Krizat poltike shqetësojnë Uashingtonin

28/02/2011

Mungesa e qeverisë në BiH dhe kaosi politik për një kohë të gjatë i Shqipërisë ishin në qendër të vizitave të nivelit të lartë.

Nga Ljiljana Smiljaniç dhe Linda Karadaku për Southeast European Times në Sarajevë -- 28/02/11

photo

Zëvendës/Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së Xhejms Shtainberg u takua me zyrtarët në Sarajevë dhe Tiranë javën e shkuar. [Reuters]

Zyrtarët në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) kanë një përgjegjësi ndaj shtetasve për të kapërcyer bllokimin e tanishëm politik dhe për të formuar një qeveri, tha të premten (25 shkurt) Zëvendës/Sekretari i Shtetit i SHBA Xhejms Shtainberg në Sarajevë.

Uashingtoni nuk ka asnjë plan apo propozim të posatçëm për përparimin në BiH, sepse vendimet lidhur me të ardhmen janë në duart e udhëheqësve politikë vendas, shtoi Shtainberg.

Zgjedhjet e përgjithshme u zhvilluan në tetor 2010, por procesi politik është bllokuar që atëhere sepse dy njësitë e vendit nuk mund të bien dakort mbi ndarjen e pushtetit.

"Besojmë se është përgjegjësia e udhëheqësve politikë ndaj popullit të BiH-së për të treguar fleksibilitet dhe për të vendosur mbi gjithshka që duhet të vendosin që të mund të jenë në gjendje të ndeshen me sfidat reale, të tilla si krijimi i vendeve të rinj të punës, një sistem arsimor më i mirë dhe përparimi në integrimet euro-atlantikë," i tha Shtainberg medias vendase.

Gjatë vizitës së tij, ai u takua me disa politikanë, duke përfshirë udhëheqësin e Bashkimit Demokratik Kroat të BiH-së Dragan Çoviç, udhëheqësin e HDZ 1990 Bozho Ljubiç, udhëheqësin e Partisë së Veprimit Demokratik Sulejman Tihiç dhe udhëheqësin e Partisë Social Demokratike Zllatko Lagumxhija.

Zyrtarët diskutuan mbi ritmin e ngadaltë të formimit të një qeverie të re, gati pesë muaj pas zgjedhjeve.

"Një qeveri duhet të formohet deri më 9 mars. Nëse nuk do të kemi një qeveri të re muajin e ardhshëm, nuk do të kemi një buxhet dhe presidenti i FBiH-së do të duhet të [shpërndajë] parlamentin. Ai do të ishte një problem ligjor pa një rrugëdalje," tha Tihiç.

"Të gjithë duam skenarin më të mirë, që është krijimi i një rendi politik të ditës që do të bashkojë shumicën e partive politike. Nuk duhet të lejojmë që FBiH të jetë pa një buxhet në 31 mars sepse kjo do të thotë rrënim i FBiH-së," tha Lagumxhija pas takimit me Shtainberg.

Shtainberg u takua gjithashtu me anëtarët e presidencës së BiH-së Nebojsha Radmanoviç, Zheljko Komsiç dhe Bakir Izetbegoviç.

Duke vazhduar turneun e tij, Shtainberg solli një mesazh të ngjashëm në Tiranë, ku një bllokim politik që nga zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009 kohët e fundit është shndërruar në protesta.

"Rruga përpara është diçka që duhet të vendoset nga vetë populli dhe udhëheqësit e Shqipërisë," u tha Shtainberg udhëheqësve politikë.

Respektoni shtetin e së drejtës, respektoni kushtetutën, respektoni institucionet e pavaruar, respektoni proceset zgjedhorë të themeluar nga kushtetuta, merrni pjesë në proceset zgjedhorë, kini debate të qytetëruar për të ardhmen e vendit, u tha ai zyrtarëve.

"Dhe mendoj se shumë më e rëndësishme se ajo që thashë unë është ajo që do të bëjnë në ditët dhe javët e ardhshme," u tha gazetarëve Shtainberg në Aeroportin e Rinasit të Shqipërisë, përpara sesa të largohej nga vendi.

Ai nënvizoi se është e rëndësihme që të mbrohet e të përkrahet kushtetuta dhe të zhvillohet një proces demokratik.

"Presim zgjedhjet tuaja vendore në maj," tha Shtainberg, duke shtuar se "është veçanërisht e rëndësishme që zyrtarët e qeverisë dhe udhëheqësit e partisë të përqëndrohen në punën pozitive përpara për ndërtimin e një të ardhme për popullin e Shqipërisë."

Kryeministri Sali Berisha nënvizoi respektin e qeverisë për kushtetutën e ligjet e vendit dhe përsëriti vendosmërinë e tij për zgjedhje të drejta dhe të lira në maj.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Qeveria është dhe mbetet krejtësisht e hapur dhe e gatshme për t'u ofruar vëzhguesve ndërkombëtarë çdo të drejtë dhe hapësirë ligjore për të garantuar një proces zgjedhor plotësisht transparent që përmbush standartet ndërkombëtarë më të lartë për zgjedhje demokratike," tha zyra e Berishës pas takimit.

Kreu i Partisë Socialiste të opozitës Edi Rama tha se bojkoti i zgjedhjeve nuk ka qenë kurrë një alternativë për opozitën.

"Opozita dhe votuesit duan garanci për zgjedhje vendore të lira dhe të drejta në një kohë që jemi të bindur se zgjidhja e duhur e krizës nis nga zgjedhje të reja," tha Rama.

Ai përsëriti se opozita do të vazhdojë protestat kundër qeverisë, por në të njëjtën kohë do të kontribuojë për të garantuar votimin.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di