Turqia luan rolin e ndërmjetësit mes udhëheqësve kundërshtarë palestinezë

23/06/2011

Turqia po i nxit grupet palestinezë që të bien dakort mbi formimin e një qeverie uniteti.

(Ynet News, Xinhua - 23/06/11; Zaman, Hurriyet, World Bulletin, AFP, AP, Jerusalem Post, Palestine News Network - 22/06/11; Euronews - 21/06/11)

photo

Presidenti palestinez Mahmud Abaz (majtas) dhe Presidenti turk Abdullah Gul u takuan të martën (23 qershor) në Pallatin Presidencial Çankaja në Ankara. [Reuters]

Turqia u zotua të mërkurën (22 qershor) që të bëjë çdo përpjekje që të ndihmojë grupet kundërshtarë palestineze Fatah dhe Hamas që të arrijnë një marrëveshje për një qeveri uniteti, për të përgatitur terrenin për zgjedhjet legjislative dhe presidenciale brenda një viti.

"I japim një rëndësi shumë të madhe pajtimit mes palestinezëve," tha për gazetarët Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu pas bisedimeve të tij me shefin e Hamasit Khaled Meshaal në Stamboll. "Turqia do të bëjë gjithçka që ka në dorë për këtë pajtim."

Davutoglu, i cili ka kërkuar që të rrisë rolin dhe ndikimin e Ankarasë si një faktor kryesor në rajon që prej emërimit të tij më 2009, i ka bërë thirrje shefit të Hamasit që të ruajë unitetin palestinez, sipas të përditshmes pro-qeveritare turke Zaman.

Meshaal mbërriti në Stamboll në një vizitë të pa paralajmëruar të enjten, pak pasi udhëheqësi palestinez dhe kreu i partisë politike Fatah, Mahmud Abaz, filloi një vizitë katër ditore në Turqi po atë pasdite.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar muajin e kaluar në Kairo, të dyja fraksionet -- në mosmarrëveshje që kur Hamasi dëboi forcat e Fahatut më 2007 dhe mori kontrollin e Rripit të Gazës -- ranë dakort që të krijojnë një qeveri uniteti të përkohëshme, të përbërë nga figura të pavarura, për të përgatitur zgjedhjet brenda 12 muajve. Abaz dhe Mashaal më parë duhej të takoheshin në Kairo të martën për bisedime mbi përbërjen e qeverisë së re. Por ai takim u shty për një afat të papërcaktuar, për shkak të një mosmarrëveshje se kush duhet të drejtojë qeverinë e unitetit.

Abazi është njoftuar se ka kërkuar riemërimin si kryeministër të Salam Fajadit, i cili mbështetet nga perëndimi, ndërsa Hamasi është kundër emërimit të ekonomistit të arsimuar në SHBA.

Një zyrtar palestinez e citoi udhëtimin në Turqi të udhëheqësit të Fatahut si arsyen kryesore për shtyrjen e takimit në Kairo.

Njoftime të medias turke thanë se Davutoglu, i cili ndoqi ceremoninë e nënshkrimit për marrëveshjen e unitetit në maj, shkëmbeu pikëpamje mbi marrëveshjen mes dy grupe me Ministrin e Jashtëm egjiptian Nabil Elarabi gjatë bisedave telefonike si të martën, ashtu edhe të mërkurën.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Mashaal, i cili u largua nga Turqia të mërkurën, nuk u takua me Abazin, sipas njoftimeve.

Udhëheqësi i Fatahut do të ketë një "program privat" përpara bisedimeve të tij me Presidentin turk Abdullah Gul dhe Davutoglunë të enjten, si dhe një takim me Kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan ditën e mëpasme.

Duke cituar gazetën me qendër në Londër al-Quds al-Arabi, faqja izraelite e lajmeve në internet Ynet News, njoftoi të enjten se Turqia e kishte thirrur Mashaalin për t'a bindur atë që të pranojë emërimin e Fajadit si kryeministër të qeverisë palestineze të unitetit.

Autoriteti palestinez pritet që të miratojë një deklaratë për një shtet të pavarur palestinez dhe më pas të kërkojë mbështetjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të. Në atë kuadër, udhëtimi i Abazit në Turqisë është me rëndësi të veçantë, komentoi të martën Euronews, duke shënuar se Gul e ka njoftuar tashmë mbështetjen e tij.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment