Në udhëkryq: Turqia dhe konflikti arabo-izraelit

25/06/2011

Ankaraja sheh një dritare për diplomaci, por roli i saj është i ndërlikuar.

Nga Alakbar Raufoglu për Southeast European Times - 25/06/11

photo

Presidenti palestinez Mahmud Abaz dhe drejtuesi i Hamasit Khaled Mashall ishin në Turqi javën e kaluar, ku zyrtarët turq u bën thirrje atyre që të arrijnë një marrëveshje për unitet. [Reuters]

Ndërsa grupet palestineze Hamas dhe al-Fatah sheshojnë detajet e një qeverie uniteti pas gati pesë viteve të asaj që disa e kanë quajtur luftë civile, Turqia ka luajtur një rol moderatori.

Megjithatë, ndikimi i saj në procesin izraelito-palestineze të paqes, mund të dobësohet nga marrëdhëniet e këqija me Izraelin, kriza në Siri, si dhe një Egjipt i rilindur post-revolucionar.

Në përpjekjet e saj për të vepruar si ndërmjetës në rajon, Ankaraja ka luajtur rolin e pritësit për Fatahun dhe Hamasin, shpesh duke marrë kritika për diskutimet me këtë të fundit, i cili është njohur nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Bashkimi Evropian si një organizatë terroriste.

Nga këndvështrimi i Ankarasë, konflikti izraelito-palestinez qëndron në qendër të tensioneve në rajon dhe zgjidhja e tij do të nxisë stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

"Nëse arrijmë unitet në Palestinë, ky do të jetë hapi kryesor drejt paqes në Lindjen e Mesme," tha për SETimes kryetari i grupit ndër-parlamentar të miqësisë Turqi-Palestinë Zejid Aslan, duke shtuar se Ankaraja është e gatshme të organizojë takime të reja mes palëve.

Sipas Aslan, zgjidhja e problemit palestinez nënkupton rregullimin e tensioneve të brendshme dhe sjelljen e demokracisë në rajon.

"Nëse duam të shohim demokracinë të lëshojë rrënjë, ne duhet të respektojmë liderët që populli [palestinez] ka zgjedhur," tha ai.

"Nëse shpërfillet Hamasi, i cili hyri në parlamentin [palestinez] si rezultat i zgjedhjeve demokratike, bëhet e pamundur zgjidhja e problemit palestinez ... Për këtë arsye ne organizojmë takime," tha ai, duke shtuar se karakterizimi nga ana e vendeve të tjera për Hamasin si një organizatë terroriste "nuk ka të bëjë me ne".

Sipas Ali Balci, një analist palestinez në Universitetin Sakarya, Ankaraja po kërkon të marrë përsipër një rol të mbajtur gjatë nga Kajro.

"Turqia do të heqë dorë nga roli ekskluziv i Egjiptit për ndërmjetësim në diskutimet mes lëvizjes al-Fatah dhe Hamasit," tha ai për SETimes.

Ish-ambasadori izraelit në Turqi, Alon Liel, pajtohet me këtë pohim.

"Këto zhvillime janë shumë të mundura, pasi te Turqia besojnë al-Fatah dhe Hamasi," tha ai, megjithatë duke paralajmëruar se ky ndryshim mund "të dëmtojë cilësinë e marrëdhënieve diplomatike turko-egjiptiane."

Disa analistë mbesin të shqetësuar se hyrja në bisedimet palestineze mund të komprometojë imazhin e Turqisë si një ndërmjetësues i paanshëm në rajon, sidomos në Izrael.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Izraelit nuk do t'i pëlqente, por kjo nuk duket se do ta shqetësojë shumë Ankaranë," tha Liel.

Ai shpjegon se "lidhja pothuajse jo-ekzistente diplomatike midis Turqisë dhe Izraelit do të pengojë ndërmjetësimin turk midis Izraelit dhe Palestinës ose Izraelit dhe Sirisë."

Itamar Rabinoviç, ish-ambasadori izraelit në SHBA, pajtohet me këtë.

"Ndërsa rënia e marrëdhënieve turko-izraelite zvogëlon efikasitetin e Ankarasë si një ndërmjetës mes Izraelit dhe arabëve, Turqia mund të jetë ende një ndërmjetës efikas midis palëve arabe," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di