Projekti Rrjedha e Jugut merr vrull të ri në Bullgari

18/10/2010

Pas bisedimeve me zyrtarët bullgarë të premten, CEO i Gazprom tha se takimi i dha një "nxitje të rëndësishme" projektit të tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut.

(Burime të ndryshëm -- 11/10/10 - 18/10/10)

photo

"Takimet e sotëm i dhanë një nxitje të rëndësishme projektit," tha CEO i Gazprom Aleksei Miller pas takimit me Bojko Borisov të Bullgarisë. "Arritëm përparim të rëndësishëm."

Një sipërmarrje e përbashkët bullgaro-ruse për mbikqyrjen e pjesës bullgare të tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut do të krijohet në nëntor, katër muaj përpara afatit, tha CEO i Gazprom Aleksei Miller pas bisedimeve "shumë të frytshëm" me zyrtarë në Sofje të premten (15 tetor).

"Takimet e sotëm i dhanë një nxitje të rëndësishme projektit," tha kreu i gjigandit energjitik rus pas takimit me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov.

Në korrik, të dy vendet ranë dakort që sipërmarrja e përbashkët që do të vërë në përdorim pjesën bullgare të tubacionit do të krijohej deri në shkurt të vitit të ardhshëm, afati kohor për përfundimin e një studimi teknik dhe të zbatueshmërisë ekonomike për atë pjesë të linjës së gazit.

Miller u tha gazetarëve në Sofje se një marrëveshje për të filluar atë studim do të nënshkruhet me bullgarët brenda një jave.

Një projekt i përbashkët i Gazprom dhe grupit energjitik italian ENI, Rrjedha e Jugut është projektuar për të transportuar gazin natyror rus në Europë, duke anash-kaluar Ukrainën. Sipas planeve, një segment 900 km i gjatë nënujor do të lidhë portet e Detit të Zi, Novorosijsk në Rusi dhe Varna në Bullgari, ku tubacioni do të ndahet në dy degë -- një veriperëndimore që përfundon në Austri dhe një jugperëndrimore që shkon në Greqi dhe Itali. Ndërtimi është planifikuar të fillojë më 2013, më një kosto të përgjithshme ndërmjet 10 miliardë dhe 24 miliardë euro.

Shumë vëzhgues e konsideruan vizitën e Miller si një përpjekje për të rifilluar presionin rus mbi autoritetet bullgare për të ndaluar pengimin në një përpjekje për të marrë përfitime shtesë, të tillë si çmime të preferuar për dërgesat e gazit rus në vendin e tyre. Udhëtimi i tij në Sofje u parapri nga njoftime të shumtë në media se Bullgaria mund të eleminohej nga projekti dhe të zëvendësohej nga Rumania si pika kryesore tranzite.

Dy ditë përpara udhëtimit të tij në Sofje, Miller vizitoi Bukureshtin dhe nënshkroi një memorandum të mirëkuptimit më Transgaz të Rumanisë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Konstantin Simonov, drejtor i Fondit Kombëtar për Sigurinë e Energjisë të pavarur në Moskë, e konsideroi atë si një përpjekje "për të përdorur Rumaninë si një instrument ndikimi mbi Bullgarinë."

Nga ana tjetër, sigurimi i një marrëveshje me Sofjen do të forcojë pozicionin e Moskës në bisedimet mbi gazin me Ukrainën më pas këtë muaj, duke u treguar autoriteteve në Kiev se projekti i Rrjedhës së Jugut, që do të anashkalojë vendin e tyrë, është realist.

Rrjedha e Jugut konsiderohet një kundërshtar i projektit të mbështetur nga SH.B.A. dhe BE, Nabuko, që synon zvogëlimin e varësisë së Europës nga furnizimet e gazit rus. Tubacioni i planifikuar 3,300 km, që do të shkojë nga Turqia në Austri përmes Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë -- duke anashkaluar Rusinë -- synon të transportojë 31 miliardë metra kub gaz natyror çdo vit nga rajoni Kaspik dhe Lindja e Mesme në Europë. Projekti i vonuar mjaft mori vrull muajin e kaluar kur tre institucionet ndërkombëtarë financiarë kryesorë ranë dakort që të fillojnë kryerjen e përkujdesjes së duhur në lidhje me huatë, që arrijnë deri në 4 miliardë euro.

Mosa, ndërkohë, është përpjekur që të nxisë rëndësinë e Rrjedhës së Jugut, duke përfshirë më shumë ndërmarrje nga vende kryesorë të BE. Më parë këtë muaj, Kryeministri rus Vladimir Putin dhe homologu italian i tij Silvio Berluskoni ranë dakort që të lejojnë Wintershall, që është pjesë e BASF të Gjermanisë, që të bashkohet me projektin. Rreth gjashtë muaj më parë u njoftua se ndërmarrja energjitike franceze EDF do të bëhej një aksionere e Rrjedhës së Jugut.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di