Barazia mes gjinive mungon në debatin publik të Rumanisë

20/06/2011

Vëzhguesit thonë se koncepti i barazisë së mundësive mes gjinive mbetet vetëm në letër.

Nga Paul Ciocoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 20/06/11

photo

Gra në një fabrikë tekstili në Bukuresht. [Reuters]

Pavarësisht se ka qenë anëtare e BE-së që nga janari 2007, Rumania u rendit e 67-ta nga 134 vende në raportin e Dallimit Gjinor Botëror për 2010-tën të Forumit Ekonomik Botëror.

Renditja shënon një përmirësim me tre vende nga viti i kaluar, por tregon pak përparim thelbësor. Në rajon, Rumania është vetëm përpara Moldavisë dhe anëtares së BE-së Bullgarisë në çështjen e barazisë mes gjinive.

Renditja e ulët e Rumanisë nuk habit ata që ndjekin nga afër përpjekjet e vendit për barazinë mes gjinive dhe që dënojnë mungesën e interesit të autoriteteve për këtë çështje.

"Koncepti i barazisë së mundësive efektivisht është i panjohur në axhendën publike," tha për SETimes përfaqësuesja e Shoqatës së Grave në Rumani dhe koordinatorja kombëtare për OJQ-të e grave Liliana Pagu.

"Ai nuk përmendet as gjatë fushatave zgjedhore, gjë që tregon shumë sesi raportojnë politikanët ndaj grave -- gratë nuk ekzistojnë si një grup zgjedhor," tha Pagu.

Një plan i zhvillimit rajonal i financuar nga BE për 2007-2013 për Rajonin Perëndimor të Rumanisë shprehet se shoqëria civile prej kohësh ka sinjalizuar ekzistencën e pabarazive midis gjinive.

"Autoritetet publike e trajtuan temën vetëm gjatë bisedimeve përpara pranimit në BE," tha raporti.

Raporti shpjegoi se ndërsa ligjet rumune garantojnë pjesëmarrjen e barabartë në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit, ndarja profesionale e grave vazhdon dhe vërtetohet nga vetë ekzistenca e një metode të profesioneve sipas gjinisë; prandaj, vijnë dallimet në të ardhura mes burrave dhe grave.

Vitin e kaluar, qeveria shpërbëu Agjencinë Kombëtare për Mundësi të Barabarta midis Burrave dhe Grave (ANES), e cila u krijua në vitin 2005 mes bisedimeve për pranimin në BE. Përpara sesa të mbyllej, 15 ekspertët e ANES-it arritën të fillojnë një strategji kombëtare për zbatimin e mundësive të barabarta gjatë viteve 2010-2012.

Rreth 20 OJQ protestuan kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur ANES-in, duke vënë në dyshim efektshmërinë e strategjisë kombëtare në rrethanat e tanishme.

Pagu shpjegoi, se megjithatë gjendja nuk ka qënë shpresuese edhe kur ekziston legjislacioni që trajton pabarazitë mes gjinive. "Gratë humbasin sepse janë të informuara pak mbi të drejtat e tyre," tha ajo. "OQJ-të që i përfaqësojnë ato shpërfillen në procesin e dialogut social dhe përpjekjet e tyre për të ndryshuar mentalitetet izolohen."

Ka shumë arsye për këtë. Disa besojnë se mungesa e një kuadri të vërtetë demokratik, kryesisht brenda partive politike dhe sindikatave, nuk siguron vend për debate dhe pohon një hierarki të vlerave, në të cilën femrat trajtohen si të parëndësishme.

Të tjerë i shohin zakonet tradicionale dhe ndikimin e kishës ortodokse, si fajtorët kryesorë. Të tjerë ende thonë se kushtet e vështira shoqërore dhe ekonomike me të cilat përballet publiku sigurojnë kuadrin që përbën bazën e pabarazisë së gjinive.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Aleksandra, një drejtuese ekipi në një kompani shumëkombëshe, e cila kërkoi që të fliste me kushtin e ruajtjes së anonimitetit, shpjegoi se bëhet fjalë për mentalitetin e kultivuar gjatë rritjes.

"Punova për një agjenci shtetërore për shumë vjet. Kalimi te një shumëkombëshe ishte si kalimi nga errësira në dritë, sepse isha kaq e tmerruar nga kolegët misogjinë që kisha duruar më parë. Burrat atje thjesht ose nuk janë të gatshëm, ose nuk janë të përgatitur që t'i shohin gratë në role të barabarta, ose, më keq, të drejtohen nga një grua. Dhe kjo vjen nga edukimi që marrin në shtëpi," tha ajo për SETimes.

Gra si Aleksanda, si dhe OJQ-të, vazhdojnë të çojnë përpara çështjen e tyre, kundër stereotipeve të forta në të cilët ato përshkruhen si shembuj jo të mirë për t'u ndjekur.

"Si një drejtuese e shoqërisë civile, jam duke folur kundër të gjitha këtyre jo-vlerave, të cilat duhet të hidhen poshtë, që gratë të bëhen qytetare të barabarta. Gjithashtu jam duke mbajtur një qëndrim kundër dhunës në familje dhe heshtjes së publikut që rrethon këtë fenomen shoqëror, për të hequr idenë se gratë mund të jenë thjesht mall," tha Pagu.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment