30/07/2010
Greva e kamionisëtve kundër planeve të qeverisë për të liberalizuar industrinë e transportit hyri në ditën e saj të pestë të premten.
(DPA, eKathimerini, The Guardian, The Irish Times, FOCUS News Agency - 30/07/10; AP, Reuters, DPA, FT, BBC, The Guardian, ANA-MPA - 29/07/10; ANA-MPA, eKathimerini - 28/07/10)
![]() Vargu i kamionëve në udhëshpejtën Athinë-Selanik të enjten (29 korrik). [Getty Images] |
Kryeministri grek Jorgo Papandreu tregoi të enjten (29 korrik) se qeveria e tij nuk do të përulet nga presioni prej pronarëve grevistë të kamionëve e cisternave dhe do të kryejë planet e saj për ta hapur industrinë e transportit ndaj konkurrencës.
"Ne besojmë se liberalizimi i punëve është diçka që ndihmon të rinjtë, çliron tregun, hap mundësi për shërbime më të mira, për shërbime më të lira dhe është thelbësore pë shtrimin e rrugës pë rritjen," tha në një takim kabineti kreu i partis[ qeveris[se t[ qendr[s s[ majt[, PASOK.
Liberalizimi i sektorëve të mbrojtur, duke përfshirë industrinë e transportit rrugor, është midis një serie reformash të mëdha që qeveria e Papandreut duhet të zbatojë për të marrë fonde nga vendet e eurozonës dhe FMN në kuadrin e planit të ndihmës 110 miliard euro njoftuar në maj.
Një mision 30 inspektorësh të BE, FMN dhe Bankës Qendrore Evropiane arritën në Athinë të hënën për të vlerësuar zbatimin e masave që Greqia duhet të marrë për të shmangur një dështim të madh të mundshëm. Ekspertët përfunduan vizitën e tyre të enjten dhe pritet të lëshojnë një raport mbi gjetjet e tyre.
Masat e dhimbëshme shtrënguese dhe reformat që Greqia u detyrua të marrë kanë ndezur greva e protesta të përsëritura gjatë disa muajve të fundit.
Pronarët e kamionëve dhe të cisternave të karburantit njoftuan një grevë pa fund të hënën. Rreth 33,000 transportues lanë punën për të protestuar ndaj një mase të qeverisë që ka për qëllim hapjen e sektorit të transportit rrugor ndaj konkurrencës duke shkurtuar çmimet e licensave të reja.
Aktualisht, vetëm makinat me licensë shtetërore janë të lejuara të transportojnë mallra, duke përfshirë karburantin, në Greqi, ku nuk janë lëshuar licensa që nga 1986, sipas Financial Times.
Operatorët në sektor thonë se pagesat që do të futen sipas legjislacionit të ri do të jenë shumë më poshtë se pagesat prej 300,000 eurosh që ata kishin paguar për të hyrë në treg. Një nga kërkesat që ata kanë ngritur si kusht për dhënien fund të grevës është që qeveria të vonojë votimin e projekt-ligjit deri në fund të gushtit.
Greva ka zbrazur pompat e benzinës anembanë vendit dhe më shumë se 70% e pikave të karburantit u mbyllën të enjten për shkak të mungesës së karburantit. Greva ka goditur gjithashtu industrinë në përpjekje, të turizmit dhe shkaktoi mungesa të ashpra për prodhime të freskëta.
Të mërkurën, Papandreu lëshoi një urdhër të rrallë urgjent të kthimit në punë që kërcënonte me arrest ata që e kundërshtonin atë.
Por ata e kundërshtuan dhe rreth 500 kamionistë u mblodhën përpara ministrisë së transportit të enjten në protestë. Disa u përpoqën të sulmojnë godinën gjë që shpuri në një përleshje të shkurtër me policinë e cila përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën.
Pronarët grevistë të kamionëve dhe ministri i transportit Dimitris Repas bënë një përpjekje të fundit për të arritur një kompromis të enjten vonë por përpjekja dështoi. Asambleja e përgjithëshme e kamionistëve duhej të vendosë të premten në se do të vazhdojë apo jo grevën.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes