29/07/2010
Gjykata Kushtetuese e Serbisë shfuqizoi shumicën e neneve të ligjit për informacionin publik, duke vënë në dukje se gjobat drakoniane kërcënonin lirinë e shtypit.
Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 29/07/10
![]() Vendimi gjykatës "ishte i vetmi i mundshëm", tha Ivan Cvejiç i agjencisë së lajmeve Beta. [Igor Jovanoviç/SETimes] |
Parlamenti miratoi ligjin mbi informimin publik 11 muaj më parë, por më 22 korik, Gjykata Kushtetuese e Serbisë hodhi poshtë shumicën e neneve, kryesisht ato që vinin gjoba dërrmuese ndaj organeve të mediave që shkelnin rregullat.
Gjykata vuri në dukje se nenet e diskutueshëm rrezikonin lirinë e shprehjes publike.
"Kërcënimi i gjobave të mëdha mund të vërë në pikëpyetje mbijetesën e mediave dhe ajo që është më e rrezikshme, mund të shkaktojë vetë-çensurën, sepse as themeluesi, as i punësuari i një medie nuk do të jetë i lirë nga shqetësimi se mos ndëshkohen për atë që duhet të thonë lirisht," tha gjyqtarja Vesna Iliç-Preliç, duke lexuar vendimin e gjykatës.
Kryeredaktori i agjencisë së lajmeve Beta Ivan Cvejiç tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese "ishte i duhuri dhe i vetmi i mundshëm, por qeveria mbase nuk do të mësojë asgjë prej tij, sepse motivet fillestarë të saj për miratimin e Ligjit mbi Informacionit nuk ishin për të përmirësuar mjedisin e punës të mediave."
"Gazetarët mund të jenë të kënaqur me vendimin e gjykatës, por mjedisi i përgjithshëm për median, do të mbetet fatkeqsisht, shumë i keq. Para së gjithash për shkak të gjendjes ekonomike jashtëzakonisht të keqe, por gjithashtu për shkak të presionit politik dhe ekonomik," i tha Cvejiç SETimes.
Zëvendës/Presidentja e Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë Jelka Jovanoviç tha se ligji "hapi rrugën për çensurimin redaktorial dhe vetë-çensurimin gazetaresk, veçanërisht mbështetur në atmosferën e frikës të krijuar gjatë miratimit të ligjit".
"Një ligj i mediave duhet të miratohet që do të përfshijë standartet profesionalë dhe të parandalojë monopolin e pronësisë, i cili është pengesa më e madhe e lirisë së shtypit," i tha Jovanoviç SETimes.
Qeveria nuk ka komentuar pas vendimit të gjykatës, ndonse disa deputetë kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Kulturës Nebojsha Bradiç, si ministri i ngarkuar për median.
Partitë në pushtet, megjithatë e kanë hequr nga vetja përgjegjësinë për miratimin e ligjit që u shpall jokushtetues. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Jelena Trivan hodhi poshtë spekullimet se ligji ishte miratuar për të kënaqur disa anëtarë të qeverisë.
"Eshtë e vërtetë se një diskutim mbi ligjin u bë brenda koalicionit në pushtet, por u arrit një mirëkuptim dhe qeveria qëndroi pas ligjit, që fatkeqsisht, siç mund të them nga këtu ku jam, pastaj u miratua. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozitat si jo-kushtetues dhe kjo është provë se gazetarët kanë një të drejtë të kritikojnë," u tha Trivan gazetarëve.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes