Gratë turke braktisin punën për t'iu kushtuar jetës familjare

22/06/2011

Presioni mbi gratë për t'u martuar dhe për të patur fëmijë është një faktor që kontribuon në nivelet e ulëta të pjesëmarrjes së femrave, megjithëse disa janë duke sfiduar traditën.

Nga Alina Lehtinen për Southeast European Times në Stamboll -- 22/06/11

photo

Gratë në moshën e punës përbëjnë vetëm 25% të forcës punonjëse. [Reuters]

Në qytetin e vogël turk të Masukijes, rreth 120 km në lindje të Stambollit, një grua 32 vjeçare e quajtur Ozllem shikon fatin e saj. Tradita është që pas përfundimit të pirjes së një kafeje turke, filxhani përmbyset dhe lexohet fati nga llumi i mbetur.

"Ky është shansi yt i fundit," thotë gruaja që lexon fatin.

Ozllemi, që është e shqetësuar se nuk do të martohet kurrë, sapo ka filluar një lidhje të re. Në Turqi, gratë martohen mesatarisht në moshën 23 vjeç. Ozllemi ndjehet se po plaket shumë dhe shpreson që kjo lidhje të jetë e suksesshme.

Shumë gra turke ndjehen nën presion për t'u martuar dhe për të patur fëmijë -- nga familja, shoqëria dhe madje edhe kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, që i bëri thirrje çdo gruaje turke që të ketë të paktën tre fëmijë. Shumë gra pushojnë së punuari pasi martohen dhe fillojnë një familje.

Aishe Gunasuj, feministe dhe anëtare e komitetit ekzekutiv të Shoqatës për të Drejtat e Njeriut e Turqisë, shpjegon se nuk është edhe aq shumë shoqëria turke që u bën presion grave të martohen dhe të kenë fëmijë. Përkundrazi, arsyeton ajo, presioni vjen nga brenda vetë grave.

"Perceptimi i një gruaje si një bashkëshorte dhe nënë përpara çdo gjëje tjetër është kaq i brendshëm, saqë nuk ka nevojë për presion nga shoqëria, vetë gratë preferojnë të largohen nga vendet e tyre të punës për t'u kujdesur për fëmijët e tyre," tha ajo.

Gunasuj theksoi se gratë me fëmijë, jo vetëm në Turqi, por gjithashtu anembanë botës, priren të mendojnë për veten e tyre si nëna përpara gjithçkaje tjetër.

"Shumë gra mund të ndjehen se [po gjykohen si nëna të këqija sepse nuk lënë vende e tyre të punës], për shkak të perceptimit të vjetër të grave si një nënë, jo vetëm në Turqi, por kudo në botë," shpjegoi Gunasuj.

Sipas raportit të vitit 2010, "Prirjet e fundit në pjesëmarrjen e femrave në forcën punonjëse në Turqi", të shkruar nga Organizata e Planifikimit Shtetëror e Republikës së Turqisë dhe Banka Botërore, vetëm rreth 25% e grave të moshës së punës janë aktive në tregun e punës.

Shumica e grave që punojnë janë të punësuara në sektorin bujqësor, që shpjegon se pse gratë që jetojnë në qytete kanë norma më të ulëta të pjesëmarrjes në punë (21.4%) sesa gratë që jetojnë në fshat (35.8%).

Megjithatë, Gunasuj tha se numri i nënave që punojnë në fakt është në rritje, jo vetëm mes familjeve të pasura, por gjithashtu mes pjesëve me të ardhura të ulëta të shoqërisë.

"Disa industri, të tilla si tekstilet, për shembull, [janë] mjaft të varura nga punëtoret nëna," tha ajo.

Megjithatë, në një vend që ndryshon shpejt me një popullsi të re, traditat nuk janë për të gjithë dhe po sfidohen vazhdimisht.

Një grua e martuar rreth të njëzetave, Sejda Gunduzh Inan, thotë se nuk do t'i nënshtrohet kurrë presionit për të ndaluar së punuari pasi të ketë fëmijë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Jeta është e shtrenjtë këtu ku jetoj dhe për të rritur një fëmijë pa para të mjaftueshme është e vështirë," shpjegoi ajo. "Jam një shtetase e arsimuar mirë dhe duhet ta përdor arsimin tim për hir të kombit tim."

Banu Karakasg, një studente 23 vjeçare në Stamboll, thotë se nuk do të martohet, pavarësisht nga presioni i prindërve. Përkundrazi, ajo ka aspirata që të bëhet mësuese. Edhe nëse vendos që të lindë, nuk do të heqë dorë nga një punë kuptimplotë. "Martesa në Turqi është pjesë e zinxhirit të jetës," shtoi ajo, duke thënë se është një zinxhir që shpreson të thyejë.

Për të tjerët, tradita mbetet.

Ozllemit më në fund do t'i plotësohet dëshira. Ajo martohet në korrik.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ballkani merr masa parandaluese kundër përhapjes së EbolësBallkani merr masa parandaluese kundër përhapjes së Ebolës

Ekspertët paralajmërojnë se Ebola është një kërcënim i madh për rajonin dhe mund të përdoret si një armë nga terroristët.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) do që të ndryshojë kuranin për ta përshtatur ndaj formës së tij ekstremiste të Islamit. Mendoni ju se përpjekja do të sprapset nga popullsia e botës muslimane?

Po
Jo
Nuk e di