Dhuna e shkollës në Kosovë bëhet vdekjeprurëse

08/06/2011

Ekspertët pretendojnë se dhuna në sistemin shkollor të Kosovës po arrin nivele shqetësues.

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 08/06/11

photo

Varfëria dhe trauma e luftës kontribuojnë në dhunën në shkollat e Kosovës. [Muhamet Brajshori/SETimes]

Vrasja e 19 vjeçarit Muhamet Cakaj në Shkollën e Mesme Sami Frashëri të Prishtinës nga shokët e tij nxënës është vetëm i fundit në disa incidentë të nivelit të lartë, që vënë në pah një problem në rritje të dhunës publike në shkollat e Kosovës. Çështja ka elektrizuar opinionin publik.

"Ky rast dhe të tjerë janë provë e mungesës së sigurisë për nxënësit në shkolla dhe strukturat rreth tyre. Mbi të gjitha, ky është një tregues i dështimit të sistemit arsimor dhe institucioneve të sigurisë për të trajtuar këtë problemi të rëndësishëm që po fillon të marë përmasa shqetësuese," komentoi Avni Bytyçi i OJQ-së INPO, një nga pak organizatat që ka trajtuar problemin.

Shifrat mbështesin shqetësimet e INPO-s: në semestrin e parë të 2011-tës, janë njoftuar më shumë se 210 incidentë që përfshinin nxënës, më shumë që rezultuan në plagosje të rënda.

Gjendja është më keq se më 2010, kur, sipas policisë, kishte 37 incidentë që përfshinin plagosje të rënda trupore, 36 raste të dëmtimit të pronës, 15 plaçkitje dhe një numër i papërcaktuar plagosjesh të vogla. Ekspertët përpiqen që të shpjegojnë rritjen e dhunës, por Afërdita Spahiu e zyrës së UNICEF-it të Kosovës thotë: "Studimet e kryer në Kosovë tregojnë se dhuna tregon [vetveten] për shkak të varfërisë apo faktorëve të tjerë, duke përbërë një rrezik të lartë për zhvillimin e fëmijës."

Përveç dhunës nxënës ndaj nxënësve, të rinjtë njoftojnë gjithashtu dhunë ndaj nxënësve të filluar nga mësuesit. Shpendi, 18 vjeç, një nxënës nga Prishtina, thotë se mësuesit ua u shfryjnë pakënaqësinë e tyre nxënësve pa kurrfarë arsye dhe shpesh i sulmojnë ata fizikisht.

"Muajin e shkuar, një mësues tha se nuk i pëlqente bluza e një vajze dhe i tha asaj se po t'a vishte prapë, të harronte për të marë klasën. Gjithashtu, një nxënës po shikonte diçka në telefonin celular të tij dhe mësuesi erdhi dhe i ra me shpullë," tha Shpendi.

Mësuesi në pension Rexhep Gashi nga Prishtina pranon se mësuesit ndonjëherë i kapërcejnë kufijtë për të ushtruar pushtetin mbi nxënësit.

"Shumë mësues përpara 1999-tës përdorën [pozitën e tyre] si një mjet për të treguar pushtetin e tyre për të rrahur fëmijët, për t'i përjashtuar ata nga klasa ose përdornin notën, që nuk është e drejtë dhe duhet të ishte shmangur," tha Gashi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Por Gashi tha gjithashtu se mund të jetë e vështirë të punosh me nxënësit, pasi shumë përballen ende me traumën e luftës dhe varfërinë, dhe as prindërit, as qeveria nuk trajtojnë asnjë nga këto çështje. "Ata lexojnë lajmet se vetëm me një arsim të mirë është e vështirë të gjesh një punë, qjë që i ngatërron ata dhe i rrit në një rrugë të gabuar," tha Gashi. Mësuesi i Prishtinës Agron Ismajli është dakort se është e vështirë të japësh mësim sot, sepse nxënësit janë vazhdimisht shkatërrues dhe shumë të pasjellshëm, por rrahjet janë pakësuar vitet e fundit.

"I mbaj mend ato vite, kur rrahja e një fëmije sepse bëri diçka, ishte një praktikë e shkollës, por sot është 90% ndryshe. Dhe kjo nuk është fare rrahje; ata që e praktikojnë atë më së shumti u bien nga pas apo u shkulin veshin," tha Ismajli.

Në një përpjekje për të trajtuar çështjen, Ministria e Arsimit e Kosovës tha se po punon me shkollat dhe bashkësinë për të formuluar një politikë ndërgjegjësimi rreth rreziqeve dhe pasojave të abuzimit fizik. Por kontributi i familjes, shkollës dhe shoqërisë janë të pazëvëndësueshëm, tha ajo.

"U bëj thirrje së pari prindërve dhe institucioneve të tjerë përgjegjës të vendit, por gjithashtu mbarë shoqërisë, për të ushtruar ndikimin mbi fëmijët e tyre çdo ditë me qëllim që të pengohet dhuna në shkollë dhe rrotull saj," i tha SETimes Ministri i Arsimit Ramë Buja.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekspertët dhe qytetarët thonë se serbët në Krime dërgojnë 'mesazh fals'Ekspertët dhe qytetarët thonë se serbët në Krime dërgojnë 'mesazh fals'

Një grup ekstremistësh që janë bashkuar me forcat paraushtarake ruse në Krime nuk përfaqësojnë shtetin, i thanë ekspertët SETimes.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Besoni ju se një gjykatë e krimeve të luftë e propozuar për Kosovën do të ishte efektive në procedimin e krimeve të dyshuara të luftës kryer nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës?

Po
Jo
Nuk e di