Jakup Krasniqi: jo krizë politike në Kosovë

15/10/2010

Në një intervistë ekskluzive me SETimes, presidenti i përkohshëm Jakup Krasniqi diskuton mandatin e tij dhe të ardhmen politike të Kosovës.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë – 15/10/10

photo

Kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi mori në shtator detyrën e presidentit të ngarkuar. [Laura Hasani/SETimes]

Kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi mori detyrën si president i përkohshëm në fund të shtatorit pasi Fatmir Sejdiu dha dorëheqjen ngaq posti i tij. Gjatë mandatit gjashtë-mujor, Krasniqi do të ndeshë disa sfida, duke përfshirë një vendim mbi zgjedhjet e parakohëshme dhe mundësinë e nisjes së bisedimeve me Beogradin.

SETimes: Ka krijuar dorëheqja e ish presidentit Fatmir Sejdiu një krizë institucionale në Kosovë?

Jakup Krasniqi: Nuk ka vakum institucional në Kosovë sepse kushtetuta parashikon se, në rast çështjeje shëndetësore apo dorëheqjeje, funksioni ushtrohet nga kryetari i parlamentit për një periudhë gjashtë mujore. Zhvillimet që pasuan dorëheqjen e Sejdiut janë në përputhje me kushtetutën.

SETimes: Do të mbahen zgjedhje të parakohëshme? Kur?

Krasniqi: Unë jam takuar me përfaqësues të të gjithë partive politike që kanë kërkesa të ndryshme se kur të mbahen zgjedhjet. Të gjitha partitë bien dakord për të patur zgjedhje të parakohëshme. Data është ende për t'u vendosur dhe përsri do të jetë rezultat i një konsensusi midis partive.

Është e rëndësishme të zbatohen limitet kohore të përcaktuara nga kushtetuta, sipas së cilës mandati i personit që ushtron detyrën e presidentit të Kosovës skadon [në gjashtë muaj] në 28 mars. Unë do të siguroj se koha e zgjedhjeve do të jetë në përputhje me përfundimin e mandatit dhënë mua nga kushtetuta.

SETimes: Do të hyjë Kosova në biseddime me Serbinë përpara zgjedhjeve dhe para se të formohen institucionet e reja?

Krasniqi: Vendi ynë është politikisht i përgatitur të hyjë në bisedime me Beogradin si dy shtete të barabartë, të diskutojë çështjet me interes të ndërsjelltë. Bisedimet duhet të mbahen me qeverinë [e re] sepse ato do të mbahen për shumë kohë. Unë nuk mendoj se BE [si një bllok i tërë] është i përgatitur të njohë Kosovën, një unitet që duhet të ekzistojë në qoftë se Bashkimi do të jetë një ndërmjetës serioz në këtë proces.

SETimes: Është propozimi i presidentit nga parlamenti një çështje e mbyllur tani, përpara se zgjedhjet të mbahen?

Krasniqi: Nuk ka dëshirë të ardhëshme për të propozuar presidentin për shkak të një tradite të krijuar mes nesh (edhe pse kjo është pakë e çuditëshme) që propozimi i presidentit është i lidhur me formimin e qeverisë së koalicionit.

SETimes: Partia juaj, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po kryeson tani tre institucionet kryesore të vendit. Mendoni ju se kjo krijon mungesë stabiliteti në Kosovë?

Krasniqi: Funksioni im vjen si një detyrim kushtetues. Duke ushtruar detyrën si president, i gjithë përqëndrimi im është në bazën e kushtetutës dhe në vënien e kufijve kohorë. Nuk mund të ketë paqëndrueshmëri kur të gjithë institucionet po funksionojnë siç duhet.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

SETimes: Si janë marrëdhëniet e PDK me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)?

Krasniqi: Të gjithë krerët e partive politike janë përqëndruar në kohën e zgjedhjeve dhe përgatitjet për zgjedhjet. Ka patur takime midis krerëve të koalicionit, LDK dhe PDK. Ata janë të interesuar në ruajtjen e stabilitetit politik dhe sigurisë pa krijuar një krizë politike.

SETimes: Do të zgjidhet presidenti i ardhshëm i Kosovës nga parlamenti apo drejtpësëdrejti nga populli?

Krasniqi: Sipas kushtetutës, presidenti zgjidhet nga parlamenti. Kjo do të mbetet deri sa të bëhen ndryshimet kushtetuese në të ardhmen. Cilado të jetë mënyra e përdorur për të zgjedhur atë, presidneti duhet të jetë person moral, përfaqësues dhe unifikues i shumicës së shtetasve të Kosovës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment