Arrestimet e Budvës: një piketë në luftën e korrupsionit?

18/01/2011

Hetimet në një projekt vendpushimi të dyshimtë kanë çuar në arrestime, por disa shohin një motiv politik.

Nga Nedjeljko Rudoviç për Southeast European Times në Podgoricë --18/01/11

photo

Autoritetet malazezë përfundimisht ndalën projektin e diskutueshëm dhe një vendpushim mbetet i papërfunduar. [SETimes]

Arrestimet e muajit të kaluar të zyrtarëve të lartë në qytetin pushues bregdetar malazez të Budvës ngritën shpresa se vendi po nis të përmbushë kërkesat e BE-së që të trajtojë më agresivisht krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Por a kishte veprimi gjithashtu një motivim politik? Disa analistë akuzojnë se kjo ndihmoi udhëheqësit për një kohë të gjatë Milo Gjukanoviç që të forcohet, me shpenzimet e kundërshtarëve brenda Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në pushtet.

"Duke patur parasysh llojin e shoqërisë ku jetojmë, në të cilën institucionet janë të varur nga ndikimi politik, do të ishte naive të besohej se një aksion i tillë ndodhi pa së paku miratimin e heshtur të Gjukanoviçit," i tha SETimes Stevo Muk, president i OJQ-së Alternativa Institute.

Më 24 dhjetor, autoritetet ndaluan Kryebashkiakun e Budvës Rajko Kuljaça, zëvendës/presidentin e komunës Dragan Maroviç dhe tetë zyrtarë të tjerë dhe pronarë të ndërmarrjes ndërtuese. Gjorgje Pinjatiç, një anëtar i parlamentit u arrestua tre ditë më pas.

Një prokuror i posatçëm e ka akuzuar ata me shpërdorim të detyrës, duke përfshirë përvetësimin, në lidhje me ndërtimin e një vendpushimi turizmi elitë të quajtur Zavala.

Vëllai i Maroviç, Zëvendës/Presidenti i DPS-së Svetozar Maroviç, konsiderohet gjerësisht bosi politik i Budvës.

Ndërtimi i vendpushimit nisi më 2007 dhe vazhdoi edhe pasi një OJQ vendase, MANS, zbuloi se projektit i mungonin lejet e nevojshme. Por presioni i fortë publik dhe i medias i bëri autoritetet që të ndërhyjnë dhe Zavala mbetet e pambaruar.

Kryeprokurorja Ranka Karapiç mohon se arrestimet, që pasuan tre vjet hetime, kanë të bëjnë farë me politikën.

"Vendimi për arrestimin e dhjetë të dyshuarve ... u arrit në momentin kur kushtet e ligjshëm u materializuan, domethënë, kur siguruam prova të mjaftueshme për një dyshim të arsyeshëm se këta individë kryhen krime," tha Karapiç.

Por koha e veprimit, që erdhi vetëm disa ditë pasi Milko Gjukanoviç dha dorëheqjen si kryeministër i Malit të Zi, vazhdon të ushqejë spekullime. Gjukanoviç mbajti pozicionin e tij si presidenti i partisë DPS dhe analistët thonë se arrestimet do të ndihmojnë atë që të qëndrojë në atë vend.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipaas Muk, frymëzimi i besimit tek policia, prokuroria dhe sistemi gjyqësor do të kërkojë përpjekje të qëndrueshme dhe jo goditje të rastësishme të nivelitttë lartë.

"Na duhet të bëjmë shumë më tepër dhe të ndjekim penalisht raste të tjerë, për të treguar se ka vërtet gatishmëri dhe aftësi të institucioneve për të trajtuar krimin dhe korrupsionin në të gjithë nivelet dhe të gjitha fushat," tha ai. "BE kërkon rezultate të prekshëm."

"Nëse shohim veprime të ngjashëm apo nëse prokuroria dhe policia nisin të trajtojnë skandaleve, pretendimet dhe sinjalet e shumtë publikë, atëhere kjo mund të konsiderohet fillimi i një beteje vendimtare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar," tha një analiste tjetër Daliborka Uljareviç.

"Por askush nuk mund të heqë përshtypjen se shtysa e parë erdhi si rezultat i konfliktit midis qarqeve të politikës, biznesit dhe qarqeve të tjerë në DPS," shtoi ajo.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment