04/03/2011
Reagimi i butë i Turqisë kontraston me qëndrimin e mëparshëm në krizën egjiptiane.
Nga Alakbar Raufoglu për Southeast European Times -- 04/03/11
![]() Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan (mjatas) dhe princi i kurorës i Bahreinit Sheiku Salman bin Hamad al-Khalifa u takuan në Ankara në krye të shkurtit. [Reuters] |
Ndërsa protestuesit në Bahrein kërkojnë për rrëzimin e dinastisë sunduese, Turqia ka marrë një qasje të matur në shprehjen e shqetësimit të vet.
"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve në Bahrein të përmbahen nga dhuna," tha ministria e jashtme, duke shmangur kritikën e drejtpëdrejtë për qeverinë e Bahreinit.
Dhjetra mijra demonstrues, më së shumti muslimanë shitë, kanë ngritur marshime nëpër rrugët e vendit ishullor, duke i kërkuar dinastisë suni al-Khalifa të lëshojë pushtetin dhe të mundësojë formimin e një monarkie kushtetuese.
Një goditje e policisë ka shpënë në vdekjen e disa protestuesve dhe qindra të plagosurve.
Pozita e Turqisë është e përshtatëshme me proceset në vazhdim në Bahrein, i tha SETimes një zyrtar i administratës.
"Ne kemi dëshmuar që Bahreini po merr hapa drejt reformave dhe u kemi kërkuar atyre së pari të dëgjojnë njerëzit e tyre," tha kryetari i grupit të miqësisë Turqi-Bahrein, deputeti Vejsi Kajnak.
Sipas Xhelaletin Javuz, një analist në Qendrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Analiza Strategjike me bazë në Ankara, pikëpamja e Turqisë mbi Bahreinin është formësuar nga ambicjet tregtare në Gji dhe të diturit e rolit të Bahreinit në Lindjen e Mesme.
"Shoqëria turke nuk është e interesuar aq shumë në protestat e Bahreinit, ndryshe nga ato në Egjipt," i tha ai SETimes. Ankaraja, shtoi ai, beson se al-Khalifa qeverisëse do ta kapërcejë krizën.
"Ndërsa këto protesta do të kalojnë, marrëdhëniet e Ankarasë me Bahreinin do të mbeten," vuri në dukje anëtari i parlamentit Kajnak.
Muajin e kaluar, princi i kurorës i Bahreinit Salman Bin Hamad al-Khalifa dhe dy ministra vizituan Ankaranë, ku u takuan me krerët turq për të diskutuar marrëdhëniet e përmirësuara diplomatike dhe lidhjet tregtare.
Volumi i tregtisë midis Turqisë dhe Bahreinit u rrit në 244 milion $ në 2010 nga 150 milion $ në 2009.
"Dallimet në qasjen e Turqisë ndaj Bahreinit mund t'i kenë rrënjët në droje të arsyeshme," bie dakord Brajan Mello, specialist evropian mbi lëvizjet sociale në Lindjen e Mesme. Këto, tha ai, përfshijnë shqetësime se paqëndrueshmëria mund të pengojë lidhjet e rëndësishme ekonomike "ose se në Bahrein, ndryshe nga Egjipti, ndarjet sektare sociale mund ta bëjnë çfardo tranzicioni politik më të rrëmujshëm e të pasigurtë".
"Ky ngurrim mundet të pasqyrojë gjithashtu një kuptim se regjimi në Bahrein është më mirë i aftë të mbijetojë se sa ish regjimi egjiptian, gjë që do t'i bënte deklarimet e gabuara të këshilluara keq," i tha ai SETimes.
Megjithatë, tha Mello, ndryshimi i qartë midis qasjes ndaj Egjiptit dhe Bahreinit e lë qeverinë turke të hapur nga kritikës.
Rajmond Ibrahim, drejtor shoqërues në Forumin e Lindjes së Mesme me bazë në Uashington, tha se Turqia është gjithashtu në ankth rreth një efekti të mundshëm domino në rajon.
"Ankaraja nuk do të donte të kritikonte qeverinë e Bahreinit pasi ajo ka frikë se mund ta gjejë veten në të njëjtën situatë, duke ju dashur të përdorë forcën kundër turqve, po qe se ata protestonin," i tha Ibrahim SETimes.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes