29/07/2010
Përhapja e Vahabit islamik radikal midis disa boshnjakëve vazhdon të jetë një shkak për shqetësim.
Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 29/07/10
![]() Vahabistët sulmuan stacionin policor në Bugojnë muajin e shkuar. [Getty Images] |
Sulmi terrorist ndaj një stacioni policor në qytetin Bugojno të Bosnjës qëndrore muajin e shkuar, në të cilin u vra polici Tarik Ljubushkiç dhe u plagosën gjashtë të tjerë, është tregues i tensionit të shkaktuar nga bashkësia e vogël, por gjithnjë e më agresive Vahabi e vendit.
Hetimi në vazhdim zbulon se vendosësi i dyshuar i bombës Haris Çausheviç dhe ideatori i dyshuar Naser Palislamoviç kanë lidhje për një kohë të gjatë me sektin radikal islamik, ashtu si edhe tre të dyshuarit e tjerë të arrestuar.
Qeliza terroriste dyshohet se e kreu sulmin sepse ajo kundërshton një takim vjetor musliman në Ajatovica për të përnderuar një shenjtor të së kaluarës.
"Mendoj se qëllimi kryesor i lëvizjes Vahabi është që të krijojë një shtet fetar të pranueshëm vetëm për muslimanët, pa serbët dhe kroatët," i tha medias vendore Kryeministri i BiH Nikola Spiriç më parë këtë muaj.
Zyrtarët e Republikës Sërbska (RS) paralajmëruan për sulme të ngjashëm nga radikalët islamikë që marrin fonde nga Arabia Saudite dhe Irani. Zyrtarët paralajmëruan gjithashtu se veprimet e grupit mund të kenë pasoja negative për integrimin europian të BiH, duke përfshirë liberalizimin e vizave.
Ndërkohë, media e BiH ka përzjerë kazanin, duke kritikuar haptazi bashkësinë islamike të vendit dhe myftiun e madh të tij Mustafa Efendi Ceriç, për mos-distancimin e tyre aq sa duhet nga vahabistët.
Bashkësia muslimane i kundërshton akuzat, duke i bërë thirrje qeverisë që të marrë masa vendimtare anembanë BiH. Qëllimi i vahabistëve "është të shkaktojnë mosbesim, frikë dhe shqetësim, të na shkëputin nga ... integrimet [euro-atlantike]", thotë bashkësia.
Megjithë dhënien e sigurisë, një boshnjak që foli me SETimes tha se njerëzit janë të trembur. "Vështirësitë ekonomike janë përzjerë me propagandën agresive dhe të urrejtjes të Vahabit," tha ai, duke u ankuar ndaj suksesit në tërheqjen e të rinjve të pakënaqur boshnjakë.
"Si rregull, ata vijnë nga familje të varfëra me probleme të brendshme e konflikte dhe janë mendërisht njerëz të paqëndrueshëm. I tillë është rasti me [vendosësin e dyshuar të bombës Çausheviç]."
Të tjerë besojnë se është ndarja etnike e vendit që u paraqet vahabistëve një mundësi.
Marijana Grabovac, 56 vjeç, e përshkroi Bugojno si një "qytet të ndarë" në të cilin katolikët dhe boshnjakët shkojnë nëpër kafenetë përkatëse të tyre. "Ndarja shtrihet në vendet e punës dhe në jetën e përditshme e komunikacionet," i tha ajo SETimes.
"Po të mos bëhet diçka urgjent në nivelin shtetëror, edhe kjo bashkë-jetesë e vogël e mbetur mes katolikëve dhe muslimanëve do të prishet," tha banori i Bugojnos Ivan Budimir.
Qeveria duket t'i ketë marrë seriozisht shqetësimet e tilla. Ministri i sigurimit Sadik Ahmetoviç premtoi veprim vendimtar, duke thënë se sulmi dërgoi një alarm "për të vënë të gjithë lëvizjen Vahabi nën kontroll".
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes