Klinton vlerëson përpjekjet kundër terrorizmit të Turqisë dhe masat shtrënguese të Greqisë

18/07/2011

Angazhimi i SHBA-së ndaj Turqisë dhe Greqisë është i palëkundur, tha Sekretarja e Shtetit e SHBA-së Hillari Klinton gjatë vizitave të fundjavës.

(AP, ANA-MPA - 17/07/11; CNN Turk, US Department of State website, Hurriyet, Voice of America, Xinhua, AFP, Anadolu news agency - 16/07/11)

photo

"SHBA qëndron me aleatin tonë, Turqinë, kundër terrorizmit dhe kërcënimeve," tha Sekretarja e Shtetit e SHBA-së Hillari Klinton në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm turk Ahmet Davutoglu në Ankara të shtunën (16 korrik). [Reuters]

Sekretarja e Shtetit e SHBA-së Hillari Klinton vlerësoi rolin e Turqisë si një faktor stabiliteti në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin gjatë një vizite në Ankara të shtunën (16 korrik), por shprehu shqetësim rreth nivelit të të drejtave njerëzore dhe lirisë së shprehjes.

"SHBA qëndron me aleatin tonë, Turqinë, kundër terrorizmit dhe kërcënimeve ndaj stabilitetit të jashtëm dhe rajonal. Angazhimet tanë ndaj Turqisë dhe sigurisë së saj janë të fortë dhe të palëkundëshëm," tha Klinton në fillim të një konference të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm turk Ahmet Davutoglu.

Ajo nënvizoi rritjen e fuqisë ekonomike të Turqisë dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin me SHBA-në.

"Deri tani këtë vit, tregtia mes nesh është rritur me më shumë se 50%. Kjo do të thotë më shumë punë dhe begati më të madhe në të dy vendet tanë. Por shohim mundësi edhe më të madh përpara dhe jemi të vendosur në shtytjen përpara dhe zgjerimin e tregtisë dhe investimeve," deklaroi ajo.

Klinton vuri në dukje reformat kushtetuese të ardhshme në Turqi si një mundësi për të trajtuar shqetësimet lidhur me lirinë e shprehjes dhe fesë, fuqizimit të të drejtave të pakicave dhe përparimit në shanset e anëtarësimit të Ankarasë në BE.

"Nuk mendoj se është e nevojshme apo në interes të Turqisë që të godasë gazetarët dhe blogerët dhe internetin," tha sekretarja e shtetit në një takim me të rinj turq më parë të shtunën. "Më duket e papërputhshme me të gjithë përparimet që ka bërë Turqia," shtoi ajo.

Davutoglu u tha gazetarëve se të dy diskutuan mbi gjendjen në Lindjen e Mesme, duke ditur përpjekjet diplomatike aktive të Turqisë në rajon, si dhe bllokimin politik në Bosnje dhe Hercegovinë ee dialogun në vazhdim mes Beogradit e Sarajevës.

Ndërsa ishte në Turqi, Klinton u takua gjithashtu me personelin e konsullatës së SHBA-së, Patriarkun ekumenik Bartholemeu II dhe udhëheqës politikë, duke përfshirë Presidentin Abdullah Gul, Kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan dhe përfaqësues të opozitës.

Duke iu përgjegjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së shtypit, Klinton iu referua bisedimeve në vazhdim për ribashkimin e Qipros.

"Nuk mendojmë se nga gjendja e tanishme në Qipro përfitojnë dikush. Kjo ka zgjatur shumë. Besojmë se të dyja palët do të përfitojnë nga një zgjidhje," tha ajo.

"Dëshirojmë që të shohim një federatë me dy zona, dy bashkësi dhe do të dëshirojmë t'a shohim atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të dëshirojmë t'a shohim atë deri më 2012," shtoi ajo, duke iu referuar datës që Qiproja pritet të marrë përsipër presidencën me rotacion të BE-së, një hap që Turqia e ka kundërshtuar nëse nuk arrihet një zgjidhje e pranueshme në bisedimet e Qipros.

Çështja qipriote ishte gjithashtu në tryezë kur Klintoni vazhdoi turneun e saj në Athinë të shtunën vonë.

"Besoj se është e mundur të bëhet përparim, por kjo kërkon natyrisht, kryesisht vullnet politik nga Ankaraja," i tha të shtunën një konference të përbashkët shtypi me Klintonin, Ministri i Jashtëm grek Stavros Lambrinidis.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Fokusi i takimit, megjithatë, ishte kriza e borxhit e Greqisë dhe masat për t'a kapërcyer atë.

"Qëndrojmë me popullin dhe qeverinë e Greqisë ndërsa ktheni vendin tuaj në rrugën e stabilitetit dhe begatisë ekonomike," tha Klintoni. "Kam besim tek aftësitë ripërtëritëse të popullit grek. Dhe përshëndes qeverinë greke për gatishmërinë e saj për të ndërmarrë këto hapë të vështira," shtoi ajo.

"Shumë në të dy anët e Atlantikut kanë vendosur bast në rrëzimin e Greqisë dhe e kanë patur gabim. Do të vazhdojmë të vërtetojmë se e kanë gabim dhe për këtë, bashkëpunimi ynë do të jetë i rëndësishëm," tha Lambrinidisi.

Ndërsa ishte në Athinë, Klinton u takua me Kryeministrin Jorgo Papandreu, Presidentin Karolos Papulias dhe Ministrin e Financave Evangelos Venizelos. Ndalesa tjetër në turneun diplomatik botëror 12 ditor të saj është India, e pasuar nga Indonezia, Hong Kongu dhe pjesë jugore të Kinës kontinentale.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutueseEkstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutuese

Mundësitë ekonomike dhe arsimi janë mjete të nevojshme në ndalimin e përhapjes së ekstremizmit midis të rinjve.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A do ta përmirësojë procesin e pajtimit në rajon lehtësimi i një tregu të fortë ekonomik ballkanik?

Po
Jo
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment