Kosova vështron në objektivat e energjisë së ripërtëritëshme

24/02/2011

Mundet Kosova të arrijë provën prej 20% vënë nga Brukseli?

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 24/02/11

photo

Një punëtor ulur në kokën e një nga tre turbinat që po ndërtohen në kodrat e Goles, Kosovë. [Reuters]

Për të përmbushur standardet e BE, Kosova do të duhet të rritë ndjeshëm përdorimin prej saj të energjisë së ripërtëritëshme. Me disa projekte në proces, vendi po ndërmerr hapa por sfida është e hatashme.

Kriteri parashikon për prodhimin e 20% energji nga burimet e ripërtëritëshme, duke rritur prodhimin e energjisë së erës deri me 20% dhe reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit me të njëjtën përqindje.

"Do të jetë e vështirë për Kosovën," pranoi Kaqusha Jashari, një ish anëtare e komisionit parlamentar të energjisë. "Ne aktualisht e marrim pothuajse të gjithë energjinë tonë [rreth 95%] nga qymyri."

Megjithatë, është bërë përparim. Një kompani gjermane po ndërton gjeneratorët e energjisë së erës në Goles, një mal pranë aeroportit të Prishtinës dhe ato pritet të jenë funksionale brenda disa muajsh.

"Për herë të parë në Kosovë ne po ndërtojmë një fermë ere, nënshkruar nga një kompani Kosovë-Gjermani, Wind Power, që investoi më shumë se 1 milion euro në energjinë e erës në Kosovë," i tha SETimes zëvendës ministri i energjisë Blerim Rexha.

Ai shtoi se ministria nuk e di ende se cili do të jetë kapaciteti aktual i energjisë së erës [së centralit të ri] dhe se sa larg energjia e prodhuar doi të shkojë drejt përmbushjes së kuotës së BE.

"Energjia mund t'i shitet Bashkëpunimit të Energjuisë së Kosovës ose në një treg të lirë në Evropën Juglindore, por menazhuesit kanë ende për të vendosur cili do të jetë investimi më i mirë," tha Rexha.

Ndërkohë, hidrocentrali ekzistues i Zhurit po zgjerohet me syrin te kriteri i BE. Sipas zyrtarëve, ai po grumbullon degët e centraleve në jugperëndim të Prizrenit dhe në komunën e Dragashit për t'i kaluar në burime të ripërtëritëshme.

Uji për Zhurin [e ri] do të vijë nga mali i Sharrit, baseni ujor në lumin Plava dhe degët e tij, veçanërisht Brod dhe Res.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Kosova nuk ka potenciale hidrike aq të rëndësishme sa Zhur ku të ndërtonim ndonjë central me një kapacitet të ngjashëm," tha Rexha. "Potenciali hidroenergjitik i Zhurit përbën 43% të kapacitetit total të Kosovës, por ai nuk do të jetë i vetmi. Ne po planifikojmë për më shumë se dhjetë hidrocentrale në Kosovë megjithse me kapacitet më të vogël."

Banorët në komunën e Dragashit janë të kënaqur rreth centraleve, por fshatrat e Opoje, Qollopek dhe Breznes kanë merak se shtëpitë e pronat e tyre mund të mbyten nga rezervuari. Sipas kryebashkiakut të Dragashit Selim Jenuzi, 200 prona duhet të shpronësohen për centralin e ri.

Projekti ka ngritur shqetësim gjithashtu në Shqipërinë fqinjë, e cila po ndërton një hidrocentral në po të njëjtin lumë. Shqiptarët kanë merak se mos sasia e ujit për centralin e tyre pakësohet, duke shkaktuar një kthim të ulët ndaj investimit.

Zyrtarët e Kosovës thonë se ekspertët në të dy anët e kufirit po shohin çështjen. Ata këmbëngulin megjithatë se projekti i tyre është në përputhje me një marrëveshje në 1962 nënshkruar nga Shqipëria dhe ish Jugosllavia mbi përdorimin e ujrave të lumit Plava.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment