentuar se "çdo ndryshim apo rishqyrtim i historisë, sido që t'a quajnë atë, është një rrezik për identitetin tonë kombëtar dhe kjo ndodhi vetëm në kohrat komuniste."

Ajo që mund të duket si diskutim akademik mes historianëve, mundet, megjithatë, të ketë pasoja për parimin udhëheqës të politikës së jashtme turke të "thellësisë strategjike" siç këshillohet nga Davutoglu, duke përdorur forcën e butë të Turqisë, duke përfshirë lidhjet e përbashkëta historike dhe kulturore, për të përparuar ndikimin në rritje të Turqisë në rajon.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gazetari Ndue Ukaj, për shembull, ka dyshime rreth "marrëdhënieve vëllazërore" midis Kosovës dhe Turqisë.

"A është kjo e mundshme me ata me të cilët kemi luftuar për pesë shekuj, ata që kanë prishur dhe deformuar kombin, me ata që na lanë në pellgun e injorancës dhe moszhvillimit ... sot, kur synojmë të kthehemi drejt botës së qytetëruar, të kemi marrëdhënie vëllazërore?" shkruan ai në një artikull.

Kjo pikëpamje negative ndaj otomanëve mundet gjithashtu të shihet në perceptimin e Turqisë të shqiptarëve etnikë në një afat të gjatë, paralajmëron Jazexhiu.

"Në këtë moment, Turqia është nën politikën e vrullshme të Ahmet Davutoglusë, që kërkon marrëdhënie me popujt e Ballkanit dhe dëshiron që të nisë historinë nga e para. Por pas disa dekadash, mendoj se turqit ndoshta do të nisin të ndryshojnë qëndrim ndaj vëllezërve shqiptarë të tyre."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di