KE propozon hyrjen e Kroacisë në BE në korrik 2013

10/06/2011

Kroacia do të bëhet republikë e dytë ish-jugosllave që bashkohet me BE-në.

(European Commission, AFP, DPA, AP, BBC, Deutsche Welle, Bloomberg - 10/06/11; AFP, European Voice - 09/06/11)

photo

Presidenti i KE-së Hoze Manuel Barrozo tha se do të rekomandohë që vendet anëtarë të BE-së të përgatiten për të mirëpritur Kroacinë si anëtaren e 28-të të tyre. [Reuters]

Kroacia ka përmbushur kërkesat për mbylljen e katër kapitujve të fundit në bisedimet e saj të hyrjes në BE, tha Komisioni Europian (KE) të premten (10 qershor), duke propozuar 1 korrikun 2013 si një datë treguese për pranimin e vendit ballkanik në BE si anëtari i 28-të i tij.

"Sot është një ditë historike për Kroacinë dhe për BE-në," tha Presidenti i KE-së Hoze Manuel Barrozo në një deklaratë, duke përgëzuar autoritetet e Zagrebit dhe "qeverinë e tanishme" veçanërisht për "punën e madhe" të tyre drejt arritjes së atij qëllimi.

Kroacia, e cila nisi bisedimet e pranimit me Brukselin në tetor 2005, do të bëhet tani republika e dytë ish-jugosllave që bashkohet me BE-në, pas hyrjes së Sllovenisë si pjesë e zgjerimit të madh të bllokut më 2004.

Nga 35 kapituj, vetëm katër që janë ende hapur në bisedimet e Zagrebit pas mbylljes së përkohshme të atij mbi peshkimin të hënën, përfshijnë atë mbi konkurrencën, gjyqësorin dhe të drejtat thelbësore, dispozitat financiare e buxhetore dhe "çështje të tjera".

Reforma gjyqësore ka qenë tipikisht një nga fushat më të vështira në bisedimet e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit me BE-në. Bullgaria dhe Rumania, anëtarët më të rinj të BE nga rajoni, u goditën me një Mekanizëm të Bashkëpunimit dhe Verifikimit të paparë në hyrjen e tyre më 2007, sipas të cilit përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbikqyret ende nga KE.

E prirur për të shmangur një përsëritje të të njëjtit skenar turpërues, KE ka vëzhguar nga afër përpjekjet e Kroacisë në zbatimin e reformave gjyqësore të kërkuara.

Blloku i fundit pengues ishte gjyqësori," tha të enjten Komisionerja e Drejtësisë e BE-së Vivianë Reding, përpara sesa t'u bashkohej ministrave të drejtësisë dhe atyre të punëve të brendshme të bllokut për një takim dy ditor në Luksemburg.

"Nuk besova vitin e kaluar se kroatët mund t'a bënin këtë. Por në një vit kohë ata reformuan krejtësisht gjyqësorin e tyre dhe e bënë atë të pakthyeshme," shtoi ajo. "Ata janë në rrugën e duhur dhe mund të japim, me shumë qetësi dhe zemër të mirë, një 'po' për Kroacinë."

Megjithatë, KE do të vazhdojë të vëzhgojë përparimin e reformës së vendit gjatë procesit të ratifikimit të traktatit të pranimit të Kroacisë nga të gjithë vendet anëtarë, që zakonisht shkon kërkon në dy vjet dhe pritet të përfundojë deri në korrik 2013.

Ka një takim të nivelit të lartë të BE-së më 23 dhe 24 qershor, në të cilin udhëheqësit e bllokut prej 27 vendesh pritet të japin miratimin e tyre për përfundimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Rekomandimi i KE-së nuk është vetëm një zhvillim i madh për Kroacinë, por për të gjithë rajonin, vuri në dukje Barrozo të premten, duke shpresuar se veprimi do të shërbejë si një shtytës për reforma të mëtejshme në vendet e tjerë të Ballkanit.

"Ky hap i rëndësishëm përpara nga Kroacia drejt anëtarësimit është gjithashtu një sinjal për pjesën tjetër të Europës Juglindore: ai tregon se zgjerimi ecën, se BE është serioze në angazhimin e saj dhe se reformat strukturore europiane në vendet shpërblehen," theksoi ai.

I pyetur për të komentuar mbi atë veprim të pritur, Presidenti kroat Ivo Josipoviç i tha AFP-së të enjten se kjo do të hapë "një faqe të re" në historinë e vendit të tij.

Por ai këshilloi gjithashtu se 24 muajt e ardhshëm derisa Kroacia të hyjë në Bashkim si një anëtare e plotë, nuk do të jenë të lehtë, pasi vendit do t'i duhen përpjekje të mëtejshme drejt arritjes së standarteve të BE-së.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake forcojnë ushtritë e BallkanitStërvitjet e përbashkëta ushtarake forcojnë ushtritë e Ballkanit

Vendet pjesëmarrëse thanë se stërvitjet rrisin bashkëpunimin rajonal dhe mbështesin sigurinë e rajonit.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) do që të ndryshojë kuranin për ta përshtatur ndaj formës së tij ekstremiste të Islamit. Mendoni ju se përpjekja do të sprapset nga popullsia e botës muslimane?

Po
Jo
Nuk e di