Trazira siriane godet tregtinë me Turqinë por jo për cilindo

27/06/2011

Ndërsa tregtia midis Turqisë dhe Sirisë vjen në një ndalim, një dyndje gazetarësh, zyrtarësh qeveritarë dhe të afërm të refugjatëve sirianë nxisin biznesin në disa sektorë të ekonomisë së Hatajit.

Nga Esra Serez për Southeast European Times në Hataj -- 27/06/11

photo

Kriza e refugjatëve ka qenë një mirësi për disa biznese lokale turke. [Reuters]

Tregtia midis Turqisë dhe Sirisë ka marrë një goditje thelbësore që nga protestat anti-qeveritare në Siri që filluan në mes të marsit. Megjithatë, ekonomia e disa fshatrave të vegjël kufitarë dhe distrikteve në krahinën jugore të Hatajit ka lulëzuar me dyndjen e refugjatëve.

"Ne po provojmë tregtinë më të gjallë të viteve të fundit. Kemi patur 30-49% rritje në shitjet [që kur se sirianët e shpërngulur nisën të vijnë në Turqi rreth tre javë më parë]," i tha SETimes, Kemal Sakarja, 39 vjeç, pronar i një dyqani tekstilesh në distriktin Jajladagi të Hatajit.

Rreth 12,000 sirianë erdhën në kampet e refugjatëve në krahinën Hataji që nga fillimi i qershorit, pas një shtypjeje qeveritare në vend.

"Nuk ka nevojë të thuhet se gjendja e popullit sirian nuk na pëlqen ne. Megjithatë zhvendosja e tyre ka ndikuar pozitivisht bizneset në qarqet dhe fshatrat kufitare të Hatajit," tha Sakarja duke shtuar se ndikimi është pozitiv në sektorë të tjerë siç janë ushqimi dhe transporti.

"Ne shohim të tillë intensitet pune vetëm dy herë në vit, gjatë Bajrameve [festave kryesore fetare për muslimanët]," shtoi ai.

Gulbejaz Çakmaçi, 20 vjeç, që është kujdesur për dyqanin e ungjit të saj prej shtatë muajsh, thotë se shitjet janë rritur me rreth 30% që kur sirianët e zhvendosur hynë në Turqi. "Personeli nga zyra e guvernatorit apo ministria e punëve të jashtme, si dhe gazetarë vijnë në dyqan së paku dy deri tre herë në ditë," tha ajo, duke shtuar se paundi sirian është përdorur gjithashtu në transaksione.

"Biznesi im u zgjerua me 50% gjatë qershorit," tha Erçan Atmaça, 30 vjeç, që ka punuar biznesin e vet të ushqimit të shpejtë në Jajladagi për 16 vjet.

Trazira në Siri, megjithatë, ka goditur keq tregtinë e Hatajit dhe Turqisë me Sirinë. Hyrjet nga Siria për në Turqi nëpërmjet Çilvegozu dhe Jajladagit, dy pikave kufirare të krahinës, pothuajse janë ndalur dhe aktiviteti i gati 90% të ndërmarrjeve të vogla të Hatajit që tregtojnë me Sirinë pothuajse është ndërprerë, sipas sekretarit të përgjithshëm të Dhomës së Tregtisë së Hatajit, Serdar Jilmaz Saraç.

Firmat e vogla bëjnë deri në 60% të të gjithë ndërmarrjeve në Hataj, shtoi ai.

"Shumica e biznesit të Hatajit ka të bëjë ose me bujqësinë ose tregtinë. Tregtia një-ditëshe është shumë e zakonshme dhe u rrit dyfish pas liberalizimit të vizave me Sirinë. Aktiviteti i biznesit praktikisht ka ngrirë që nga ngjarjet në Siri," i tha Saraç SETimes.

Eksportet totale të Hatajit në Siri qenë 104.9 milion $ në 2009 dhe u rritën në 118.5 milion $ në 2010, pas liberalizimit të vizave. Numri i vizitorëve që hynë në pikat kufitare po thuajse u dyfishuar nga viti në vit dhe arriti 1.4 milion në 2010.

"Ne kemi patur vështirësi me dërgimin e porosive. Pagesat nuk na janë bërë dhe rreth 90% e biznesit tim ka ndalur," i tha SETimes Mehmet Guzel, pronar i një ndërmarrjeje të mesme që prodhon makineri për prodhimin e produkteve të ullirit në Hataj.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Tregtia me Libanin, Jordaninë dhe Egjiptin është ndalur gjithashtu pas ngjarjeve të Sirisë, e cila është rruga e transportit në të gjitha këto vende të tjera, shtoi Guzel.

Turqia dhe Siria nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë në 2007. Nafta e papërpunuar, minerale, fije pambuku, mishi dhe bagëtitë si dhe gruri, janë eksportet kryesore të Sirisë në Turqi. Ndërkohë, eksportet turke përfshijnë kryesisht makineri e makina, paisje elektrike, prodhime ushqimore dhe mallra ndërmjetëse.

Guzel tha se nuk kishte parë për destinacione alternative. "Vendet e Lindjes së Mesme janë i vetmi destinacion racional për ndërmarrjet e vogla e të mesme (SME). Ne kemi të njëjtën kulturë dhe dimë gjuhën. Afërsia gjeografike është një kyç gjithashtu."

Numri i sirianëve të shpërngulur dhe qasja e ushtrisë siriane në kufirin turk e bën situatën të mëdyshtë. Një gjë është mjaft e qartë megjithatë: bizneset lokale të Hatajit dhe Turqisë nuk duan paqëndrueshmëri në rajon. "Tani që zgjedhjet mbaruan, qeveria duhet të shohë përpara. Nuk duhet të shohë vetëm në politikën e brendëshme. Ne na duhen politika afat-gjata," tha Guzel.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutueseEkstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutuese

Mundësitë ekonomike dhe arsimi janë mjete të nevojshme në ndalimin e përhapjes së ekstremizmit midis të rinjve.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A do ta përmirësojë procesin e pajtimit në rajon lehtësimi i një tregu të fortë ekonomik ballkanik?

Po
Jo
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment